Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

E ashpër lufta për gazin, Greqia dhe Italia nxehin tonet kundër TAP-it Empty E ashpër lufta për gazin, Greqia dhe Italia nxehin tonet kundër TAP-it

Wed 7 Mar 2012 - 3:14
E ashpër lufta për gazin, Greqia dhe Italia nxehin tonet kundër TAP-it GazsjellesGreqia dhe Italia ende e konsiderojnë projektin e tyre për transportimin e gazit nga Azerbajxhani, ITGI, si më të mirin e mundshëm. Pa e marrë fare në konsideratë faktin se konsorciumi Shah Deniz në Azerbajxhan, ka ftuar në fakt, në negociata ekskluzive projektin “Trans-Adriatik”, i cili përfshin edhe Shqipërinë për kryerjen e këtij shërbimi drejt Evropës. Këto dy shtete ende insistojnë se duhet të miratohet vetëm projekti i tyre, duke lënë në këtë mënyrë jashtë vendin tonë.

Një fakt i tillë është deklaruar nga vetë ministri grek për Energjinë, Jorgos Papakonstantinu, raporton noa.al. "Ne vazhdojmë të besojmë se ITGI është më i pjekuri ndër projektet e gazsjellësve", tha ai gjatë një interviste mediatike.

Duke shtuar se “ne jemi të gatshëm për të vazhduar diskutimin me zgjedhjet e konsorciumit Shah Deniz, në mënyrë që të mund të përfitojmë miratimin e tij”.

Nga ana tjetër, është edhe kompania “British Petrolium” e cila siç raporton noa.al, ka deklaruar publikisht se për kalimin e gazit të Kaspikut në Evropë, me siguri që ka për të fituar projekti “Nabucco” ose ai “South Stream”, duke lënë në këtë mënyrë jashtë, projektin që kalon nga Shqipëria.

“Lufta” duket se po bëhet akoma edhe më e ashpër, në një kohë që drejtuesit e gazsjellësit “Trans-Adriatik”, i njohur si TAP, paraqiten të qetë dhe të sigurt në deklaratat e tyre se është pikërisht ky projekti i zgjedhur nga konsorciumi i Shah Deniz dhe se ky vendim tani është final e i padiskutueshëm.

Gjatë një interviste me “Euroactiv” para dy ditësh, drejtori Menaxhues i projektit TAP, Kjetil Tungland, ka deklaruar qartë se “për sa kohë që konsorciumi Shah Deniz në Azerbajxhan, i cili menaxhon gazin azer, është gati për të garantuar furnizimin e Italisë nëpërmjet tubacionit “Trans-Adriatik” (TAP), projektet e tjera rivale janë të parëndësishme”. “Ne e konsiderojmë vendimin e Shah Deniz si përfundimtar. Ai përjashton ITGI-në dhe fton TAP-in në negociata ekskluzive me të, me qëllim të arritjes së marrëveshjes përfundimtare së përbashkët. TAP është zgjedhur mbi bazat e forta të vetat dhe të forta të aksionerëve të saj. Ai është ftuar në "Negociata ekskluzive" dhe në letër shtohet se vendimi i marrë është mbështetur unanimisht nga të gjithë anëtarët e tij dhe se është përfundimtar. Pra, tre fjalët: "ekskluzive", "unanim" dhe "përfundimtar" janë të përmendura në të”, është shprehur saktësisht përfaqësuesi i TAP-it.

Të tilla qëndrime, flasin për një situatë konfrontimesh mes palëve, të cilat po bëhen gjithmonë e më të forta, në një kohë kur nuk është i largët momenti i thënies së fjalës së fundit nga Shah Deniz se cili do të jetë në fakt projekti i cili do të fitojë shansin e madh të transportit të gzit nga Kaspiku, drejt Evropës.

Të mos harrojmë, se në lojë janë të përfshirë edhe rusët, të cilët po luajnë me kartën e projektit të tyre për gazsjellësin “South Stream”....

e.t/noa.al
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

E ashpër lufta për gazin, Greqia dhe Italia nxehin tonet kundër TAP-it Empty Re: E ashpër lufta për gazin, Greqia dhe Italia nxehin tonet kundër TAP-it

Wed 7 Mar 2012 - 9:48
shpresoj qe te kaloj midis shqiperise do ishte nje arritje shume e madhe per vendin tone
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi