Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Bum vizitorësh në ekspozitën e fotografisë shqiptare në Paris Empty Bum vizitorësh në ekspozitën e fotografisë shqiptare në Paris

Thu 24 Nov 2011 - 2:01
Bum vizitorësh në ekspozitën e fotografisë shqiptare në Paris 48617_1TIRANË- Që prej datës 5 tetor në Shtëpinë Evropiane të Fotografisë në Paris vazhdon të qendrojë e hapur ekspozita "Faqe të arta të fotografisë shqiptare, 1858-1945 ", e cila është vizituar nga mijëra vizitorë të huaj.

Sipas burimeve të kësaj qendre, më prestigjozja për fotografinë artistike në nivel evropian e më gjerë, deri më sot ekspozita është vizituar nga mbi 80 000 vizitorë, ndër të cilët dhe ministri i kulturës franceze Frederik Miterand, kryetari i bashkisë së Parisit Bertrand Delanoe etj.

Ekspozita përmban mbi 50 foto nga fotografë shqiptarë ndër vite. Zgjedhja e kuratorëve është e tillë që përmes portreteve të heronjve dhe figurave anonime, peizazheve dhe jetës së përditshme, të reflektohet gjendja politike e kohës.

Historia e fotografisë shqiptare në ekspozitë fillon me Pietro Marubin, i cili hapi studion e parë fotografike në Shkodër dhe në gjithë Shqipërinë, në vitin 1850, por ekspozita paraqet imazhe edhe nga Kolë Idromeno, Vangjush Mio, Kristaq Sotiri, Dhimitër Vangjeli, Shan Pici, Lilo Xhimitiku, etj.

Kjo ekspozitë, që të qëndrojë e hapur deri në 8 janar të vitit 2012-të, u bë e mundur nga Shtëpia Evropiane e fotografisë, Ambasada shqiptare në Paris dhe Senati francez.
(m.a/ata/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi