Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Domethënia e luleve Empty Domethënia e luleve

Thu 24 Nov 2011 - 13:47
Domethënia e luleve

Në kohërat Viktoriane, lulet kanë komunikuar mesazhe romantike. Është argëtim për t'i zgjedhur lulet për shkak të kuptimit të tyre, (por përfshinë një shënim për kuptimin e buqetës tënde, në mënyrë që marrësi do të kuptojë se çfarë je duke thënë!) Këtu janë disa kuptime (domethënje) të luleve:

Karanfilat - "Të dua hyjnisht"
Karanfilat pembe - "Ti je gjithmonë në mendjen time"
Karanfilat e kuq - "Zemra ime vuan prej dashurisë për ty"
Hrysanthemat - "Dashuria ime është besnike dhe e pastër"
Narcisët - "Ti je vetëm një për mua"
Gardeniat - "Ti je e bukur (këndshme)"
Gladiolat - "Jam i sinqertë"
Lavandot - "Jam i kushtuar për ty"
Liliumët - "Ti je i pastër dhe i ëmbël"
Orhidetë - "Dashuria jonë ësht e rrallë dhe e bukur"
Trëndafilat - "Të dua"
Luledielli - "Të adhuroj"
Tulipanët - "Të dua me të vërtetë"
Tulipanët e verdhë - "Jam pashërueshëm i dashuruar në ty"


Ngjyrat e luleve - Të zgjedhura sipas personalitetit

Lulet e kuqe - Deklaratë e dashurisë
Lulet blu - Ajo është e kujdesshme, romantike dhe ëndërrimtare
Lulet e bardha - Ajo është klasike, elegante dhe e sofistikuar
Lulet roze - Ajo është e ëmbël, e dashur dhe ah, aq femërore
Lulet e verdha - Ajo është gazmore, e lumtur dhe shëndrritëse
Lulet vjollce - Ajo është creative dhe romantike
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Domethënia e luleve Empty Re: Domethënia e luleve

Thu 24 Nov 2011 - 14:04
Domethënia e luleve Flzqfe10

Në një rrugëtim drejt shekujve lulet kanë përfaqësuar mënyrën më të mirë për të transmetuar mesazhe të sakta. Kështuaë është e nevojshme të njohim simboliken e çdo luleje për të dhuruar lulen e duhur në çdo rast dhe për ti dhënë më forcë shprehjes së një ndjenje.

MIMOZA
Kjo bimë u përket vendeve të Amerikës së Jugut, ku dhurohej në raste festash. Lloji i luleve të bardha simbolizon ˇDashurinë Platonike ˇ , ˇShpresë në Dashuri ˇ.
Më e famshmja është lulja në ngjyrë të verdhë dhe Mimoza me domethënie ˇ Aromë të Mirë ˇ. Dhurimi i mimozave për festën e grave është përdorur vetëm në Itali në vitin 1946, kur është zgjedhur ky simbol sepse kjo lule lulëzonte në këtë ditë feste.

AZALEA
I përket familjes së ˇ Ericacee ˇ, ka lule shumë të dendura dhe plot aromë. Simbolizon një gëzim të pashpjegueshëm dhe të improvizuar.

LULE E EGËR
Braktisje, largim.

GJEMBI I BARDHË
Është një gjembac i përdorur në të gjithë Italinë. Domethënia e kësaj luleje është ˇ Shpresë ˇ dhe ˇ Fat të mbarë ˇ.
Romakët e vjetër e përdornin për të larguar syrin e keq dhe fatin e keq. Pikërisht për këtë kuptim që ajo përcjell përdorej në antikitet dhe ju jepej të sapolindurve.

ÇIKLAMINA
Lulet e kësaj bime përfaqësojnë dashurinë pa kushte.

KLEMATIDE
Është një bimë kacavjerrëse që i përket familjes së rrënjëve të vogla, që karakterizohet nga dendësia dhe ngjyrat e shumëllojshme.
Në Angli lulet e saj konsiderohen si lule fat sjellëse për atë që niset për udhëtim dhe madje në anglisht kjo lule quhet ˇ traveller's joy ˇ,
që do të thotë gëzimi i udhëtarit.

LULJA E KRISHTERIMIT
Është një lule që ndryshe quhet lulja e të vdekurve. Në Japoni dhe në vendet Anglosanksone është simboli i gëzimit, jetës dhe paqes.
Në Kinë dhe Japoni u dhurohet nuseve, ndërsa në Angli përdoret në rastet e lindjeve.
Kjo lule me ngjyrë të kuqe ka kuptimin e fjalës ˇ TË DUA ˇ ndërsa në ngjyrë të bardhë do të thotë = e vërtetë...

EDERA
Është një lloj bime kacavjerrëse shumë e njohur. Të dhurosh një pjesë të saj do të thotë aë do të afrohesh me këtë person.

LULJA E KRISHLINDJEVE
I përket familjes së luleve të vogla dhe gjendet ne Europë dhe Azi. Lloji më i pikasur i saj është në ngjyrë të kuqe në të zezë, si vishnje e errët dhe quhet ndryshe
Trëndafili i vitit të ri.. Ajo përfaqëson çmendurinë.

LULE FELCE
Është një lule shumë e vjetër që ka ekzistuar në tokë 350 milion vjen përpara dhe simbolizon misterin.

LULE LISI
Rritet veçanarisht nëpër kampe. Ka lule bojë qielli, që sipas një tradite popullore prodhojnë ujë të distiluar që bën mirë për të kuruar shikimin te njerëzit e verbër.
Në gjuhën e luleve do të thotë ˇ Miqësi e sinqertë ˇ.

FUCSIA
Ka ardhur ne Europë nga Amerika e jugut në vitin 1700 dhe simbolizon harmoninë.

GAROFANO
Ngjyra e kuqe e kësaj luleje simbilizon admirimin, ndërsa e bardha dashuri të pastër.

LULE KACAVJERRËSE
Lloj bime kacavjerrëse që gjenden të mbledhura në grupe. Ato lëshojnë shumë arome dhe janë të ëmbla ˇ Në greqisht ˇ Glikis ˇ do të thotë pikërisht ˇ E Ëmbël ˇ.
Simbolizon miqësinë dhe gadishmërinë për të qenë pranë.

LULEDIELLI
I përket familjes së ˇ Të përshtaturave ˇ, pasi gjatë orëve të ditës i drejton petalet drejtë diellit.
Për disa kjo bimë ka kuptimin e mirënjohjes kundrejt yllit që karakterizon zodiakun e tyre.

LULE IBIZA
Është bimë e luleve të mëdha dhe shumëngjyrëshe, por që lulëzojnë vetëm për pak orë.
Në Taiti, vajzat e reja e përdorin si aromatik për flokët, pasi ajo ka kuptimin e bukurisë së zonjushave të reja.

LULJA IRIS
Ka një mesazh për ty...

LILIUM
Është një lloj bime nga e cila njihen 40 lloje. Më i njohuri është ˇ Lilium Candium ˇ që në gjuhen e përditshme njihet si Giglio e Shën Antonit.
Është lule me ngjyrë të bardhë. Liliumi është një lule me origjinë nga vendet orientale dhe simbolizon pafajësinë dhe virgjërinë.

MALVA
Një bimë shumë e përhapur në Itali dhe njihen shumë llojë prej tyre. Përfaqëson mirëkuptimin prindëror.

MARGARITA
Kjo lule jep një mesazh të qartë = Duhet të mendohem... Si edhe mesazhin = Ki durim... Në traditën katolike do të thotë ˇ zemërgjërësi ˇ.

MULLAGA
Lumturi e rigjetur.

ORKIDEA
Me rrënjët e kësaj bime përpunohej receta kundër sterilitetit. Simbolizon edhe sensualitetin dhe pamjen e jashtme të një personi.

ORTENSIA
Një lule shumë dekorative, ekzistojnë shumë lloje prej tyre dhe pothuajse të gjitha jan të krijuara në Japoni. Është simbol i një karakteri të ftohtë.

LULJA E SË VËRTETËS
Në kohët e antikitetit ishte simboli i ëndrrës. Zoti i morfeve përfaqësohej me një lule të këtij lloji në krahë.
Është simboli i ëndrrave të ndjeshme dhe i punëve të zemrës.

LULJA E FUQISË
Është një bimë mjekësore e ngjashme me pamje me luleshtrydhen. Rritet në malet e Italisë dhe është shumë e përhapur si bimë.
Ka lule të bardha, të verdha dhe të kuqe shumë dekorative. Kjo bimë është simbol i mbrojtjes dhe i dashurisë prindërore.
Gjethet e saj në kohë të keqe mund të përkulen nga para për të mbrojtur lulen delikate.

LULEBORE
Quhet ndryshe ˇ Lulja e pranverës ˇ, sepse është lulja e parë e kësaj stine. Simbolizon rininë, shpresën dhe dashurinë e parë.

GJEMBAÇËT
E ka prejardhjen e emrit nga latinishtja. Është e njohur ndryshe me emrin ˇ Ar i vogël ˇ sepse lulet e saj janë të verdha.
Tradita e kësaj luleje kërkon që të dhurohet gjatë javës së shenjtë, si përshembull në javën e martesës.

TRËNDAFILËT
Trëndafilët kanë dëmethënie të ndryshme sipas ngjyrës...

Trëndafili portokall = shije e hollë
Trëndafili i bardhë = dashuri e pastër dhe shpirtërore
Trëndafil me ngjyra = dëshirë
Trëndafil i krishtlindjeve= paqe dhe qetësi
Trëndafil i vardhë = xhelozi, jo besnik
Trëndafil i sfumuar = bukuri kapriçoze
Trëndafil rozë = miqësi, përzemërsi
Trëndafil i kuq i errët = mirënjohje
Trëndafil i kuq i zbehte = gëzim
Trëndafil ngjyrë peshku me rreflekse = dashuri sekrete
Trëndafil i kuq flakë = dashuri pasionante

YLLI MALOR
Është simbol i kurajës sepse kërkon shumë mund dhe guxim për ta mbledhur këtë lloj luleje nëpër shkëmbinj.

YLLI I KRISHTLINDJEVE
Festë të mbarë, rini, rinovim.

STRELIZIA
Kjo lule nga forma kurioze që ka duket si një zog në fluturim dhe thirret ˇ Zogu i parajsës ˇ ose ˇ Gjuha e zogjve ˇ. Ky është lloji më i njohur i kësaj luleje.
Për bukurinë e saj dhe karakterin dekorativ që ka kjo lule simbolizon e dhe mjeshtërinë.

TULIPANI
Tulipani është një lule origjinale e Turqisë. Është futur në Europë në vitin 1500 dhe hyri shumë në modë në vende si Holanda dhe Anglia.
Çmimet e kësaj luleje u rritën qa shumë sa vetëm ato që ishin më të pasurit mund ta blenin. Domethënia e luleve varet nga ngjyra që ka ...
Tulipan i kuq = Deklaratë Dashurie
Tulipan i përzier me reflekse = Sytë tuaja janë të shkëlqyer.
Tulipan i verdhë = Dashuri e dëshpëruar

VISKO
Objektiv i arritur, kalon vështirësitë, fitore.

LULE VIOLA
Domethënia e kësaj luleje është shumë e njohur ˇˇ TË MENDOJ ˇˇ
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi