Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Sopranoja Nina Mula feston sot 80-vjetorin Empty Sopranoja Nina Mula feston sot 80-vjetorin

Thu 24 Nov 2011 - 2:00
Sopranoja Nina Mula feston sot 80-vjetorin 48669TIRANË- Sopranoja Nina Mula festoi sot 80-vjetorin e lindjes. Në këtë përvjetor Teatri Kombëtar i i Operas dhe Baletit ka zhvilluar një ceremoni dhe një ekspozitë fotografike për këngëtaren lirike.

Në këtë përvjetor të nënës së saj, sopranoja Inva Mula nuk mundi t’i ishte pranë saj, por ajo e uroi atë me anë të një video projeksioni në hollin e TKOB-së.
Solistë të TKOB-së interpetuan disa nga rolet e Mulës ndër vite si Rozinën tek “Berberi i Seviles”, 1958, Tatjanën tek “Eugen Onegini”, 1961, Olimbin tek “Lulja e Kujtimit”, 1961, Suzanën tek “Dasma e figaros”, 1962, etj.

Nina Mula ka lindur në 23 nëntor të vitit 1931 në Rusi. Kur ishte 18 vjeç artistja ruse Irina Maslenikova e dëgjoi të interpretonte në skenën e teatrit dhe i propozoi të konkuronte në Konservatorin e Moskës. Ajo hezitoi duke qënë një vazjë pa prindër dhe nën mbikëqyrjen e vëllezërve të saj, por me insistimin e Maslenikovës, ajo konkuroi dhe fitoi konkursin. Këte fitore, Nina Mula e ka konsideruar si fitoren e saj të parë që i hapi një dritare dhe që realizoi një ëndërr të pabesueshme.
Më pas kryen edhe një kualifikim pasuniversitar pranë Konservatorit të Moskës. Në vitet e studimeve, Nina njohu bashkëshortin e saj Avni Mulën.
“Nuk e kishim menduar atë që ndodhi. Fati të hedh aty ku s’e pret. Dashuria nuk njeh kufij e gëzimet dhe vuajtjet janë brenda saj”, është shprehur sopranoja Mula.
Pas mbarimit të kursit, në vitin 1957, vjen në Shqipëri në ndjekje të dashurisë së saj, tenorit Avni Mula. Emërohet soliste pranë Teatrit të Operas dhe Baletit, ku punoi deri në daljen e saj në pension në vitin 1976.
Vetëm gjashtë muaj pasi kishte ardhur në TKOB, Ninës iu besua roli i Jolantës në veprën me të njëjtin titull të Çajkovskit. Një shfaqje kjo që e afirmoi duke marrë më pas shumë kryerole deri në mesin e viteve ’70.

Në vitin ’58, me partner bashkëshortin, Nina interpretoi rolin e Rozinës në operën “Berberi i Seviljes” me pas interpretoi në “Pranverën” e Tish Daisë. Nina Mula mbahen mënd për rolet e saj në operat “Evgeni Onjegini” , “Madam Batërflaj”, “Dasma e Figaros” e më pas, i trokiti fati të luante pikërisht ajo Mikaelën në operën “Karmen”. Pak vite më vonë pati rolin e Mrikës në veprën me të njëjtin titull të Jakovës dhe atë të Donikës në premierën e operës “Skënderbeu”.
Në 80-vjetorin e saj të lindjes, sopranoja Mula pohon se i ka ngelur peng dhe do donte të interpretonte "Toskën", "Trovatore" pse jo dhe "Luçia di Lamermmor". Ajo ende edhe sot emocionohet kur kalonë pranë TKOB-së, salla e të cilit i ka falur shumë emocione dhe duartrokitje të publikut.
Ajo u largua nga skena në moshën 45-vjeçare, ndërkohë që do të kishte dashur të qëndronte më gjatë për të realizuar të tjera role. Për aktivitetin e saj Nina Mula është nderuar me shumë çmime, medalje e tituj, si Urdhrin “Naim Frashëri të klasit të II”, titullin “Artiste e Merituar”, Çmimin e Parë në Festivalin e Romancës si dhe titullin “Mjeshtre e Madhe e Punës”.
(m.a/ata/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi