Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mësoni të bashkëjetoni me ndjenjën e pasigurisë Empty Mësoni të bashkëjetoni me ndjenjën e pasigurisë

Sun 20 Nov 2011 - 1:52
Mësoni të bashkëjetoni me ndjenjën e pasigurisë NdjenjaPersonat që vuajnë nga ankthi kërkojnë në mënyrë të vazhdueshme siguri të plotë për çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Ata shqetësohen gjatë gjithë kohës për çfarë mund të ketë ndodhur apo çfarë do ndodhë.Për më tepër, personat që vuajnë nga ankthi përqendrohen kryesisht tek skenarët negativë të së ardhmes. Shpesh herë ky shqetësim i vazhdueshëm perceptohet si një mënyrë e të qenit në kontroll dhe e bën dikë të ndihet më i sigurt për të ardhmen. E vërteta është që sado që të vrisni mendjen për çka mund të sjellë e ardhmja, përsëri nuk mund ta bëni jetën më të parashikueshme.

Dikush mund të ndihet më i sigurt ndërsa shqetësohet për të ardhmen, por në fakt ky efekt është vetëm një iluzion. Nuk është se mund të parandaloni ngjarje negative thjesht duke menduar për to. Përkundrazi, duke u përqendruar në mendime negative për të ardhmen, të cilat mund të mos realizohen kurrë, nuk shijoni dot të sotmen së bashku me të gjithë gëzimet e saj.

Është e nevojshme për të ulur nivelet e ankthit në jetën tonë që të filloni të punoni dhe të ndryshoni nevojën për siguri dhe për të parashikuar të ardhmen. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi