- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
FEJA DHE PSIKOLOGJIA (IV)
Thu 24 Nov 2011 - 16:49
5. Dimensionet e fesë
Hulumtuesit të cilët mendojnë se për ta studiuar fenë e individit apo të ndonjë grupi nuk mjaftojnë vetëm besimet dhe shpeshësia e adhurimeve, bëjnë përpjekje me të cilat fenë e studiojnë brenda shumë dimensioneve të llojllojshme. Në veçanti kjo metodë më së shumti është e përvetësuar nga sociologë dhe psikologë që merren me çështjet e besimit dhe fesë. Qëllimi fundor i tyre është që duke e studiuar fetarësinë nga aspekte
dhe dimensione të llojllojshme dhe duke ofruar komente dhe tipologji, në mënyrë sa më të efektshme ta kuptojnë jetën fetare. Meqenëse studimi ka të bëjë me temën të cilën ne e trajtojmë, këtu do ta cekim punimin të cilin së bashku e ka realizuar Glock dhe Stark-u, të cilët për klasifikimin kryesor të dimensioneve fetare, si bazë i kanë marrë pesë dimensionet e saj për të cilat edhe ne këtu në mënyrë të shkurtër do të mundohemi të japim disa sqarime. Sipas mendimit të këtyre dijetarëve, dimensionet e fesë janë këto:
a. Dimensioni ideologjik
Ky është një dimension që ka të bëjë me anën teorike të besimit i cili mbështetet në themelet e besimit fetar. Ky lloj i lidhshmërisë fuqinë e vet e gjen dhe shpreh në të besuarit. Njeriu fetar, ka bindje të caktuara të cilat këtë individ e lidhin me Krijuesin
dhe e fusin në marrëdhënie me të.
46 Këtë dimension e përbëjnë mendime të cilat njeriun e lidhin me një botë jashtë qenies dhe fuqisë së tij
47 ose, thënë më ndryshe me botën tjetër apo me qenie mbi botën.
48
b. Dimensioni i adhurimeve (riteve fetare)
Ky është dimension që në vete ngërthen aprovimet (aplikimet) fetare dhe si i tillë i përmbledh adhurimet sikur që janë lutja, namazi, haxhxhi (pelegrinazhi), ritet, sakrifica (kurbani), të cilët janë shprehje e përjetësimit fetar. Këto janë disa fjalë ose lëvizje të cilat shprehin lidhshmërinë dhe robërimin ndaj Zotit ose janë sjellje fetare që kanë për qëllim afrimin me Të. Kur jemi te ky dimension H. Peker thekson qartë se te adhurimet roli i vullnetit është shumë i rëndësishëm.
49 Sa u përket shkaqeve që janë të lidhura me adhurimet, në përgjithësi aty shprehet falënderimi ndaj Zotit dhe mirënjohja ndaj begative të dhëna.
50 Thënë shkurt, ato janë disa lëvizje që i mbajnë të gjalla marrëdhëniet apo lidhshmërinë tonë me Zotin.
51
c. Dimensioni i përvojës
Në këtë dimension bëjnë pjesë intuita, ndjenjat (emocionet), ndjeshmëritë dhe tërësia e përkapjeve që zënë vendin më të rëndësishëm në jetën fetare të njeriut dhe të cilat e mbajnë ndikimin e Qenies Hyjnore dhe nëpërmjet tyre e informojnë besimtarin në lidhje me to.
52 Elementet më të rëndësishme të këtij dimensioni janë ndjenjat, sikur
frika fetare, dashuria, habia, lidhja e ngushtë, qëndrueshmëria, siguria-besimi, strehimi, dorëzimi, shpresa, durimi, mirënjohja, nderi, lartmadhërimi, pikëllimi e të tjera.
53 Në ndjenjën fetare frika dhe dashuria janë pranë njëra tjetrës. Schleiermacher pohon se ndjenjën fetare e formon “lidhshmëria absolute”.
54 Ndërkaq Paviqeviqi drejtimin e ndjenjave fetare kah “qenia e botës tjetër” nga aspekti psikologjik e konsideron më se normal. Sipas tij, të kesh aspirata ndaj asaj nuk pengon asgjë.
55.
ç. Dimensioni intelektual
Në bazë të mendimeve të një grupi të konsiderueshëm autorësh, ky dimension konsiderohet pjesa më kryesore e fetarësisë. Këtu ka për qëllim personin i cili sadopak ndjehet fetar në lidhje me temat fetare dhe burimet e tyre, dhe që ka njohuri për këto çështje. Gazaliu paraqet mendimin se “hulumtimi i disa argumenteve në lidhje me besimet fetare dhe në suaza të intelektit të shëndoshë, krijimi i një bindjeje të sinqertë mbi gjithësinë, realizojnë dimensionin intelektual të fesë”.
56
d. Dimensioni i ndikimit
Në këtë dimension hyjnë të gjitha tekstet fetare që i udhëzojnë njerëzit për veprat që duhet bërë, e në të njëjtën kohë me ndikimin fetar përcaktojnë llojin e botëkuptueshmërisë te njerëzit. Dimensioni i ndikimit si i tillë, mund të thuhet se më së shumti ka të bëjë me relacionin njeri-njeri se sa me atë njeri-Zot.
57 Feja është faktor i tillë që ka fuqinë të ndikojë në rregullimin e jetës së njeriut, në planifikimet e tij të ardhmërisë, në marrëdhëniet që i ka me të tjerët, thënë shkurt, në të gjitha poret e jetës së tij. Duhet cekur atë se krahas atyre pesë dimensioneve të fesë të cilat ne këtu në mënyrë të shkurtër u munduam t\'i sqarojmë, sipas psikologëve dhe sociologëve të fesë ose sipas atyre që merren me studimin e çështjeve fetare, ekzistojnë edhe dimensione të tjera të fesë. Njëri ndër ta është G. Allporti. Ai paraqet dy lloje të ndryshme të fetarësisë: edhe atë me burim të jashtëm (extrinseque) dhe fe me burim të brendshëm (intrenseque). Në modelin e fesë me burim të jashtëm, feja nuk është faktori përcaktues i gjithë veprimtarisë, mirëpo ajo është mjet që përdoret nga disa për t’i arritur qëllimet e tyre personale dhe poseduesit e kësaj prirjeje fenë e përdorin me qëllim të realizimit të idealeve dhe planeve të tyre jetësore. Ndërsa sa i përket atij me burim të brendshëm, ose poseduesit të një prirjeje të lindur nga brenda, në fe i gjen motivimet kryesore të jetës së tij, dhe të gjitha nevojat tjera të kësaj jete i vë në konsiderim të rendit të dytë. Tipat e këtillë planifikimet e tyre mundohen t\'i bazojnë në burimet fetare dhe çdo gjë e sjellin në pajtim me burimet fetare.
58 Po qe se nga aspekti Islam bëjmë një vlerësim rreth këtyre çështjeve, mund të themi se ky model në plan të parë e nxjerr dimensionin e tasavvufit (pra atë mistik). Një pikëpamje e ndryshme e dimensioneve fetare është e paraparë nga ana e Pantiqit, i cili në hulumtimin e tij, sjelljet e njerëzve ndaj institucioneve fetare i konsideron si një dimension fetar të veçantë nga të tjerët. Qëllimi i autorit këtu nuk është vetëm forma e organizimit ose përbërjes së institucioneve fetare, por në rend të parë vijnë veçoritë në lidhje me qëndrimet e njerëzve fetarë ndaj xhamisë apo kishës. Ekzistojnë edhe njerëz të tillë të cilët pohojnë se simbolet luajnë rol të rëndësishëm në fe dhe këto simbole i konsiderojnë si dimension i veçantë i fesë. Pohimet e tyre i bazojnë duke thënë se nën simbolet ekzistojnë disa shenja nëpërmjet të cilave disa njerëz arrijnë të thellohen në mendime abstrakte, ndjenja të ndryshme ose udhëzohen në disa ide të cilat jashtë këtyre simboleve nuk mund t\'i realizojnë. Këto simbole mund të jenë fetare ose jashtë kontekstit të fesë. Sa për ilustrim pohojnë se kisha është ajo që të përkujton “shtëpinë e Zotit”, ose një simbol jofetar sikur gjarpri i cili është një simbol i përhershmërisë
VAZHDON...

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi