- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Teatër shqip në Romë
Mon 19 Nov 2012 - 14:06
Komuna e Romës, në bashkëpunim me ambasadën shqiptare në Itali, organizuan një aktivitet kulturor të veçantë.
Në një teatër në kryeqytetin italian, trupa shqiptaro-italiane vuri në skenë shfaqjen “I huaji”, frymëzuar edhe nga përvoja personale e autorit dhe aktorit Marsel Lesko.
Ai vuri në skenë një vepër shqip, gjë që nuk pengoi publikun, të përbërë kryesisht nga artdashës italianë, që të ndiqnin shfaqjen.
“Me gjithë atë që bëjmë, nuk mund të harrojmë qumështin. Është një mundësi, ku akoma të flitet për atë kulturë që e gjithë bota nuk e njeh, e injoron. Kemi shumë gjëra, kemi një zjarr që mbetet ndezur, ndonëse jemi të çoroditur. Është një zjarr që mund të shihet edhe në sytë e shqiptarit më të rëndomtë”, deklaroi Lesko.
“I Huaji”, ishte një shfaqje ku u bashkuan mesazhe të qarta shprehëse, me shoqërimin muzikor të Robert Bishës dhe Federico de Mayos, si dhe koreografi të Magda Savës.
Një thirrje e fuqishme për vendin ku jetojnë dhe një deklaratë e fuqishme dashurie ndaj Shqipërisë, vendi nga vijnë gjysma e artistëve të trupës.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi