Vrau kamerieren se i vonoi birrën, gjykata e Elbasanit: Burg pa afat autorit
Mon 21 Nov 2011 - 23:54
Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Elbasan dha sot masën e sigurisë “Burg pa afat” për 29 vjeçarin Mirian Dedja, i akuzuar për vrasjen e një shtetaseje, që punonte si kameriere në këtë qytet, e cila u ekzekutua një muaj më parë.
Trupi gjykues i kryesuar nga Klorina Cela, pasi ka dëgjuar dëshmitë e paraqitur nga prokurori i çështjes Binas Mina, ka vendosur masën e sigurisë “Burg pa afat” për 29- vjeçarin.
Ky i fundit i pranishëm në seancën gjyqësore nuk e ka pranuar vrasjen. Një muaj më parë, ky shtetas në bashkëpunim edhe me shtetasin me iniciale G. S i cili është person i shpallur në kërkim, në ambjentet e një lokali përballë Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, kanë qëlluar me armë zjarri pistolete shtetasen Agresa Thomai, 26 vjeçe, banuese në Elbasan, e cila pasi mori mjekimin e nevojshëm në spitalin kirurgjik Elbasan, u dërgua në Spitalin Ushtarak Tiranë, ku pas ndërhyrjes së menjëhershme dhe ndihmës së nevojshme, nuk mundi të jetojë, por gjeti vdekjen mbas një jave.
Mirian Dedja akuzohet për veprat penale “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim”, ndërkohë që arrestimi i tij u bë vetëm dy ditë më parë në qytetin e Tiranës, ku edhe ai fshihej për krimin.
Mësohet se ai është transportuar për në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit deri në zbardhjen e plotë të vrasjes së 26 vjeçares.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi