Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ministrat maqedonas injorojnë gjuhën shqipe Empty Ministrat maqedonas injorojnë gjuhën shqipe

Wed 22 Feb 2012 - 17:44
Ministrat maqedonas injorojnë gjuhën shqipe F.0221203445616_mMinistria e Shëndetësisë ka hequr versionin shqip të faqes së saj të internetit që ishte në përdorim deri sa në krye të këtij dikasteri ishte ministri nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani.
Tani disa ditë, ueb-faqja e ministrisë me të cilën udhëheq Nikola Todorov ka vetëm versionet në gjuhën maqedonase dhe angleze. Alsat M kontaktoi ministrinë për të marrë sqarime rreth këtij ndryshimi, por askush nga ky dikaster nuk u përgjigj me arsyetimin se janë të zënë me obligime tjera.

Ndërkohë në ueb-faqen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale qëndron versioni shqip, por ai nuk funksionon pasi kur të klikoni paraqitet sqarimi se faqja nuk hapet për shkak të problemeve teknike. Derisa ky dikaster drejtohej nga ministri Xhelal Bajrami, ueb faqja funksiononte edhe në gjuhën shqipe.

Nga ministritë tjera ku ministrat janë maqedonas, ueb faqe në gjuhën shqipe ka vetëm Ministria e Transportit dhe Lidhjeve e Mile Janakievskit. Faqja funksionon, por të dhënat nuk janë mbajtur në mënyrë aktive ashtu si në versionin maqedonas. Freskimi i fundit me të dhëna është bërë diku para tre muajve.

Versioni shqip i ueb faqeve të ministrive funksionon normalisht vetëm nëpër resorët ku ministrat janë shqiptarë, si në Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale dhe Ministrinë e Ambientit jetësor. Në ministritë tjera me të cilat udhëheqin maqedonas faqet në gjuhën shqipe nuk ekzistojnë, ato janë vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze. /Alsat-M/
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Ministrat maqedonas injorojnë gjuhën shqipe Empty Re: Ministrat maqedonas injorojnë gjuhën shqipe

Fri 24 Feb 2012 - 18:08
Per bese do ndodh lufte...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi