Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Romë:Themelohet Oda Ekonomike italo-kosovare Empty Romë:Themelohet Oda Ekonomike italo-kosovare

Sat 19 Nov 2011 - 15:49
Romë, 16 nëntor 2011(16.00)
Në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Romë u themelua Oda Ekonomike italo-kosovare, e cila do të jetë një pikëtakim për investitorët potencial dhe afaristët që operojnë në Kosovë dhe Itali dhe do të ketë për mision stimulimin e bashkëpunimit të bizneseve midis dy vendeve.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin biznesmenë që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Itali dhe biznesmenë të ardhur nga Kosova enkas për themelimin e kësaj ode. Të pranishëm përveç ambasadorit Prenkaj dhe stafit diplomatik të Ambasadës së Republikës së Kosovës, ishte edhe drejtori për çështje ekonomike dhe strategji në kuadër të MPJ-së së Kosovës Agron Maloku.
Ishte një bashkëpunim i ngushtë ndërmjet Ambasadës së Kosovës në Romë dhe Vito Gritani, drejtor përgjegjës dhe botues i revistës “Il Diplomatico”, që bëri të mundur kurorëzimin me sukses të kësaj iniciative e lansuar fillimisht me rastin e konferencës për mundësitë që ofron Kosova për investimet e huaja, e cila u mbajt në muajin prill të këtij viti “Të investohet në Kosovë” në Bari të Italisë.
Ambasadori i Kosovës në Romë, Albert Prenkaj, pasi përgëzoi organizatorët për iniciativën shumë të qëlluar të themelimit të Dhomës së Tregtisë italo-kosovare, foli ndër të tjera për rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Italisë dhe Kosovës, avantazhet që sjell ky bashkëpunim reciprok, kushtet dhe rrethanat aktuale që favorizojnë një klimë të mirë shkëmbimesh tregtare ndërmjet dy shteteve mike.
“Oda ekonomike italo –kosovare do të duhej të shndërrohej në një pikëtakimi për të gjithë investitorët potencial dhe afaristët që operojnë ose do të operojnë në dy vendet tona”, ka thënë ambasadori Prenkaj.
Në sesionet e punës të Kuvendit themeltar u miratua unanimisht statuti i kësaj Ode dhe u zgjodhën organet drejtuese: Këshilli Drejtues, presidenti, zëvendëspresidenti dhe sekretari i përgjithshëm. Selia e Odës Ekonomike u vendos të jetë në Romë.
President i Odës Ekonomike italo-kosovare u zgjodh Hamdi Muhameti, afarist që ushtron veprimtarinë shumëvjeçare në Romë.
Zëvendëspresident Naim Gacaferri – afarist i njohur që ushtron veprimtarinë e tij biznesore në Kosovë, ndërsa sekretar i përgjithshëm u zgjodh Paskal Pepe, afarist nga Rajoni i Puglias./kosovapress/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi