Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Greqia sikur Italia të lejojë gjuhën shqipe Empty Greqia sikur Italia të lejojë gjuhën shqipe

Sun 11 Mar 2012 - 20:32
Deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri ka theksuar se Greqia duhet të marrë shembullin e Italisë për të lejuar gjuhën shqipe për ta mësuar nga nxënësit e emigrantëve shqiptarë.

“Mbas marrjes dijeni të faktit për mësimin e gjuhës shqipe në shkollat italiane, dëshiroj të falenderoj autoritetet italiane për mbështetjen në vazhdimësi dhe respektin që tregojne për popullin shqipëtar dhe kulturën e tij. Ky aprovim i qeverisë italiane parashikon ndër të tjera, mundësinë e mësimdhënies në shkolla, të përdorimit në zona juridike, përveç shpërndarjes së programeve kulturore dhe nëpërmjet mjeteve kryesore të komunikimit. Duke u bazuar në këtë vendim, në shkollat italiane së shpejti do të jetë e mundur të mësohet edhe gjuha shqipe. Në këtë prizëm kërkojmë që edhe fqinji tjetër i yni, Greqia të ndërmarr hapa konkret, edhe për të treguar këtë vullnetin e mirë që gjithmon e pretendon nga Qeveria Shqipëtare për të aprovuar bazën ligjore dhe aktet e tjera nën ligjore të nevojshmë për të bërë realisht të implementueshmë Kartën Europiane të Gjuhëve Rajonale ose Minoritare. Kërkojmë këtë ratifikim nga qeveria greke si një përmbushje formale e përmbajtjes së Kartës”, theksoi deputeti Tahiri.

Sipas tij, kjo do të bënte të mundur mësimin e gjuhës shqipe prej qindra mijëra fëmijëve të emigrantve shqiptar që jetojnë dhe banojnë në Greqi prej vitesh.

“Gjithashtu do të bënte të mundur për të dal nga situate e frikës dhe do të mundësonte përdorimin e gjuhës shqipe edhe për mijëra cam të camërisë që vazhdojnë të jëtojnë në trojet autoktone të tyre dhe mijëra arvatinas kudo që jetojnë në territorin e Greqisë. Besoj do të kemi këtë mbështetje dhe ndërhyrje ligjore nga ana e Kryeministrit të Greqisë edhe në respekt të prejardhjes së tij arvanitase. Besoj se formimi i tij kosmopolit do ti lejonte ruantjen e kulturës dhe gjuhën e prejardhësve të tij pavarësisht hendeqeve dhe mëndesive ndarëse dhe përcarëse që prej kohësh helmojnë bashkëjeteson tone”, theksoi deputeti Tahiri. (INA)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi