Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Për një teatër të ri dhe dramaturgë të rinj Empty Për një teatër të ri dhe dramaturgë të rinj

Sat 2 Jun 2012 - 17:57
Për një teatër të ri dhe dramaturgë të rinj Teatri_kombetar_anetar_i_union1-300x195Graham Whybrow vjen nga Britania e Madhe për të mbajtur gjatë javës së ardhshme, prej 4 qershorit, në Fakultetin e Artit Skenik, për të zhvilluar një cikël leksionesh mbi dramaturgjinë bashkëkohore botërore dhe shkrimin e dramës. Whybrow, siç bën të ditur për “Shekullin” regjisori Kumbaro, ftuesi i tij në Tiranë, vjen në cilësinë e “një personaliteti në nivel ndërkombëtar, me përvojë të madhe në zbulimin e dramaturgëve dhe bashkëpunimin me ta në nivel botëror duke nxitur, zhvilluar dhe programuar pjesë të reja teatrale për Teatro shumë të njohur në shumë vende”.

Të hënën, ora 11:00, në Black Boks, studentët dhe pedagogët e Fakultetit të Artit Skenik, do të jenë pjesëmarrës në këtë leksion të parë të Whybrow-t ku trajtohen aspekte të dramës bashkëkohore. Janë një mori çështjet për diskutim në këtë ditë: vizioni teatral i shkrimtarëve; modeli ndërkombëtar për dramaturgët; novacioni në teatër; pabarazia kulturore: vende të vogla, kultura minoritare; zhvillimi i individualitetit të artistit në teatër etj..

“Shkrimi i tekstit dramatik” është tema e të martës, 5 qershor. Dhe më 8 qershor, në takimin me profesionistë të teatrit, i lihet vend diskutimit për krijimin e kushteve për një kulturë të zbulimit të dramaturgëve dhe programimit të pjesëve të reja; Si mund t’i hapet rruga dramaturgjisë së re në teatër: inkurajimi i shoqërisë për të përballuar bashkëbisedimin me vetveten.

Graham Whybrow është i specializuar në zbulimin dhe inkurajimin e talenteve teatrale: shkrimtarë, regjisorë apo krijues në fushën e teatrit. Ai ka dhënë leksione dhe udhëhequr seminare për shkrimtarë në mjaft vende. Ai punon në nivel ndërkombëtar duke këshilluar institucione teatrale, organizata kulturore dhe universitete mbi parimet dhe praktikën e krijimit dhe zhvillimit të kushteve për një kulturë dramaturgjike.

Whybrow ka qenë Menaxheri Letrar i Royal Court Theatre në Londër për 12 vjet (1994-2007) kur aty janë shfaqur për herë të parë më shumë se 200 pjesë të reja teatrale dhe doli një gjeneratë prej 50 dramaturgësh të rinj. Royal Court Theatre është cilësuar si Teatri më i mirë në Europë për promovimin e dramaturgëve të rinj bashkëkohorë. Këtu përfshihen dramaturgët nga Mbretëria e Bashkuar (Sara Kane, Mark Ravenhill, Anthony Neilson, Jez Butterworth, Simon Stephans, Richard Bean, e shumë të tjerë), Irlanda (Conor McPherson, Martin McDonagh, Enda Walsh), SHBA (Rebecca Gilman, Christopher Shinn), Gjermani (Marius von Mayenburg, Roland Schimmelpfennig,) dhe Rusi (Vassily Sigarev, Oleg & Vladimir Presnyakov). Për punën e madhe që ka bërë në këtë drejtim Royal Court Theatre është vlerësuar me shumë çmime, përfshi Çmimin e Madh të Teatrit Europian “Për zbulimin e një gjenerate të re dramaturgësh”.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi