Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zakoni i mire i te shkuarit ne teater... Empty Zakoni i mire i te shkuarit ne teater...

Wed 11 Apr 2012 - 18:26
Zakoni i mire i te shkuarit ne teater... 1334136829-zakoni_mireKëtë pranverë, teatri u kthye përsëri në modë... Nuk u desh shumë për të pasur gati gati një dejave të viteve ’80. Të gjithë donin një biletë për në shtëpinë e Dr. Shusterit, të takonin Ndrenikën. Duartrokitën “Karnavalet e Korccës” moderne dhe admiruan “Vizitën e Damës plakë”. Mjafton një emër i madh në skenë dhe zakoni i mirë i të shkuarit në teatër kthehet përsëri në modë...

Për një sy të jashtëm që di t’i bëjë vend shijes, zakoni i mirë i të shkuarit në teatër, është pak a shumë i njëjtë me zakonin e mirë të të lexuarit një libër apo zakonin e mirë të të pirit çaj... Ta mendosh kështu, nuk është nevoja të jesh krejt nostalgjik për ditët e arta të viteve ’80, kur sallat e veshura me kamosh mbusheshin plot dhe shfaqja vihej në skenë me qindra herë; kur largoheshe prej andej i mishëruar tek një personazh i dashur, me bindjen e plotë se shumë shpejt do të riktheheshe për të marrë me vete një impresion edhe më të mirë.

Në fakt, dashamirësit fanatikë, madje dhe mjaft profesionistë të skenës, do vazhdojnë ta mendojnë kështu. Teatri nuk është më ai i dikurshmi dhe publiku aq më pak. Nuk është nevoja të kërkosh argumente të forta. Pse-ja do t’i ngjante më shumë një retorike. Përgjigjen e kemi përditë para syve. Teatri nuk është më industria e mirëfilltë e artit të tridhjetë viteve më parë dhe, edhe pse publiku i dikurshëm është po aty, pasditet e tij të argëtimit rrallë trokasin në dyert e teatrove, e aq më pak në atë të operas. Mungojnë financimet, mungojnë titujt e mirë, mungojnë klasikët, mungon Shekspiri, mungon kritika, mungon organizimi, mungon publiciteti, mungon infrastruktura, mungon përgjithësisht aktualiteti i temave që vihen në skenë e, përfund tyre, dëshira e mirë për të shkuar në teatër zëvendësohet nga dëshira e mirë për të pirë një birrë në pub, për tu zhytur në internet, për të vrapuar drejt videotekës apo për tu mbërthyer pas telenovelave. Më tepër sesa e kënaqin ditën, njerëzit përpiqen ta mbushin atë dhe, nëse qëllon që biseda kalon nga teatri, të shumtë janë ata që ndalen tek “Pallati 176”, dhe, me keqardhje, mbesin aty. Për të rinjtë duket se përgjigjja është më e thjeshtë, ashtu sikurse fushat e interesit dhe zgjedhjet për të shpenzuar kohën e lirë janë më të shumta. Për ta, teatri, thjesht nuk është në modë...

E megjithatë, pa bërë asnjë kompromis me dëshirën, të shumtë e të pambarimtë ishin ata që populluan si kurrë ndonjëherë sallën e Teatrit Kombëtar këto javë. Për të njohur “Doktor Shusterin” e serbit Dushan Kovacevic, por, mbi të gjitha, për të duartrokitur, si rrallëherë, aktorin e madh Robert Ndrenika dhe rikthimin e tij në skenë pas katër vjetësh të munguara. Nuk kishte vend për dyshime, suksesi ishte i garantuar. Këto javë tetari do të kthehej në modë. Të shtunën e shkuar nuk gjeje bileta, ishin shitur të gjitha, njësoj si edhe në ditët më parë. Të shumtë ishin ata që do të ktheheshin mbrapsht. Ata më të vendosurit ndenjën deri në fund me shpresën e rezervimeve të anuluara. Të rinj, të rritur e të moshuar, studentë të shpenguar e grupe zonjushash namusqare, nga ato që një vend më vete në kësi eventesh i lënë edhe dresscode-t. Kishte nga të gjithë. Kishin lënë mënjanë baret e zhurmshme të ish-Bllokut, rrugët klasike ku bëhet shooping, fushat e minifutbollit, kinotekat, viedeotekat, “Ezelin” me gjithë shokët e tij, dhe ia kishin behur. Kësaj radhe, askujt nuk do t’i binte shumë në sy infrastruktura e vjetruar, që nga ndriçimi i zbehtë, kamoshi i kuq i shumë viteve të shkuara që vesh gjithçka të zë syri, altoparlanti që s’punonte dhe spektatorët e atij krahu që duhej të sforcoheshin së tepërmi për të kapur dialogët...

Ishte vështirë të dalloje në ishin ata që e shkundën teatrin, apo teatri që shkundi kësaj radhe publikun. Por ama një gjë kuptohej lehtë. Një Ndrenikë në skenë dhe menjëherë vëmendja kthehet nga prej andej. Bisedat përqark flisnin pak a shumë për të njëjtin argument. I tillë interesim mbahej mend që nga koha kur Timo Flloko u ngjit në skenën e “Pamje nga ura” me Edi Karbonen, apo tek “Shtrigat e Salemit” me Xhon Proktorin. Jo më pak interesim u vu re kur Viktor Zhusti, i kthyer pas shumë vitesh emigrim në Greqi, luajti përkrah Eva Alikajt në “Kush ka frikë nga Virginia Woolf”. Po njësoj, Teatri Shëtitës i Kiço Londos do të ngrejë në këmbë teatrin e rretheve me “Vizita e Damës plakë”, dhe ngjitjen në skenë të Tinka Kurtit.

Është pikërisht në raste si këto kur qëllon që, menjëherë pas skenës që zbrazet, të ndiesh edhe keqardhje. Për një biletë, që kushton vetëm 4 mijë lekë të vjetra, bëhesh pishman kur kujton se sa pak e paske shfrytëzuar këtë mundësi. Prandaj, me të njëjtin temp e me ca më shumë dëshirë e ngasje, qëllon të rikthehesh për shfaqjen e radhës dhe të dalësh prej aty më tepër se i zhgënjyer. Sepse pjesa nuk ishte prurja e duhur, aktorët dukeshin të deprimuar, nuk e gjete veten askund... Në këtë pikë, të bën përshtypje edhe infrastruktura e rrënuar, fonia e keqe, perdet komuniste... Ndërkaq, aty jashtë presin në radhë plot zgjedhje të tjera, vanitoze ose jo. Ndaj pasditet kthehen të jenë të njëjtat. Publiku që ca më parë ishte besniku dhe dashamirësi, me paratë e një bilete zgjedh të pijë dy birra, të marrë katër filma me qera, apo t’i kursejë duke parë telenovela nga shtëpia, deri sa në skenë të kthehet një Ndrenikë, një Timo, një Eva, një Rozë, një Margaritë, një Ndriçim...

Është kjo masa e gjerë e publikut të teatrit klasik, që, jo për faj të saj, nuk është e edukuar me këtë të fundit. Godina e lënë pas dore, skena e heshtur, altoparlanti i prishur, biletaria e përgjumur, kamoshi i kuq... duken të gjithë të keqardhur...

Por ka edhe më keq se kaq. Është skena bujare e teatrit të Akademisë së Arteve. Ajo që ka përgatitur dhjetëra e dhjetëra breza artistësh, ajo që ndoshta ka qenë e para që iu ka dhënë bekimin për më tej, të gjithëve, që nga instrumentistët e deri tek diplomantët e artit figurativ. Më e keqardhura nga të gjitha, sot, duket se është ajo. I hapin rrugë edhe teatrot e katandisura gati relikte të rretheve. Për dramaturgun dhe pedagogun e Akademisë së Arteve, Alfred Trebicka, ritmi artistik i kësaj skene mbahet gjallë nga ritmi i jetës studentore aty. Nuk ka një plan a repertor të shpallur. Veç në rastet kur qëllojnë të huaj që vijnë e investojnë për vënien në skenë të programit të tyre. Siç ishte “Allegretto Albania” dhe italianët që rezervuan ambientet për një vit punë të studiuar mirë. Në të tilla raste, publiku mëson ta gjejë rrugën për në Teatrin e Akademisë së Arteve.

Nuk ka vend për revoltë, ndoshta këta mjeshtra të artit dramatik e të skenës së teatrit, nuk besojnë shumë se gjërat mund të ndryshojnë. Sipas tyre, paradokset në këtë vend s’kanë të sosur. Artisti nuk e ka më statusin e dikurshëm, - as atë social, po kjo është një histori më vete. Sa i fortë mund të jetë motivimi i tij për të dhënë më të mirën, sa kohë salla rëndom rri bosh dhe, realizime shumë të mira, nuk arrijnë as në 3 – 4 shfaqje, sa kohë paga e tij nuk është as sa një e pesta e fitimit mujor të një figuranteje në videoklipet e këngëve komerciale? “Do ta vuajmë një ditë këtë lloj tollovie, por më parë duhet të ndërgjegjësohemi...”. Regjisori, aktori dhe skenaristi Alfred Trebicka nuk është i vetmi që kujton me nostalgji kohët kur, shfaqja më e dobët vihej në skenë të paktën 50 net dhe ajo më e mira jo më pak se 200. Ishin kohët kur organizimi, përgatitja, axhendat vjetore, repertori dhe përgjegjësia për t’i sjellë të gjitha këto ashtu siç duheshin, ishte një industri më vete. Ishte zakoni i mirë i të shkuarit në teatër... Sepse bëhej teatër...

Por ka dhe nga ata që jo vetëm besojnë, por janë edhe mjaft entuziast. I krijuar më vonë se gjithë të tjerët, teatri i vogël i Metropolit, në fakt, është i konceptuar krejt ndryshe nga ta. Në të ndodhen tri salla të vogla, por më të spikatura është salla “Sheakspear”. Ideja e së tërës, e përcjellë përmes sallave Glob, pra të rrumbullakëta, vjej në funksion të përfshirjes brenda shfaqjes së publikut, të të bërit pjesë e saj, njësh me aktorët.

Disi më sportiv dhe më i mbledhur se Teatri Kombëtar, Metropoli ndoshta për këtë duket se nuk e ka ndjerë dhe aq zbrazëtinë e publikut që i kalon pranë pasiv. Ky sezon duket se ka qenë i mbarë për artistet e saj dhe regjisorët. Një tjetër element që ndoshta e bën edhe më të afrueshëm për të rinjtë është fakti që një pjesë e mirë e aktorëve janë të tillë dhe veprat që vihen në skenë kanë përgjithësisht tematikë disi më kontemporane. Me pak fjalë, zëri i shfaqjeve këtu nuk luan më tepër me emrin e artistëve të njohur e të teatrit shqiptar, sesa me repertorin dhe vënien me sportivitet në skenë të veprave. Një lëvizje të tillë të guximshme që rezultoi e guximshme dhe po ndiqet akoma në sallën “Sheakspear” të Teatrit të Metropolit e bëri edhe regjisorja Elma Doresi, me “Karnavalet e Korçës”. Komedia e njohur e Çomorrës u vu në skenë nga një trup aktorësh të rinj, por jo të panjohur. Regjisorja e re i ka zgjedhur ata pothuaj në të gjitha shfaqjet që ka vënë në skenë.

Aktualisht, në të tre sallat teatrore të kryeqytetit janë duke u shfaqur pesë premiera të ndryshme “si kurrë më parë “, - do të thoshte për këtë regjisorja Elma Doresi. Natyrisht, publiku kryeqytetas ka ditur të zgjedhë, në një pentagram ku arrin të gjejë “Karnavalet e Korçës” dhe Robert Ndrenikën. Le të themi që për pak ditë teatri u kthye në modë. Ndoshta do të duhet shumë kohë, punë e investim që në skenë të ngjitet një vepër e Shekspirit, ëndërr për jo pak. Por, deri atëherë, të paktën të na mbetet zakoni i mirë i të shkuarit në teatër...shqiperia com
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Zakoni i mire i te shkuarit ne teater... Empty Re: Zakoni i mire i te shkuarit ne teater...

Wed 11 Apr 2012 - 20:29
mua sme pelqen...me mir kinemaja...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi