Fëmijët shqiptarë më shumë në xhami se në shkolla shqipe
Mon 30 Dec 2013 - 21:50
Mësimi fillon dhe para nxënësve mban ligjëratë Ibrahim Ibrahimi, që njëherësh është edhe imam i kësaj xhamie. Mësimi jepet kryesisht në gjuhën shqipe, por edhe atë arabe.
Imami thotë se është i kënaqur me pjesëmarrjen e nxënësve në mësim-besim, dhe këtë punë ai e bën ai me plot dëshirë dhe pa obliguar fëmijët që të paguajnë.
"Numri i nxënësve është i kënaqshëm, janë 37 nxënës dhe deri më tash edhe prindërit e fëmijëve janë të kënaqur me mësimin. Qëllimi im është që përveç mësim-besimit, fëmijët tanë të mësojnë edhe të flasin gjuhën shqipe. Për të lexuar në gjuhën shqipe, në fillim fëmijët kanë pasur shumë probleme, mirëpo tani kanë përparuar shumë në këtë drejtim", thotë Ibrahimi.
Ai po ashtu shpreh gatishmërinë që të bashkëpunojë me shkollën shqipe, përkatësisht me LAPSH-in, në mënyrë që së bashku të ruajnë dhe mbrojnë gjuhën dhe identitetin e kombit. Kjo vlen sidomos për më të vegjlit, që janë lindur e rritur në Zvicër.
Dardani, Endriti dhe Arjeta janë disa ndër nxënësit e rregullt që ndjekin mësimet e fesë islame.
"Jam Dardan Ajeti, jam 14 vjeç dhe me dëshirë i ndjek mësimet e fesë. Kurse do të ishte mirë të shkoja edhe në shkollën shqipe"
"Unë jam Endrit Shabani dhe jam 12 vjeçar. Në mësimin e fesë shkoj qe një vit. Aty mësojmë shqip dhe duatë arabisht. Në shkollën shqipe kam qenë një vit, por tash nuk jam më".
"Quhem Arjeta Beadini, jam 12 vjeçare dhe mësimet e fesë i ndjek tash dy vite, vij me qejf këtu. Në shkollën shqipe nuk kam qenë asnjëherë, mirëpo këtu jam mësuar mjaft mirë që të lexoj shqip. Arsyen pse nuk shkoj në shkollë shqipe s`di ta them. Ndoshta prindërit nuk më kanë propozuar asnjëherë që të shkoj në shkollë shqipe"
Mungon mbështetja institucionale por edhe interesimi i prindërve
"Ka shumë vjet që hetohet një rënie e vogël e numrit edhe ashtu të vogël të nxënësve në mësimin plotësues në gjuhën shqipe. Arsyet për një gjendje të tillë janë të ndryshme, duke filluar nga mungesa e mbështetjes financiare nga ana e institucioneve përkatëse të Republikës së Kosovës, interesimi jo i madh i prindërve për t’i dërguar fëmijët e tyre në shkollën shqipe, fakti që ky mësim është me vetëdashje, pra prindërit janë ata që vendosin a duan apo jo t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën shqipe, integrimi i komunitetit shqiptar në shoqërinë zvicerane, ku një pjesë e fëmijëve dhe të rinjve nuk dëshiron të identifikohet si pjesëtar i etnisë së vet, mungesa e përkrahjes së plotë nga ana e shtetit zviceran (ngase ka vende si Austria, Suedia, disa lande të Gjermanisë që e kanë marrë përsipër edhe financimin e këtij mësimi).
Gjithashtu ka një mungesë të mësuesve të përgatitur mirë për një mësim të tillë me shumë klasa e nivele, pastaj angazhimi i shumë fëmijëve nëpër aktivitete të tjera të lira, sidomos në futboll, e këto aktivitete zakonisht zhvillohen në të njëjtën kohë kur mbahet mësimi në gjuhën shqipe, pra pas kohës së rregullt të mësimit etj...”, numëron Maloku kështu shkaqet e shumta të kësaj gjendje.
Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “N. Frashëri“ në Zvicër në këto kushte në të cilat vepron ka bërë e po bën përpjekje të ruaj vijueshmërinë e këtij mësimi, duke shpresuar se do të vijnë ditë më të mira”, shton ai.
Shkollat Shqipe kanë nevojë për më shumë ndihmë
MASHT në kuadër të saj ka një njësi e cila përkujdeset për mësimin plotësues në diasporë dhe në këtë fushë ka bërë punë të ndryshme, duke filluar nga rregullativa ligjore, hartimi i kurrikulës për mësimin plotësues, e deri te organizimi i seminareve për mësuesit e mërgatës.
Një punë shumë e vlefshme është bërë me krijimin dhe botimin e teksteve për tri nivele për mësimin plotësues, punë kjo e realizuar në kuadër të një projekti i financuar nga pala zvicerane në bashkëpunim të ngushtë me Fakultetin e Edukimit në Cyrih dhe me një ekip të mësuesve të mërgatës si dhe të autorëve nga Kosova.
Këto tekste (Fletore tematike) tashmë janë në duar të nxënësve jo vetëm këtu por në mjaft vende të botës ku mbahet mësimi plotësues në gjuhën shqipe. Ministria e Diasporës i ka sjellë këto tekste në Zvicër.
Shkolla shqipe e mësimit plotësues në Zvicër ka nevojë imediate për një përkrahje më të thellë, në mënyrë që të arrihet të ruhet identiteti i fëmijëve dhe të rinjve tanë këtu. Për t’u realizuar kjo është e domosdoshme të bëhet më tepër" thotë Maloku.
Sido që të jetë, numri gjithnjë e më i vogël i fëmijëve shqiptarë që vijojnë mësimin plotësues në shkolla shqipe, duhet të jetë një alarm së pari për institucionet e Kosovës dhe po ashtu për komunitetin shqiptar në Zvicër. Se çfarë hapash do të ndërmarrin në të ardhmen institucionet e Kosovës dhe i LAPSH-i në Zvicër, mbetet të shihet. (Albinfo)

- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Fëmijët shqiptarë më shumë në xhami se në shkolla shqipe
Tue 7 Jan 2014 - 17:28
...per 1000 euro femra shqiptare martohet me serbe!
...per 1000 euro mashkulli shqiptar ndryshon kombesine!
...per sa euro femija shqiptar nuk shkon ne shkolla Shqipe?!
Paskan rene shume cmimet e burrdellove!!!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi