Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Terapia e muzikës si deshifrim i mendjes njerëzore dhe kurë, muzika si gjuhë jo-verbale Empty Terapia e muzikës si deshifrim i mendjes njerëzore dhe kurë, muzika si gjuhë jo-verbale

Thu 14 Feb 2013 - 16:01
Terapia e muzikës si deshifrim i mendjes njerëzore dhe kurë, muzika si gjuhë jo-verbale Qamil-300x225
Terapia e muzikës si deshifrim i mendjes njerëzore dhe kurë, muzika si gjuhë jo-verbale
Mag. Qamil Sul Gjyrezi

Eksperienca ime
Fjala muzikë e ka prejardhjen nga fjala greke “muzë”. Eleganca, bukuria dhe forca mistike magjepse shëruese e muzikës lidhen me rregullin qiellorë dhe me kujtimet mbi prejardhjen dhe fatin tonë njerëzorë. Psikoterapia e muzikës nuk e ndan trupin nga psikika si në psikoterapi.
Muzika bën pjesë në metodat alternative për kurë dhe shërim.
Terapia muzikore është disiplinë shkencore, një ndërthurje e muzikës me mjekësinë dhe psikologjinë, ku persona të kualifikuar (terapeutët muzikor) merren me trajtimin dhe shërimin e pacientëve që kanë probleme, çrregullime të ndryshme fizike dhe psikike.
Muzika ka shërbyer si ilaç për trupin dhe mendjen, shpirtin.
Në lashtësi muzika përbënte një element mistik të plotfuqishëm që krijonte harmoni në trup dhe psikikë
Terapia muzikore presupozon përdorimin e tingullit dhe muzikës brenda zhvillimit të marrëdhënieve pacient dhe terapeut për të mbështetur dhe inkurajuar mirëqenien fizike, mendore, sociale dhe shpirtërore.
Terapia e muzikës si deshifrim i mendjes njerëzore dhe kurë, muzika si gjuhë jo-verbale Muzika-2
Psikologjia muzikore
Psikologjia muzikore është element themelorë i terapisë muzikore që trajton tema të tilla si:
1. Funksioni i muzikës në historinë e njerëzimit në përgjithësi.
2. Funksioni i muzikës në jetën e individit në veçanti.
3. Ndikimet filologjike dhe psikologjike të muzikës.
4. Perceptimi auditiv.
5. Kujtesa muzikore.
6. Përpunimi i tingujve nga truri.
7. Preferencat muzikore, shijet estetika.
8. Rëndësia e përjetimit muzikorë në krijimin e identitetit.
“Muzika ndikon në krijimin e identitetit dhe personalitetit”.
Në terapinë muzikore nuk janë strikte kufijtë ndërmjet:
Psikikës dhe trupit
Aktives dhe pasives
Të ndërgjegjshmes dhe të pandërgjegjshmes
Subjektives dhe objektives
Të brendshmes dhe të jashtmes
1. Eksperienca në Danimarkë për terapinë e muzikës
Njohuritë e para të termit terapi e muzikës i kam marrë në Danimarkë, gjatë një vizite trajnuese në disa qendra të edukimit dhe rehabilitimit në Kopenhagen, Albor, Arhus dhe Odensa në vitin 1996. Psikologjia në Shqipëri deri para viteve 90-të ka qenë një fushë jo shumë e përhapur, pasi regjimet totalitare nuk janë të interesuara të studiojnë problemet e mendjes dhe shpirtit. Regjimet totalitare dhe diktaturat e kanë patur frigë deshifrimin e shpirtit njerëzorë. Emra të tillë si Frojd, Jung, Erich Fromm etj. kanë qenë të ndaluar rreptësishtë për neve. As mund të bëhej fjalë në atë periudhë për koncepte të tilla si terapi, psikanalizë, këshillim e për më tepër terapia e muzikës që ka qenë totalisht e panjohur.
Terapia e muzikës si deshifrim i mendjes njerëzore dhe kurë, muzika si gjuhë jo-verbale Muzika-1-200x300
Unë personalisht në fakt raportet me muzikën i kam të veçanta, pasi jam profesionit dhe kam mbaruar Akademinë e arteve në Tiranë në vitin 1982, dega muzikë, instrumenti Trombë. Studimet në fushën e muzikës në periudhën tonë kanë qenë me programe të plota por ju ka munguar bota shpirtërore dhe larmia e autorëve dhe shkollave dhe shkëmbimi me eksperiencën perëndimore, artin perëndimorë muzikorë. Në kohën tonë gjatë studimeve për instrumentin e trombës, kanë qenë të lejuar të luheshin vetëm autorët klasikë, romantikë dhe vendas. Autorët impresionistë Debysy, ekspresionistë si Ravel dhe modern kanë qenë të ndaluar rreptësishtë. Diktatura ka qenë shumë e ashpër me botën shpirtërore, shprehëse dhe kreative. Udhëheqësit komunistë ishin shumë të kujdesshëm, me artin në përgjithësi, letërsinë e pikturën dhe mbi të gjitha me muzikën. Muzika e kohës në Shqipëri nuk kishte mundësi të mëdha shprehëse. Ajo ishte një muzikë që kontrollohej e censurohej totalisht nga shteti komunist. Shumë autorë të stileve dhe rrymave moderne kanë qenë totalisht të ndalura. As që nuk bëhej fjalë për rryma të tilla si Jazz, Rrok dhe rryma të reja, në përgjithësi për muzikën intelektuale perëndimore. Mendja dhe shpirti i shqiptarëve në periudhën diktatoriale pësuan goditje të mëdha deri në nivelin klinik, që do të thotë diktatura ndikoi thellë në botën shpirtërore duke e shkatërruar atë. Vetëm me përpjekjet tona për të kuptuar lirinë kemi dëgjuar radiot italiane të cilat ishin një dritare shumë e rëndësishme shpirtërore për neve, pa harruar literaturën e autorëve klasikë si Vivaldi dhe atyre operistikë si Verdi ose ndonjë tjetër. Italia në të gjithë historinë tonë, ka patur dhe vazhdon të ketë një ndikim të fuqishëm në botën tonë shpirtërore dhe kulturore. Deti që na ndan prej 70 miljesh në pikën më të afërt, ka qenë dhe është një urë komunikimi shumë e rëndësishme. Radioja dhe televizionet italiane, në periudhën e diktaturës, ishin rrezet e shpresës për të gjithë neve. Kultura italiane ilumioni shumë mendje të ndritura të kombit tonë dhe ka ndikuar shumë në botën tonë shpirtërore gjatë shekullit të kaluar. Një dritare e cila ndikoi në botën tonë ishte p.sh. edhe festivali i Sanremos, këngëtarët të dëgjuar italianë si Giani Morandi, Albano, Mina, Adriano Celentano etj. Kështu që fjala terapi ishte shumë larg nesh një dicka e cila tingëllonte shumë larg, gati e paimagjinueshme.
Terapia e muzikës si deshifrim i mendjes njerëzore dhe kurë, muzika si gjuhë jo-verbale Muzika-3-300x300
Kontakti në Danimarkë me këtë eksperiencën e terapisë së muzikës, siç shkrova ma sipër ishte në vitin 1996, falë një ndihme që më dha një shoqatë Daneze për një vizitë pune me miqtë e mi të fakultetit të shkencave të edukimit të universitetit Luigj Gurakuqi Shkodër, profesorët e njohur Gëzim Dibra, Vehbi Hoti dhe Mithat Hoxha.
Duke parë interesin tim për muzikën dhe studimet humane, miqtë nga Danimarka na e dhanë këtë shans. Më pas kam qenë në Danimarkë edhe në vitin 1998 në Odensa.
Institucione që patëm vizituar dhe jemi trajnuar për një muaj ishin të gjitha institucione edukimi të fëmijëve me prapambetje mendore dhe fizike. Në Danimarkë mësuam dhe studiuam edhe disa çrregullime që më përpara nuk i njihnin edhe profesorët e shkencave të edukimit. Imagjinoje për mu që isha një muzikant profesionist, psikologjia dhe terapitë ishin një diçka shumë e largët e që më vonë u banë pjesë e punës, jetës dhe studimeve të mija. Specialistët e terapisë muzikore në Danimarkë, ishin profesionistë që kishin njohuri në fushën e muzikës dhe psikologjisë. Ato vinin nga formime dhe fusha të ndryshme. Terapia muzikore në Danimarkë ka një rëndësi të madhe . Terapia e muzikës studiohet deri në nivelin PHD.
Danimarka është një vend ku ka një seri çrregullimesh psiko-fizike të cilat mund ti ndajmë në të:
a. Të trashëguara.
b. Të krijuara si pasojë e drogës, gjatë lindjes dhe e martesave brenda llojit, si pasojë e psikologjisë kulturore dhe ndikimit në shëndetin mendorë dhe fizik që vijnë nga globalizmi.
Qeveria daneze i kushton një rëndësi të veçantë çrregullimeve të ndryshme psiko-fizike dhe bën një politikë sociale ku gjithë grupmoshat kanë rëndësinë dhe përkujdesjen e specialistëve si në planin material dhe profesional në sferën e edukimit, dhe formimit.
Një prej terapive që zhvillohej në Danimarkë, ishte edhe terapia dhe formimi nëpërmjet veglave të frymës. Terapitë për çrregullime të caktuara ishin:
1. Terapi muzike me veglat e frymës, vegla tunxhi.
2. Terapi drame, performaca në të mësuar, terapia e performancës dhe e psikomotorikës, gjuhët jo verbale.
3. Terapitë tradicionale.
Shumë lëndë si historia dhe gjeografia mësoheshin me teatër terapinë, me forma praktike, ku fëmijëve për të mësuar data dhe vende dhe histori të caktuara ju vinte në ndihmë teatër terapia. Ky edukim kishte në bazën e tij terapinë e performancës dhe ky luante një rol në të mësuar.
Kopshtet daneze kishin të gjitha format edukative dhe terapeutike për moshat të caktuara, të cilat ndikonin në formimin dhe edukimin e fëmijëve . Piktura, teatri dhe më vonë muzika ishin në bazën e programeve të edukimit dhe formimit.
Një eksperiencë interesante ishte edhe terapitë që zhvilloheshin në Groenlandë, për ta mbajtur të gjallë zhvillimin njerëzorë në pikën e fundit të veriut. Fëmijët të cilët lindin atje, duke mos pas mundësi komunikimi, ju krijohen një seri çrregullimesh psiko-fizike. Një rrol të rëndësishëm, në përmirësimin dhe integrimin e këtyre grup moshave luante edhe terapia e artit dhe terapia e muzikës.alb-observer.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi