Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Çka është Psikologjia? Empty Çka është Psikologjia?

Thu 19 May 2011 - 8:13
Çka është Psikologjia?



Psikologjia është një shkencë magjepëse që prek çdo aspekt të jetës sonë.



Definicioni i vjetër që psikologjia është shkenca mbi shpirtin është i pamjaftueshëm. Sepse ai në fakt vetëm shpjegon prejardhjën e fjalës „psikologji“. Pra sipas domethënies së fjalëve të përngjitura greqishte „psyhe = shpirt“ dhe „logos = shkencë“. Por psikologjia është më shumë se vetëm një shkencë mbi shpirtin, mbi jetën e brendshme të njeriut. Jeta shpirtërore e njeriut ka edhe anën e jashtme.

Nga pikëmpamja e sotme konceptohet psikologjia si shkencë, e cila hulumton proceset dhe gjendjet e vetëdijshme si dhe arsyet dhe ndikimit e tyre.

Psikokologjia është shkenca e sjelljes dhe e kognicionit. Sjellja përgjithësisht përkufizohet si gjithëçka që ne bëjmë, sidomos nëse kjo mund të vëzhgohet prej të tjerëve. Kognicioni, përfshin proceset mendore, si p.sh. të menduarit, të perceptuarit, të ëndërruarit, kujtesën etj. Këto procese njohëse zakonisht nuk mund të vëzhgohen per se dhe shpesh hulumtohen përmes eksperimenteve (vetëraportimeve, pyetësorëve etj).

Psikologjia mund të definohet, apo përshkruhet edhe përmes katër qëllimeve të saja. Katër qëllimet, apo katër fushat themelore të psikologjisë janë: përshkrimi, parashikimi, kontrolli si dhe shpjegimi.
Pyetjes së çfarë është psikologjia, sot mundesh ti përgjigjësh edhe përmes përshkrimit të disa prej degëve të saj. Ato ilustrojnë më së miri ndryshueshmërine që ekziston sot në psikolgji. Katër nëndeget kryesore te psikologjisë janë: Psikologjia sociale; Psikologjia e përgjithëshme; Psikologjia klinike si dhe Psikologjia aplikative. Duhet të theksohet se psikologjia si shkencë apo si lëndë dita më ditë është duku u ndarë në degë të reja. Dega e psikologjisë ka momentalisht rreth 50 seksione, nëndegë të ndryshme të cilat hulumtojnë aspekte të jetës sonë.
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Çka është Psikologjia? Empty Re: Çka është Psikologjia?

Tue 7 Jun 2011 - 19:20
Ç'është psikologjia?
Drejtimi shkencor në studimin e sjelljes është një karakteristikë e rëndësishme e psikologjisë.Psikologjia është shkenca e sjelljes dhe e kognicionit.Sjellja përgjithsisht përkufizohet si diqka që ju beni,veqenarisht nëse kjo mund të vëzhgohet prej të tjerëve.Psikologët theksojnë studimin e sjelljes sepse ajo mund të vezhgohet dhe të regjistrohet.Shumë sjellje si psh:të ngrënit,të biseduarit,të shkruarit,të vrapuarit ose të përleshurit janë lehtësisht të vëzhgueshme.Kognicioni përfishin proceset mendore si psh:të menduarit,të ëndërruarit,kujtesën ose zgjidhjen e problemeve.Pra psikologjia është një disiplinë magjepëse që prek cdo aspekt të jetës sonë.
avatar
Zhaku
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 475
<b>Hobi</b> Hobi : teknollogji
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : tirana
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/04/2011

Çka është Psikologjia? Empty Re: Çka është Psikologjia?

Tue 7 Jun 2011 - 19:32
psikollogjoia eshte nje mit qe do me then kur njeri iken me shkarje ledhi merre me leng se mishi u heng
Sponsored content

Çka është Psikologjia? Empty Re: Çka është Psikologjia?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi