Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Terapia virtuale Empty Terapia virtuale

Thu 24 Nov 2011 - 22:43
Në një botë ku marrëdhëniet virtuale po marrin gjithnjë e më shumë vendin e kontakteve reale, nuk duhet të habitemi që edhe mjekët të bëhen “avatar” dhe terapitë të ndiqen përmes kompjuterit dhe jo më në studion e doktorit. Edhe situatat kur mjekimi kalon përmes botës virtuale janë në rritje, thotë Jeremy Bailenson, drejtor i Virtual Human Interaction Lab, në Universitetin e Stenfordit. Bailenson, në librin e tij “Infinite Reality”, shpjegon se eksperienca në një botë virtuale alternon sjelljen në botën reale. “Mjafton vetëm pak për të prodhuar efekte të konsiderueshme. Ne kemi kryer disa eksperimente me disa studentë të cilët i kemi kthyer në “avatar”, sic njihen subjektet e botës virtuale”, thotë Bailenson. “Nëse avatarët manipulohëshin sado pak në mënyrë që të ishin më të gjatë apo më tërheqës sesa homologu i tyre njerëzor, në realitetin virtual studentët merrnin qëndrime me më shumë autoritet dhe siguri në vetëvete”, vijon studiuesi. Por këto sjellje ruheshin edhe në jetën reale nga studentët, të cilët nuk e perceptonin manipulimin e pamjes së avatarit që ishte minimale. “Efekti ishte tërësisht i pandërgjegjshëm”, shton Bailenson.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi