Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Gjinoja” rikthehet në teatër Empty Gjinoja” rikthehet në teatër

Wed 14 Nov 2012 - 12:45
Gjinoja” rikthehet në teatër Komediacajupi

Edhe një herë tjetër, regjisorja Elma Doresi merr një vepër të njohur të letërsisë sonë dhe e transformon atë në një shfaqje të bazuar te grotesku.

Komedia e Çajupit “14 vjeç Dhëndër”, e njohur publikisht prej filmit “Përrallë nga e kaluara”, do të vijë e pasuruar me një vizion të ri.

“Ne i jemi përmbajtur si strukturës komedisë së Çajupit, e cila fillon që nga dialogu, momenti kur Tana dhe Vangjeli do të vendosin për të martuar djalin, dhe përfundon me një dasmë shumë normale të Gjinos me Marigonë. Por, tashmë, mbi këtë ne kemi punuar tekstin e ri dhe kemi sjellë se çfarë ndodh që nga ky moment, kur Tana e Vangjeli do të vendosin për këtë dasmë” tha Elma Doresi, regjisore e “14 vjeç Dhëndër”.

E gjithë shfaqja, në fakt, duket se do të jetë një gërshetim i motiveve dhe personazheve të Çajupit, ndërthurur me lirikat e tij erotike, muzikë tradicionale folk, elementet e servirur nga skenografia dhe skenari i rishkruar prej Elma Doresit dhe Devis Mukës.

“Realisht është një formë tjetër, një teatër ndryshe që ia vlen më shumë të shikohet dhe pastaj të flitet për të, se sa të flitet e pastaj të shikohet. Në Shqipëri është konsoliduar ajo çfarë njerëzit kanë parë nga filmi, por vepra reale është tjetër gjë dhe vepra që ne të dy bashkarisht kemi shkruajtur është tërësisht tjetër. Gjinoja im është paksa më i zhvilluar si karakter, sesa Gjinoja që gjithë shqiptarët kanë parë”, tha Devis Muka, aktori që luan rolin e Gjinos te “14 vjeç Dhëndër”.

Stereotipet e personazheve dhe situatave të krijuar prej filmit “Përrallë nga e kaluara” bien poshtë. Burrat vijnë si gratë dhe e kundërta. Marsela Lena na servir një Tanë burrneshë e kërkuese, ndërsa Vangjeli, i luajtur nga Klodian Hoxha, është një llafazan, i cili merret tërë ditën me thashetheme. Marigoja, e interpretuar nga Arjeta Dhima, është një grua, e cila megjithëse është e dashuruar me Trimin, u jep miqësinë e saj edhe shumë djemve të tjerë në fshat. Pjesa ka edhe shumë surpriza të tjera, që do t’i serviren publikut gjatë shfaqjes.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi