Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

125 vjet shkolla shqipe, si lindi 7 marsi? Empty 125 vjet shkolla shqipe, si lindi 7 marsi?

Wed 7 Mar 2012 - 17:18
Sot është dita e mësuesve, edukatorëve, pedagogëve, është festa e tyre. Si në cdo 7 Mars, edhe këtë vit në të gjithë vendin do të festohet Dita e Mësuesit. Aktivitete të shumta priten të festohen në mbarë vendin, ku mësuesit sot do të jenë ata që do të marrin falenderimet për punën që kanë kryer në edukimin e brezit të ri.

Më 7 Mars të këtij viti mbushen 125 vjet nga dita kur në qytetin e Korçës u hap Mësonjtorja e Parë Shqipe, e cila kurorëzoi me sukses një nga detyrat kryesore të lëvizjes sonë kombëtare, atë të përhapjes së arsimit në gjuhën amtare.

Përpjekjet e patriotëve korçarë dhe atyre në diasporë, veçanërisht të patriotëve të Bukureshtit dhe Stambollit, midis të cilëve vëllezërve Sami e Naim Frashëri, dhanë rezultatin e dëshiruar, kur në 7 Mars 1887 u çel "Mësonjtorja Shqipe" në Korçë.

Vetëm një ditë pas kësaj ngjarje të shënuar, patriotët e Korçës u shkruanin bashkëluftëtarëve të tyre të Bukureshtit, se "dëshira jonë u plotësua, shkolla shqipe u hap, druri që vumë në dhet, këtu e dy vjet, sot lulëzoj dhe dha pemët e ëmbla". Çelja e Mësonjtores së Parë Shqipe, sipas historianit Bashkim Jahollari, Prof.as, Dr. në Universitetin "Fan Noli" të Korçës, shënonte një ngjarje me rëndësi madhore në përpjekjet e popullit tonë, për të krijuar shkollën e vet kombëtare.

"Mësonjtorja Shqipe e Korçës nuk ishte thjesht një arritje arsimore, por edhe një akt me vlera të mëdha politike. Në këtë kuadër, shkolla kishte si detyrë që nëpërmjet përhapjes së gjuhës shqipe të ndihmonte në zgjimin e ndërgjegjes kombëtare, në rritjen e përpjekjeve të shqiptarëve për autonomi", tha Jahollari.

Për këtë arsye rilindasit u përpoqën që në fillim që "Mësonjtorja" të paraqitej me një fizionomi kombëtare dhe njëkohësisht të shndërrohej në një model për shkollat shqiptare që do të çeleshin në vend.

Nga struktura dhe përmbajtja e mësimit “Mësonjtorja e Parë” ishte një shkollë e përparuar. Veprimtaria e saj përshkruhej nga fryma patriotike, nga dëshira për dije dhe edukata e punës. Tekstet e përdorura në shkollë si; abetarja e gramatika e Sami Frashërit, aritmetika e Jani Vretos, historia e Naim Frashërit etj. si vepra të rilindasve tanë të shquar, dalloheshin për frymën e tyre të shëndoshë dhe përmbajtjen patriotike.

Si rrjedhojë e punës së palodhur të mësuesëve e drejtorit të saj të parë, Pandeli Sotiri, mbështetjes së fuqishme të popullsisë arsimdashëse korçare dhe angazhimit serioz të patriotëve brenda dhe jashtë vendit, shkolla filloi të ecte ashtu si e kërkonin interesat kombëtare.

Duke qënë një fitore e rëndësishme arsimore e politike e krejt lëvizjes sonë kombëtare, shkolla shqipe e Korçës u bë pishtar dhe shembull i rrugës së ndjekur nga rilindasit shqiptarë. Si e tillë ajo pati ndikimin e vet jo vetëm në krahinat përreth Korçës, por në krejt vendin. Prandaj gazeta “Drita” e patriotëve të mërgimit shkruante se "e para dritë, e cila e zbukuron Korçën, gëzon edhe tërë Shqipërinë, u jep shpresë tërë mëmëdhetarëve zemër-djegur”.

Kështu, vetëm 7 ditë pas saj, u çel shkolla shqipe në qytetin e Pogradecit. Shkolla shqipe u çelën në Ersekë e në Ohër, si dhe u shtuan përpjekjet për çeljen e tyre në krahinat e tjera. Në 23 tetor të vitit1891, në Korçë u çel Shkolla e Vashave, e cila krijonte mundësi për të marrë arsim në gjuhën amtare dhe femra shqiptare dhe që si një forcë e madhe shoqërore të hynte në rrugën e përparimit.

Përhapja që mori në vendin tonë, mësimi i gjuhës amtare pas çeljes së Mësonjtores shqipe të Korçës, tregonte dëshirën e madhe të shqiptarëve për mëvetësi dhe njëkohësisht se, ishin hedhur hapat e para në realizimin e njërës prej detyrave thelbësore të lëvizjes sonë kombëtare, që synonte Shpalljen e Pavarësisë.

Në këtë mënyrë “Mësonjtorja e parë” hyri në histori si pionierja e arsimit tonë kombëtar dhe dita e çeljes së saj dhe si festë historike e tij.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi