- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Tahiri: Greqia të fusë gjuhën shqipe në shkolla
Mon 12 Mar 2012 - 21:34
Deputeti i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet Dashamir Tahiri nëpërmjet një deklarate për mediat kërkon që Qeveria Greke të ndjekë shembullin e asaj Italiane dhe të mundësojë mësimin e gjuhës shqipe në shkollat greke.
Sipas tij, aprovimi i qeverisë italiane parashikon ndër të tjera, mundësinë e mësimdhënies në shkolla, të përdorimit në zona juridike, përveç shpërndarjes së programeve kulturore dhe nëpërmjet mjeteve kryesore të komunikimit dhe duke u bazuar në këtë vendim, në shkollat italiane së shpejti do të jetë e mundur të mësohet edhe gjuha shqipe.
“Në këtë prizëm kërkojmë që edhe fqinji tjetër i yni, Greqia të ndërmarr hapa konkret, edhe për të treguar këtë vullnetin e mirë që gjithmonë e pretendon nga Qeveria Shqiptare për të aprovuar bazën ligjore dhe aktet e tjera nën ligjore të nevojshmë për të bërë realisht të implementueshmë Kartën Europiane të Gjuhëve Rajonale ose Minoritare. Kërkojmë këtë ratifikim nga qeveria greke si një përmbushje formale e përmbajtjes së Kartës. Kjo do të bënte të mundur mësimin e gjuhës shqipe prej qindra mijëra fëmijëve të emigrantëve shqiptar që jetojnë dhe banojnë në Greqi prej vitesh. Gjithashtu do të bënte të mundur për të dal nga situate e frikës dhe do të mundësonte përdorimin e gjuhës shqipe edhe për mijëra çam të Çamërisë që vazhdojnë të jetojnë në trojet autoktone të tyre dhe mijëra arvatinas kudo që jetojnë në territorin e Greqisë”, shprehet Tahiri, raporton noa.al.
Më tej ai kërkon ndërhyrje ligjore nga ana e Kryeministrit të Greqisë edhe në respekt të prejardhjes së tij arvanitase, ndërsa nënvizon se formimi i tij kozmopolit do ti lejonte ruajtjen e kulturës dhe gjuhës së prejardhësve të tij pavarësisht hendeqeve dhe mendësive ndarëse dhe përçarëse që prej kohësh helmojnë bashkëjetesën mes vendeve.
a.y/noa.al

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi