Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ja përse vetëm Gjermania mund ta ndreqë euron Empty Ja përse vetëm Gjermania mund ta ndreqë euron

Tue 22 Nov 2011 - 15:05
Nga Matthias Matthijs dhe Mark Blyth (Foreign Affair)
Si vendi me ekonominë më të qëndrueshme, Gjermania duhet të stabilizojë sistemin, në një kohë kur shenjat e para të trazirave financiare janë shfaqur. Në vend të kësaj, bëri krejt të kundërtën. Varet nga Frankfurti, nëse euro do të mbijetojë ende
Teksa amerikanët po shqetësohen për rënien ekonomike, gjermanët po festojnë suksesin e vendit të tyre. Pas rënies së ekonomisë greke, irlandeze dhe portugaleze, bota tashmë ka kthyer vëmendjen nga Italia, vendi me ekonominë më të lartë dhe që mbante vendin e tetë në botë. Diagnoza është për fat të keq e dukshme: Europa duhet të ulë inflacionin me qëllim rritjen nëpërmjet standardeve të arta. Ndërkaq, nën një presion ndërkombëtar të jashtëzakonshëm, grekët zëvendësuan kryeministrin Papandreu me Lucas Papademos, ish zyrtar i Bankës Qendrore Europiane dhe italianët zëvendësuan Berluskonin me Mario Montin, ish-komisioner evropian dhe ekonomist, i cili thirret ndryshe “super Mario”.
Është më shumë se ironike, që këto dy civilizime themelore perëndimore – grekët dhe romakët – ishin mes atyre që eksperimentuan me demokracinë dhe tashmë i duhet të presin nga Eurokratët, që të vendosin për ekonominë e vendeve të tyre.
Nuk ekziston më asnjë grahmë e vitit 1930, në një kohë kur demokratët e dobët po lihen mënjanë në favor të liderëve të fortë nën urdhrat e kreditorëve ndërkombëtarë. Siç është shprehur Hobsbawm, kjo nuk përfundoi mirë herën e shkuar.
Atëherë na lind pyetja, si arriti Europa deri këtu? Që nga fillimi i krizave të tanishme ekonomike, analistët kanë ofruar shumë shpjegime. Ekonomistët amerikanë e quajnë atë një “krizë planesh”.
Gjithë bota preferoi më shumë shpjegimin buxhetor, duke u përqëndruar te shpenzimet publike të paraportuara në Greqi, kostot e fryra dhe sistemin e pensioneve.
Nga ana e tyre, elitat e Gjermanisë fajësojnë konkurrencën dhe rrogat shumë të larta në vendet mesdhetare.
Kishte dhe nga ata që ia vinin fajin mungesës së ekuilibrave mes makroekonomisë ndër-europiane.
Ka shumë arsyetim në të gjitha shpjegimet që janë dhënë nga ekspertë dhe analistë. Por thellësia dhe kohëzgjatja e këtyre krizave bëjnë thirrje për një relacion më të ndërlikuar, më sistematik dhe më historik.
Në fund të fundit, kur shpjegohet lidhur me shkatërrimin e një ure, kanë pak faj dhe makinat që kanë kaluar mbi të.
Kjo tërësi shkaqesh ka një rrënjë të përbashkët: dështimin e Gjermanisë për të vepruar si një hegjemoni e përgjegjshme në Europë.
Gjermania duhej të krijonte një lloj stabiliteti në Eurozonë duke siguruar përfitime publike për institucionet dhe politikat e rajonit.
Për të zgjidhur krizat evropiane dhe për të shmangur gabimet e përsëritura të fundit të viteve 1920 dhe 1930, zyrtarët e Berlinit dhe Brukselit duhet ta lëshonin përdhe Andre Mellon dhe të lexonin Charles Kindleberger.
Në “Botën e Dëshpërimit”: 1929-1939, Kindleberger ka argumentuar se “dëshpërimi i vitit 1929 ishte aq i madh, aq i thellë dhe aq i gjatë, për shkak se sistemi ekonomik ndërkombëtar ishte shumë i paqëndrueshëm prej paaftësisë britanike dhe mungesës së vullnetit nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta stabilizuar atë”.
Në të vërtetë, kritika e Kindleberger për rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në atë kohë krizash, bën apel për atë që ka shkruar këto kohë për Gjermaninë: “Konferenca për Ekonominë Botërore e vitit 1933 nuk pati mungesë idesh .. [por] i vetmi vend i aftë për të qenë lidership ishte mahnitur nga shqetësimet e brendshme dhe bëri tutje”.
Me qëllim garantimin e një sistemi të fortë ndërkombëtar, Kindleberger shpjegon se një stabilizues – por vetëm një stabilizues, ama – duhet të sigurojë 5 përfitime publike: një treg për përfitimet, të cilat nuk gjejnë dot një blerës, një sistem huadhënie afatgjatë, norma të qëndrueshme shkëmbimesh, koordinim të politikës makroekonomike dhe huadhënie reale gjatë krizave financiare.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk vepruan kështu më 1930. Në këto 5 pika që përmendëm më lart, Gjermania ka dështuar sot.
Së pari, në vend që të siguronin vendet periferike me një treg përfitimesh, gjermanët me entuziazëm kanë shitur përfitime të fabrikave në periferi. Sipas Eurostat, bilanci pozitiv i Gjermanisë në tregti me pjesën e mbetur të Bashkimit Europian u rrit nga 46.4 bilionë euro në vitin 2000 në 126.5 bilionë në vitin 2007.
Zhvillimi i tregtisë dypalëshe gjermane pati bilance pozitive me vendet mesdhetare.
Midis viteve 2000 dhe 2007, deficiti vjetor tregtar i Greqisë me Gjermaninë u rrit nga 3 bilionë euro në 5.5 bilionë, ndërkohë që Italia e kishte dyfishuar nga 9.6 bilionë në 19.6 bilionë, Spanja pothuaj e trefishoi nga 11 bilionë në 27.2 bilionë dhe Portugalia e katërfishoi nga 1 bilionë në 4.1 bilionë.
Ndërmjet 2001 dhe 2009, Gjermania përjetoi rënien e konsumit total nga 78.5% e GDP në 74.5%.
Norma e kursimeve bruto u rrit nga 19% e GDP në pothuaj 26% në të njëjtën periudhë.
Së dyti, në vend të huasë qarkulluese, huaja gjermane në eurozonë ka qenë pro-ciklike. Në mënyrë indirekte dhe direkte vendi në parim i kishte dhënë para periferisë me synim përfitimin.
Gjatë bumit ekonomik të viteve 2003-2008, Gjermania shtoi depozitat bankare në masë për vendet mesdhetare të eurozonës.
Frankfurti veproi mirë. “Lidhja Europiane Financiare” zbulon që më 2008 Gjermania ishte një prej kreditorëve më të mëdhenj brenda eurozonës (pas Francës).
Pozita e mirë e Gjermanisë ishte si një pasqyrë e saktë për Portugalinë, Greqinë, Italinë dhe Spanjën. Padyshim, kur nisi kriza financiare e cila u përshkallëzua më 2009, Greqia papritmas e mbylli kuletën e vet.
Tashmë periferia evropiane ka nevojë më shumë se kurrë për hua afatgjata, por entuziazmi i Gjermanisë për kreditë e tejzgjatura duket se po zhduket drejt asgjësë.
Po ç’mund të themi për normën e qëndrueshme të shkëmbimit?
Euro u jep vendeve që e përdorin atë, një pluskim të jashtëm e të përbashkët për të gjithë, u jep besueshmërinë që rrjedh nga veprimet bankare në një rezervë potenciale globale dhe normën e depozitave bankare.
Pikërisht këtu lindin problemet.
Në bërthamë të eurozonës ekziston një besim që, nëse vendet që mbështesin rregullat lidhur me borxhin, deficitin dhe inflacionin që mund të kenë, ekonomitë e tyre do të puqen dhe e njëjta normë shkëmbimesh do të funksionojë për të gjithë anëtarët.
Kjo është e vërtetë në teori, por vetëm për aq kohë sa vendet i binden rregullave.
Pavarësisht nga të qënit autor i shumë prej këtyre rregullave, Gjermania tregoi një mungesë lidershipi dhe përgjegjshmërie, kur duhej t’i ndiqte shembullin e vendeve të tjera.
Kur Gjermania theu Paktin për Rritje dhe Stabilitet (SGP) më 2003, dërgoi në të njëjtën kohë sinjalin për vendet më të vogla, se lëshimi fiskal nuk do të ndëshkohej.
Rezultati ishte zmadhimi i huamarrjes në sektorin publik dhe shtimi i shpenzimeve publike.
E katra, shëndeti ekonomik kërkon që stabilizuesi të koordinojë politikën makroekonomike brenda sistemit.
Në këtë fushë, Gjermania dështoi në mënyrë spektakolare, duke këmbëngulur që edhe pjesa tjetër e botës të ndiqte filozofinë e saj.
Duke shpërfillur idetë si ajo e Keynesianit “paradoksi i ekonomisë” apo “falsiteti i marrëveshjes”, Gjermania po përkrah një dozë serioze të ashpërsisë në periferinë evropiane pa as edhe një grimë kompensimi të efekteve negative ekonomike me stimuj apo politika inflacioniste në vend.
Prej logjikës ironike të ekuilibrit të pagesave, eksportet e një vendi janë importe për vendin tjetër dhe derdhjet kapitale të një vendi janë rrjedhje për kapitalet e një vendi tjetër.
Kështu që, eurozona si një tërësi nuk mund të bëhet si Gjermania. Gjermania mund të bëhet vetëm si Gjermania, sepse vendet e tjera nuk ishin si ajo.
Duke këmbëngulur te konvergjenca, garantohet paqëndrueshmëria ekonomike, jo stabiliteti.
Përfundimisht, Kindleberger do të donte që Gjermania – ose më mirë Banka Qendrore Europiane që është dominuar prej Gjermanisë – të veprojë si një huadhënëse për të siguruar likuiditet gjatë krizave të tanishme.
Gjermania në vend që të bënte këtë, këmbënguli në kushtet që i vuri FMN për vendet garante dhe për masat e ashpra fiskale në shkëmbim të likuiditeteve të kufizuara.
Shembulli më i dukshëm është kokëfortësia e Gjermanisë për të mos e lënë Bankën Qendrore Europiane, të luajë rolin që luajti Fondi Federal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 2008 dhe 2009.
Fondi ishte në gjendje të pengonte dëshpërimin amerikan. Vetëm pak ditë më parë, Jens Weidmann, presidenti i Bundesbankës së fuqishme gjermane, e kundërshtoi idenë e shfrytëzimit të Bankës Qendrore Europiane si “kreditore e shpresës së fundit” për qeveritë, duke paralajmëruar për hapa të mëtejshme që “do të përforconin paqëndrueshmërinë duke shkelur ligjin evropian”.
Është e rëndë kur shohim shkeljen e ligjit të kodit evropian, i cili mund t’i bashkangjitet niveleve tronditëse të paqëndrueshmërisë, kur fshirja e demokracisë konsiderohet gjë e mirë për euron.
Gjatë gjithë shekullit 21, “Problemi Gjerman” i ka rënë në qafë elitës evropiane, për vetë faktin se Gjermania ishte shumë e fortë, shumë e fuqishme dhe me një ekonomi të gjallë.
Problemi sot nuk është forca gjermane, por dobësia gjermane – ngurrimi për të marrë rolin dominues. Nuk është shumë vonë për Gjermaninë, që të ndërrojë kurs.
Duhet kuptuar që modeli gjerman ka qenë gjithnjë i bazuar në baza të lëkundura dhe nuk mund të përgjithësohet për të gjitha shtetet. Tashmë, ka arritur në limitet e qëndrueshmërisë.
Nëse euro përfundon keq – bashkë me të dhe Bashkimi Europian – Gjermania do ta ketë punën pisk.
Mjaft nga tregjet e saj do të zhduken. Në një botë të tillë, problemi i vjetër gjerman do t’i kthehet zemrës së Europës së re. Ish Sekretari i Shtetit Amerikan Dean Acheson dikur vërejti se Mbretëria e Bashkuar kishte humbur një perandori, por duhej të gjente rolin e saj. Në njëfarë mënyre, duke nënshkruar Traktatin e Maastricht në fillim të viteve ’90, Gjermania në mënyrë krejt të rastësishme u rrit si një perandori ekonomike. E kishte një rol – ishte lider, jo një hartues rregullash – por ende nuk është e vetëdijshme për këtë gjë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi