Policia shqiptare: Në Greqi nuk është kapur asnjë “drogë e re” nga Shqipëria
Mon 21 Nov 2011 - 23:51
Policia shqiptare reagoi sot me anë të një deklarate në lidhje me lajmin e përhapur në media se policia greke ka kapur lëndë narkotike Fentanyl të mbërritur nga Shqipëria.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit sqaron opinionin publik se pretendimet e ngritura në një shkrim të publikuar në një të përditshme të sotme, me titull “Alarmi grek nga Shqipëria po vjen droga e re Fentanyl”, janë të pasakta dhe të pabazuara në fakte.
Duke e cilësuar këtë shkrim të pavërtetë, sqarojmë opinionin publik se në asnjë prej komunikimeve zyrtare të Policisë së Shtetit me autoritetet e zbatimit të ligjit të vendeve të tjera, përfshirë dhe Greqinë, po ashtu dhe Interpol, nuk ka asnjë informacion që të kenë kapur “Fentanyl” me origjinë nga Shqipëria.
Theksojmë dhe një herë se pretendimet e ngritura janë të pabazuara në fakte dhe sqarojmë se “Fentanyl” është një medikament mjekësor, që jepet vetëm në kushte shumë të veçanta, sipas përcaktimeve të bëra në ligjin nr.7975, datë 26.07.1995, “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”. Tabelat e lëndëve të përcaktuara në këtë ligj janë përpiluar sipas Konventës Unike për Barnat Narkotikë të vitit 1961 dhe Konventës për Lëndët Psikotrope të vitit 1971 dhe “Fentanyl” është një medikament që njihet prej vitit 1961.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi