Share
Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

default Nuk ka shqiptarë pa gjuhë shqipe, s’ka gjuhë shqipe pa shkolla

prej Sun 11 Mar 2012 - 0:05
Sa më shumë që kalojnë vitet, aq më madhështore na duket festa “7 Marsi“ Dita Mbarëkombëtare!

Përprjekja për gjuhën dhe shkollën shqipe, përfaqëson faqet më të ndritura, por edhe më të përgjakura të historisë sonë kombëtare. Arsimi është zanafilla apo më thjeshtë arma e një shteti. Nëpërmjet shkollës e të gjuhës mbillet e zhvillohet fara e lirisë thoshjte. Gjithçka fillon me puntoret e arsimit. Si gjithmonë, dikush flijohet që diçka më e madhe të jetojë. Dhe arsimi jetoi në shekuj mbi flijimin legjendar. Kombi ynë, në tërë historinë e tij, njohu pushtime të gjata shekullore, pushtime te cilat kishin vetëm një synim, zhdukjen e gjuhës sonë nga faqja e dheut. A mos ndoshta ky mësim filozofik, ky unitet i veprimit, don të thotë, se kur ti humb diçka, fillon dhe e vlerëson atë, që ti zhvillon mbi këtë humbje! Por a janë valltë të gatshëm t’gjithë të flijojnë? Në të vërtetë, po! Secili nga ne, humbi diçka, dikush më shumë, dikush më pak. Diçka e shenjtë jepet, diçka e shenjtë fitohet! Dhe brezat që vijnë, mesojnë mbi qëndresën shqiptare, mësojnë atë, që ndjekja dhe përsekutimi i kuadrave vërtetë e pengoi mësimin e gjuhes se shkruar shqipe, por nuk e shoi atë! Fjala e gjallë e mësuesit është treguar me e fuqishme se sa luftrat e kercnimet që janë bërë gjatë shekujve. Ne sot në këtë ditë, të gjithë se bashku kujtojmë mësuesit tanë, që na mësuan shkronjat e para shqipe, dhe ndalemi i themi dy fjalë: „7 Marsi,“ është dita e urimit dhe apelit per me shumë vemendje shtetrore dhe shoqerore ndaj mësimdhënsve, që kurrë nuk u shpërblyen sa meritojnë për punën e tyre te vështire. S’mund të ketë shqiptarë pa gjuhë shqipe, s’mund të ketë gjuhë shqipe pa shkolla. Dita e mësuesit, është një datë qe të kujton themelet e para të shkollës shqipe, pasurimin e shpirtit të popullit dhe ngritjen e vetëdijes kombëtare. Martiret e çështjes arsimore përhapën zërin e dijes për të ardhur në Kongresin e Parë të Gjuhës Shqipe, qe u mbajt me 1908, në qytetin e Manastirit. Dhe duke vazhduar më tej me hapjen e shkollës se parë kombëtare ne vitin 1909, Normalën e Elbasanit. Në këtë shkollë u përgatitën kuadrot e para te gjuhës amtare. Sot është dita për ti kujtuar, falenderuar dhe respektuar puntoret e arsimit ku do qe ndodhen apo nuk ndodhen më! Ata ishin hallka parë zinxhirore e flijimeve të hershme kombëtare. Atdheu duhet me zemër e mbrohet me gjak. Naum Veqilharxhi që shkroi Abetaren e pare, e lau me jetë në burgun e Patrikanës greke në vitin 1866. Tmerr të tërbuar kundër shkollës shqipe ndërmuarr pansllavizmi. Ai vrau At Shtjefan Gjeçovin, mbyti në burgun e Prizrenit Bedri Pejanin, mësuesin e gjuhës shqipe në gjimnazin e Shkupit. Pas viteve 1980/81, ishte periudha më e errët në historinë e arsimit shqiptar në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, e Preshevë. Në këtë periudhë u vu në zbatim të hapur strategjia antishqiptare që nuk ishte tjetër pos një dosje famëkeqe në shërbim të UDB-së për gjithë garniturën e vetëdijshme kombëtare të intelektualëve shqiptarë në Kosovë. Pushteti jugosllav pat intensifikuar sulme në të gjitha anët për ta flakur gjoja “separatizmin dhe irredentizmin shqiptar”. Politika pansllaviste, që ushtrohej nga organet jugosllave filloi ta sulmojë arsimin shqiptar në tërë Kosovën. Si atëherë edhe tani puntoret e arsimit, përbejnë atë shtresen më te ndieshme qe paraqesin këkesat kombëtare dhe, njëkohësisht demokratike, ndersa rinia ne radhë te parë, është ajo fuqia që bën sendërtimin e tyre. Vendosmëria në mbrojtjen, e një shteti të lirë, e te arsimuar, është prioritet ne shpirtin e edukatoreve. Të gjithë duhet përulemi me respektin më të thellë për punën e vyer që mësuesit shqiptarë kanë realizuar ndër breza . Prandaj edhe në të ardhmen, duhet të ngulisim në ndërgjegjen e këti brezi përkatësinë e tij e njëkohësisht, krenarinë e të qenit shqiptar dhe vlerat tona kombetare”. Fëmijët tanë, nxënësit tanë, duhet të formohen me parime e bindje të drejta politike sepse historia ishte gjithmonë mësuesja më e mirë e jetës sonë! E ardhmja e fëmijëve tanë, varet nga vlerat tradicionale nga mësuesit ne shkollë edhe nga prindërit ne familje. Ata duhet të dinë se mbijetesa e kombit shqiptar në rrethana historike u realizua nga idealizmi dhe sakrifica e mësuesve dëshmorë. Burra të lindur për te sakrifikuar dhe jetën e tyre duke na lënë ne pasardhësve të tyre pasqyrën morale ku të shohim çdo ditë, modelin e idealizmit, që vendi ynë të realizojë tash ëndrrën e vetë shekullore. Trojet e Bashkuara Etnike. Secili mësues ka vendin, rolin, kujtimin e tij. Ata, kurrë nuk mund të harrohen dhe njëkohësisht kurre nuk mund te shpërblehen sa meritojnë. Përulje dhe nderim, për ata mijëra mësues që nuk janë sot midis nesh, puna e tyre do të kujtohet me respekt dhe admirim të përjetshëm. Sakrificat për shkollën dhe gjuhën shqipe jasht atëdheut, nuk kanë te ndalur edhe sot e kësaj dite, në kushte të vështira financiare, po bëjnë një punë të jashtëzakonëshme për të mbajtur gjallë gjuhën dhe zjarrin e ndezur të shqiptarizmës. Breza të tërë mësuesish, me mund e për kushtim se cili, ne mënyrën e vetë, ka vënë një gur në kështjellën e arsimit Shqiptar. Një urim të veçantë në këtë ditë do të dëshiroja të shprehja për të gjithë mësimdhënsit shqiptarë brenda dhe jasht vendit, se puna e tyre vetëmohuese kudo qe frymonë janë “gurët e themelit” të shtetit. Se cili mësues, interesat e veta te ngushta ia nenshtroi interesit te përbashket kombëtar. Duke kremtuar këtë Ditë të Madhe, e cila është më shumë se sakrificë, është më shumë se vetëflijim, përkulemi të gjithë para arsimtarëve dëshmorë që ranë në Luftën e Fundit, për të çliruar pjesën më të robëruar të kombit duke gjeneruar fuqi të pashtershme, në ngritjen e moralit për liri dhe arsim kombëtar
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi