- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Mistika e ngjyrave
Thu 24 Nov 2011 - 15:13
Ashtu sikurse besohej për numrat dhe format e manifestimit mistik të ndikimit të tyre në jetën tonë të përditshme, jo vetëm urtësitë e lashta të civilizimeve të ndryshme, por edhe psikologjia jonë bashkëkohore, vlerëson rëndësinë e madhe të ndikimit të ngjyrave në krijimin e efekteve të ndryshme psikike dhe gjendjeve të caktuara emocionale dhe shpirtërore në përgjithësi.
▪ Se ngjyrat, vërtet, kanë një ndikim të pamohueshëm në gjendjen tonë emocionale, atë mund ta ndjeni edhe vetë. Humori juaj fare nuk do të jetë i njëjtë në një ambient ku dominon ngjyra e kuqe dhe aty ku do të dominojë ndonjë ngjyrë tjetër më e çiltër. Mu për këtë qëllim edhe arkitektët e enterierit të hapësirave publike dhe banesore, gjithnjë përkujdesen që dhomat dhe ambientet me dedikime të ndryshme, të kenë ngjyra të caktuara. E njëjta gjë është edhe me rrobat që ne i veshim.
Edhe këtu, ngjyrat e kanë rolin e tyre vendimtar, si në shkaktimin e gjendjes së humorit në ne, ashtu edhe te krijimi i efekteve të caktuara tek të tjerët.
Që nga koha e Babilonisë së vjetër, astrologët kanë besuar se çdo planeti i takon një ngjyrë e caktuar dhe ajo, në mesin e shumë elementeve tjera, luan një rol të rëndësishëm në komentimin parathënës për shenjën e caktuar.
P.sh. Diellit, i ka takuar e verdha e arit dhe e portokallta; Hënës, ngjyra e bardhë; Marsit, e kuqja e mbylltë; Merkurit, tonet neutrale dhe jeshil e çelët; Venerës, jeshil e mbylltë dhe e kaltra; Jupiterit, e kaltra dhe ngjyra vjollcë; Merkurit, edhe ngjyra e zezë dhe e kaltra e mbylltë.
Përveç astrologjisë, urtësia e lashtë çifute Kaballeja, manipulon shumë me ritualin e ngjyrave. Sipas saj, vizualizimi mental i ngjyrës së caktuar dhe paralelisht shqiptimi i fjalëkalimit adekuat verbal, arrihet në gjendje transi, gjatë së cilës mund të kontaktohet me nivele të lartësuara hyjnore. Edhe urtësitë tjera të lashta, sikurse janë: magjia, hermetizmi, okultizmi, alkimia etj., të gjitha ritualet e veta i mbështesin në veprimin e domethënies së simbolikës së ngjyrave. Ndikimet e ngjyrave në hapësira të caktuara dhe në gjendjen e përgjithshme emocionale të njeriut, ata kanë përpiluar tabela të veçanta të klasifikimit të tyre, të cilat i ruanin si fshehtësi. Në përgjithësi, popujt e lashtë ngjyrat e i kanë klasifikuar si: ngjyra me ndikime pozitive, dhe ato që kanë ndikim negative.
Ngjyrat me ndikim pozitiv:
Ngjyra vjollcë simbolizon inteligjencën, dijen dhe triumfin;
Ngjyra e kaltër simbolizon natyrën e panënshtrueshme të njeriut;
Ngjyra jeshile simbolizon shpresën, besimin dhe fitoren;
Ngjyra e bardhë simbolizon pastërtinë, gëzimin dhe të vërtetën;
Ngjyra e kuqe simbolizon vlerën, fuqinë dhe shëndetin;
Ngjyra e verdha e artë simbolizon suksesin.
Ngjyrat me ndikim negativ:
Ngjyra e zezë simbolizon vdekjen, kobin dhe vajtimin;
Ngjyra e verdhë e mbylltë simbolizon tradhtinë, ambiciet dhe dyfytyrësinë;
Ngjyra hirtë simbolizon gabimet dhe pendimin;
E purpurt simbolizon shkatërrimin dhe disfatën;
Ngjyra e portokalltë simbolizon lakminë;
Ata që s'kanë dashur të rrezikojnë fatin e tyre, i kanë kushtuar një kujdes të veçantë kombinimit dhe kontrasteve të këtyre ngjyrave. Ngjyra e bardhë nuk duhet të përzihet me ngjyrën vjollcë; e verdha me të hirtën ose me të kaltrën e mbylltë; e kuqja me të portokalltën; jeshilja me të hirtën; e bardha me të kaltrën etj.
Si kombinime të ngjyrave që do të ndikonin pozitivisht në fatet njerëzore konsideroheshin: e kuqja me vjollcën; e kaltra e mbylltë me të portokalltën; e kaltra a hapur me jeshilen e mbylltë; e zeza me të verdhën etj.
Edhe ditët e javës i kishin ngjyrat e tyre: e hëna ishte me ngjyrë të bardhë: e marta me ngjyrë të kuqe, e mërkura kishte ngjyrë jeshile; e enjtja mbante ngjyrën e purpurt; e premtja identifikohej me të kaltrën; e shtuna me të kaltrën e mbylltë dhe e diela kishte ngjyrë portokalli.
Ngjyrat që më së shumti përmenden në mitologjitë dhe besëtytnitë popullore janë: e bardha, e zeza, e kuqja, e kaltra, jeshilja dhe e verdha. Filozofi i lashtë Filioni nga Alaksandria, konsideronte se i tërë universi është i ndërtuar nga katër ngjyrat që i simbolizojnë të katër elementet: e bardha, tokën; e jeshilja, ujin; ngjyra vjollcë, ajrin, dhe e kuqja, zjarrin. Ndërsa, të shtatë ngjyrat tjera që pasojnë, sipas Filionit, kanë përputhshmëri numerike dhe harmoninë e shtatë ditëve të javës, shtatë notave muzikore, shtatë qiejve, shtatë planetëve etj.
Edhe psikiatri bashkëkohor Karl Gustav Jungu ka konstatuar se në koncepcionin e psikanalizës, ngjyrat shpalosin funksionet themelore psikike të njeriut.
Në vazhdim do ta paraqesim domethënien simbolike të gjashtë ngjyrave më të rëndësishme që konsiderohen si bazë e formimit të shumë nuancave tjera kolorite:
NGJYRA E BARDHë - Edhe pse në Kinë dhe Japoni ngjyra e bardhë simbolizon zinë dhe vdekjen, ajo në besimet e popujve tjerë të botës, ka domethënien ngjyrës së dritës. është ngjyrë që simbolizon pastërtinë dhe kthjelltësinë, gjendje humori, festën, gëzimin dhe harenë, pafajësinë dhe virgjërinë femërore, sinqeritetin etj. Por, tek disa popuj ekziston besëtytnia që prania e disa llojeve të luleve të bardha në shtëpi nuk sjellin fat.
NGJYRA E ZEZë - Zakonisht është negative dhe ka të bëjë me: terrin, vdekjen, varfërinë, kobin, kaosin... Ngjyra e zezë është ngjyra e sotonës, e djajve, shtrigave dhe e demonëve.
Gjithmonë kjo ngjyrë shprehet si manifestim i së keqes. Në letrat e fatit Tarot, ka domethënien e vdekjes.
Tek shumë popuj besohet se vezët e zeza kanë fuqi magjike, ndërsa pula me ngjyrë të zezë parathonë varfërinë. Nëse buqetën e luleve e lidhim me fjongo të zezë, kjo parathotë vdekjen. Në hieroglifët egjiptiane, pëllumbi i zi ka qenë simboli i femrës, e cila gjatë tërë jetës ka mbetur e ve. Ndërsa, Kalorësi i Apokalipsës (paralajmëruesi i shkatërrimit të botës), tregohet se kalëron në kali të zezë. Edhe te ne shqiptarët besohet se, nëse ju prehet rruga nga macja e zezë, nuk do të keni fat, ndërsa romakët e vjetër ditën e "pafat" e kanë shënjuar me gur të zi. Në Bibël thuhet se Juda që e tradhtoi Jezusin është i mbuluar me të zezë. Por, e zeza, si simbol, shpesh nuk përdorej në kontestin negativ. Ta zëmë, nëse me vete mbani dhëmbin e qenit të zi, atëherë kurrë nuk do të sulmoheni dhe as të kafshoheni nga qentë tjerë. Ose, në kulturat e pasura tradicionale të shumë popujve, lidhja e shiritit të zi është përdorur për largimin e zënies së frymës, dhimbjes së kokës dhe dhimbjeve të dhëmbëve.
NGJYRA E KUQE - Ngjyra e kuqe është njëra ndër ngjyrat më të rëndësishme të simbolikës rituale okulistike. Konsiderohet si ngjyra e gurit alkimist të të urtëve që në vete mban vulën e shenjës së diellit. është ngjyrë e shpirtit të shenjtë, e viktimizmit, zjarreve hyjnore, bukurisë, begatisë dhe dashurisë. Po ashtu, konsiderohet edhe si ngjyrë e luftës, gjakut, shqetësimeve kolektive, emocioneve dhe urrejtjes.
Jo vetëm kaq!
Më tej, ngjyra e kuqe trajtohet si ngjyrë e shpirtit, epshit (libidosë), e zrmës, dijenisë, mençurisë si dhe urtësisë ezoterike. Të gjithë magjistarët, gjatë ritualeve të tyre magjike, vishnin pelerinat me ngjyrë të kuqe. Edhe sipas mësimeve biblike, gjatë krijimit të njeriut të parë (Ademit) është përdorur dheu i kuq. Në Japoni, e kuqja është ngjyra e sinqeritetit dhe besnikërisë. Atje, zakonisht, në veshjet e tyre tradicionale, të kuqen e bartin femrat.
Në Romën e lashtë, ngjyra e kuqe ka qenë ngjyrë e fisnikëve, gjeneralëve dhe shtresës elite të patricëve.
Në Kinë dhe Rusi, ngjyra e kuqe u paraprinte të gjitha riteve popullore e veçanërisht atyre që i kushtohen pranverës, fejesës dhe lindjes - pjellshmërisë.
Për fëmijët e shëndoshë, thuhet se është i kuq si gjaku. E, nëse e ëndërron të kuqen, do të thotë fat në dashuri.
NGJYRA E JESHILëT - Në besimet e popujve që nga lashtësia dhe në kohërat e sotme, ngjyra e gjelbër simbolizon fuqinë, besimin, ringjalljen, natyrën, qetësinë shpirtërore dhe mirëqenien në përgjithësi, andaj edhe jo rastësisht është përvetësuar si ngjyra bazë e besimit mysliman. Nga ana tjetër, ekzistojnë edhe popuj të tjerë që këtë ngjyrë e konsiderojnë si të pafat dhe ngjyrë e njerëzve të vegjël, "e vegjëlisë". Në këto besime, ajo konsiderohet se është e pafat, veçanërisht tek të dashuruarit kur ata me vete mbajnë eventualisht ndonjë veshje apo send që ka këtë ngjyrë. Në Anglinë e vjetër, ngjyra e jeshilët simbolizonte pranverën, rilindjen dhe shëndetin e mirë. Të dhuruarit dikujt në mëngjes ndonjë send me ngjyrë jeshile është konsideruar si fatsjellëse.
NGJYRA E KALTëR - Kjo ngjyrë konsiderohet si ngjyra e qiellit dhe e shpirtit. Në planin psikik, e kaltra është ngjyra e mendimeve, ndërsa e kndërta në orientin e lashtë, kjo ngjyrë simbolizonte brengën dhe dhembshurinë, ndërsa në besimet e disa popujve tjerë ajo shpreh sinqeritetin dhe aftësinë kreative. Po ashtu, është shumë i përhapur besimi se ngjyra e kaltër sjell fat dhe na mbron nga ndikimet negative psikike dhe shpirtrat e ligë. Të veshësh veshje me ngjyrë të kaltër në ditën e parë të martesës është besuar se bashkëshortëve të ardhshëm në jetën e përbashkët bashkëshortore do t'iu sjellë fat, harmoni dhe lumturi. Po ashtu, duhet përmendur edhe një besim që është tejet i përhapur edhe në kohën e sotme dhe ka të bëjë me bartjen e zinxhirit apo qafores me guralacë të kaltër rreth qafe, se ato na ruajnë nga gripi, ftohjet dhe inflamacionet e ndryshme.
NGJYRA E VERDHë - është ngjyra e arit, dritës diellore dhe inteligjencës kreative. Në besimet e popujve të lindjes, kjo ngjyrë simbolizon dobësinë dhe sëmundjen. Ndërsa, zakonisht konsiderohet se veshjet me ngjyrë të verdhë, në veçanti femrave u sjellin magnetizmin, tërheqjen, gëzimin dhe harenë. Në marketingun bashkëkohor, ngjyra e verdhë konsiderohet si ngjyrë që më së shumti e tërheq vëmendjen e të tjerëve, andaj edhe shumë punime publicistike për qëllime të reklamimeve të ndryshme, gjithnjë krijohen nga ngjyra e verdhë.
Adnan Abrashi-NANDA

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi