- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
PSIKOLOGJIA E NGJYRAVE
Sun 24 Apr 2011 - 7:09
Ja te shohim se si shpjegohen ngjyrat qe na pelqejn ne gjuhen psikologjike.
Perse na terheq ne veshje nje lloj ngjyre si prsh ngjyra e verdhe , e kalter , e zeze, e kuqe, vishnje..etj,
A jan ngjyrat ato qe shprehin personalitetin e secilit prej nesh? nese Po te shikojm cfare flasin ngjyrat
Ti hedhim nje sy shkurtimisht kuptimit qe kan ngjyrat baze ne hemisferen perendimore.
ky informacion do t'ju ndihmoj se cilat ngjyra ju pershtaten me shume .
E zeza
Kjo është ngjyra e autoritetit dhe e fuqisë. Rrobat e zeza i bëjnë njerëzit të duken më të dobët. Ndonjëherë kjo është një ngjyrë që e lidhin me djallin (për shembull, kaubojsi me kapele të zezë pothuajse gjithmonë ka qenë personazh negativ). Në hemisferën perëndimore, e zeza është e lidhur me zinë për të vdekurin. E zeza është ngjyrë serioze që evokon emocione të forta; është e lehtë t’i impresionosh njerëzit kur je veshur krejt me të zeza.
E bardha
Për pjesën më të madhe të botës, kjo është ngjyra që lidhet me pafajësinë (kujtoni veshjet e dasmës); me pastërtinë (mjekët me bluza të bardha) dhe me sigurinë që ndjen njeriu në dritën e diellit (gjërat bëhen të frikshme natën, jo ditën me diell!). Ajo përdoret gjithashtu, për të shprehur mungesën e ngjyrës. Në disa shtete të Lindjes, e bardha lidhet me zinë për të vdekurin.
Grija
Kjo ngjyrë është më tepër e lidhur me gjërat praktike, të përjetshme, të rëndomta dhe solide në jetë. Grija e ekzagjeruar i bën njerëzit të mos ndjejnë thuajse asgjë. Megjithatë, qoftë edhe pak ngjyrë gri i shton produktit tuaj atë ndjenjën e fortësisë së gurit. Disa nuanca të grisë lidhen me moshën e vjetër, vdekjen, taksat, depresionin ose humbjen e sensit të drejtimit.
E kuqja
E kuqja është ngjyra e energjisë. Ajo lidhet me lëvizjen dhe me emocionet. Njerëzit e rrethuar nga e kuqja ndjejnë se zemra e tyre rreh shumë shpejt. Kjo është absolutisht ngjyra e gabuar për dhomën e një foshnjeje por është e përsosur për t’i bërë njerëzit të gëzuar. Veshja e rrobave të kuqe e bën njeriun të duket paksa më i shëndoshë dhe natyrisht të dallohet më lehtë nga të tjerët. (Disa studime tregojnë se makinat e kuqe bëhen më shpesh viktimë e gjobave, por kjo vjen ndoshta sepse ata që kanë makina të kuqe i ngasin ato më shpejt ose polici i vë re më shpejt makinat me këtë ngjyrë). E kuqja nuk është ngjyrë e mirë po të përdoret më shumë se sa duhet, por përdorimi i një njolle të vogël të kuqe aty ku duhet është diçka me vend në disa raste (një shenjëz e kuqe në një dhomë neutrale tërheq vemendjen e vizitorit;) një kravatë e kuqe me një kostum blu dhe me këmishë të bardhë krijon energjinë e duhur për të tërhequr syrin. E kuqja është simbol i jetës (i jetës së kuqe si gjaku!) dhe për këtë arsye, është ngjyra që veshin nuset në Kinë. E kuqja përdoret në festat që kanë si temë dashurinë dhe bujarinë (trëndafilat e kuq, zemrat e Valentinit, Krishtlindjet, etj.) por ngjyra e vërtetë e dashurisë është roza. Ngjyra rozë është më qetësuesja e të gjitha ngjyrave – shpesh, kriminelët më të rrezikshëm vendosen në qeli ngjyrë rozë sepse siç tregojnë studimet kjo ngjyrë shterron energjitë dhe qetëson agresionin.
Bluja
Pyesni njerëzit se cila ngjyrë u pëlqen më shumë dhe shumica e tyre do të thonë bluja. Një pjesë e mirë e botës është blu (qielli, detet). Kur njeriu shikon ngjyrën blu, kjo e bën trupin të prodhojë kimikate që janë qetësuese. Por kjo nuk është e vërtetë për të gjitha nuancat e blusë. Disa nuanca (ose bluja e tepruar) mund të dërgojnë mesazhin e ftohtësisë. Shumë dhoma gjumi janë blu sepse kjo është ngjyra e qetësisë. Me kalimin e kohës, bluja është lidhur me vendosmërinë, besueshmërinë dhe besnikërinë (po ta keni vënë re, shumë uniforma janë blu). Njerëzit janë më produktivë në një dhomë blu sepse janë të qetë dhe të fokusuar tek ajo që kanë në dorë. Disa studime tregojnë se peshëngritësit ngrejnë më tepër pesha në një palestër blu – në fakt, pothuajse të gjitha sportet kanë më tepër sukses në mjedise blu.
Jeshilja
Është ngjyra e rritjes, e natyrës dhe e parasë. Është një ngjyrë qetësuese dhe shumë e këndshme për shqisat. Jeshilja e errët lidhet me terma të tilla si konservator, mashkullor dhe pasuri. Spitalet përdorin dhoma në jeshile të lehtë sepse është gjetur se ato i qetësojnë pacientët. Kjo është gjithashtu ngjyra që lidhet me zilinë, fatin, bujarinë dhe pjellorinë. Është gjithashtu ngjyra tradicionale e paqes.
E verdha
E verdha e gëzuar është ngjyra e diellit që lidhet me qeshjen, lumturinë dhe qejfin. E verdha lidhet me optimizmin dhe është gjithashtu ngjyra e të qarit. Studimet tregojnë se foshnjet qajnë më shumë në dhoma të verdha; njerëzit nxehen më shpejt në mjedise me këtë ngjyrë. Ajo ka fuqinë për të shpejtuar metabolizmin dhe për të nxitur mendime krijuese. E verdha mund të kthehet shpejt në ngjyrë të padurueshme nëse përdoret më tepër se duhet, por kur përdoret me kursim ajo mund të shërbejë si mjet i efektshëm për të shtuar shitjet. Disa nuanca të së verdhës lidhen me poshtërsinë, por nuancat ngjyrë ari lidhen me premtimin e një të ardhmeje më të mirë.
Portokallija
Kjo është ngjyra më e guximshme dhe më shpërthyese e planetit. Është ngjyra që lidhet me ditët e kënaqësive, të lumturisë dhe të enegjisë, me produktet e ngohta dhe organike. Ajo lidhet gjithashtu me ambicjen. Asgjë e qetë nuk lidhet me këtë ngjyrë. Portokallija lidhet gjithashtu me një fillim të ri në sjelljen e njeriut.
E purpurta
Çfarë ngjyre kishin rrobat e mbretërve dhe të mbretëreshave? Ishin të purpurta, ngjyra më mbretërore e cila lidhet me pasurinë, begatinë dhe me sofistikimin e pasur. Por nëse përdoret jashtë mase në një mjedis të zakonshëm ajo lidhet me mendjemadhësinë dhe artificialitetin. Nëse përdoret me kujdes, e purpurta jep një ndjenjë misteri, urtësie dhe respekti. Vajzat adoleshente në shumicën e tyre zgjedhin nuancat e kësaj ngjyre si më të preferuarat e tyre.
Ngjyra Kafe
Kjo ngjyrë lidhet më tepër me qëndrueshmërinë dhe miqësinë. Njerëzit janë gjithnjë e më të prirur për të zgjedhur këtë ngjyrë si favoriten e tyre. Kjo është ngjyra e vetë tokës dhe nuk ka gjë që e përfaqëson më mirë stabilitetin se sa toka. Ajo lidhet gjithashtu me gjërat natyrale dhe organike. Por duhet patur kujdes sepse në Indi kjo është ngjyra e zisë.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi