- VizitorVizitor
Ahmet ZOGU Mbreti dhe krijuesi i vertet i shtetit Shqiptar
Wed 24 Feb 2010 - 17:14
Mbreti Ahmet Zogu I, lindi me 8 Tetor te vitit 1895, ne Burgajet te Matit. Tete
vitet e para te feminise se Tij i kaloi ne vendlindje. Ne vitin 1903, vit ne te
cilin vdes i helmuar edhe babai i Tij, Xhemal Pasha, merret peng, ne Stamboll,
nga Sulltani. Atje ai fillon studimet ne Liceun Perandorak, te cilin e mbaron
shkelqyeshem dhe me pas vazhdon studimet ne Akademine Ushatarake Perandorake, te
cilat i nderpret ne vitin 1912, kur niset per ne Atdhe per te marre pjese ne
ngritjen e Flamurit dhe shpalljen e Pavaresise ne Vlore. Gjate gjithe kohes se
studimeve ne Stamboll, ai mbajti kontakte te ngushta me te gjithe rilindasit,
shoqatat dhe rrethet patriotike, me te cilat babai i tij, Xhemal Pasha, kishte
lidhje te fuqishme dhe kish mbeshtetur aktivitetet e tyre, qe u bene shkas edhe
per vdekjen e dyshimte dhe te parakohshme te tij. Pas largimit nga Stambolli,
Ahmet Zogu, ne krye te 20 mije luftetareve, hyri triumfalisht ne Shkup dhe, me
pas, u kthye ne vendlindje, prane familjes. Por kur me 2 tetor 1912, Mali i Zi i
shpalli lufte Turqise dhe hyri ne Shkoder, Ahmet Zogu ne krye te 2 mije
matjaneve dhe dibraneve, marshoi ne drejtim te Shkodres dhe, ne kodrat e Rrenzit
e Kakarriqit, luftoi heroikisht kunder malazezeve, duke i thyer ata. Por, pasi
hyri ne Shkodren e cliruar, u detyrua te largohet me gjithe ushtrine per ne Mat,
i cili ishte sulmuar nga serbet. Ne lufte kunder tyre, ai udhehoqi shqiptaret ne
beteja te pergjakshme por te lavdishme, duke i thyer serbet ne Shkalle te
Desheve te Macukullit, ne Lure dhe ne Kalane e Dodes. Ai luftoi heroikisht
kunder te gjithe pushtuesve gjate Luftes Ballkanike, deri ne ardhjen e Princ
Vidit, te cilit i ofroi sherbimet dhe armet e Tij, per te mundesusr stabilitetin
e shtetit shqiptar, sovrani i te cilit, Vidi, kishte mbeshtetje nderkombetare.
Pas shperthimit te Luftes se Pare Boterore, Ahmet Zogu luftoi kunder gjithe
pushtuesve, duke perfshire edhe austriaket, te cilet pretendonin se ishin aleate
te shqiptareve. Me 16 mars te vitit 1916, Zogu vendosi te mbledhe ne Elbasan nje
kongres mbareshqiptar dhe nje asamble kushtetuese, per te cilen ftoi parine e
gjithe viseve te Shqiperise dhe delegate nga te gjitha kolonite e shqiptareve
jashte atdheut. Austriaket e sabotuan kete tubim dhe, me kete rast, i
deshperuar, Ahmet Zogu i shkroi August Karlit, Komisarit te Larte Perandorak
Austro-Hungarez ne Shqiperi: ... Ne vendosem qe nje Kongres Kombetar te mblidhet
ketu ne Elbasan, me 18 mars, me qellim qe te sigurojme nje njesim bashkepunimi
te te gjitha fiseve shqiptare dhe per te vendosur se c'duhet te bejme qe vendi
yne te mund te ece ne rrugen e perparimit dhe te gezoje lirine qe iu dha nga
Armata e Perandorise Austro-Hungareze, prej nga ne presim shtyrjen dhe zgjerimin
e kufijve tane, ne baze te parimit te kombesise dhe popullates .
Austro-Hungarezet e shperndane me dhune administraten shteterore shqiptare dhe
vendosen pushtetin ushtarak te pushtimit, ne Elbasan dhe ne te gjitha territoret
shqiptare te okupuara prej tyre. Austro-Hungarezet e ftuan Zogun ne Spalato, ku
e priten me nderime mbreterore, por nuk harruan ta ftonin ne nje parade te madhe
ushtarake per ta frikesuar dhe per ta bindur qe te hiqte dore nga lufta kunder
tyre. Ata e mbajten peng Zogun ne Viene, deri ne mbarim te Luftes se Pare
Boterore, te cilen Blloku Qendror e humbi. Sapo u kthye ne atdhe ne fillim te
vitit 1919, Zogu mori armet dhe luftoi kunder serbeve, malazezeve, italianeve
dhe Qeverise se Durresit, qe kish pranuar nje Protektorat Italian dhe nje
Komisar te Larte te Italise, sipas vendimeve te Konferences se Paqes. Por Zogu
dhe patriotet shqiptare mblodhen ne Lushnje Kongresin famemadh, i cili vendosi
bazat e shtetit shqiptar dhe perzenien e te gjitha ushtrive armike nga
Shqiperia. Ne Lushnje, Zogu u zgjodh mminister i Brendshem i qeverise se
Tiranes. Ne mars te vitit 1920, Zogu hyri me ushtri ne Shkoder dhe nuk lejoi qe
trupat franceze t'ia lironin Shkodren serbeve dhe malazezeve, sipas planit qe
kishin hartuar. Ne prill 1920, Zogu, ne krye te ushtrise qeveritare, perzuri
greket dhe italianet nga Jugu i Shqiperise. Tashme vetem Vlora kish mbetur e
pacliruar ne duart e italianeve, te cilet Ai i perzuri perfundimisht nga
Shqiperia pas nje operacioni te kombinuar nga ushtria qeveritare e drejtuar prej
tij, e perbere nga 2500 ushtare dhe nga vullnetaret e ardhur nga te gjitha
krahinat e Shqiperise. Ne vjeshten e vitit 1921, shpertheu Kryengritja proserbe
e Mirdites, e cila u ndihmua ushtarakisht edhe nga ushtria serbe. Pasi e shtypi
kete kryengritje, Zogu i dergoi ultimatum Lidhjes se Kombeve, qe te urdheronte
largimin e ushtrive serbe nga Shqiperia, cka edhe u arrit, por, fatkeqesisht,
Tirana ishte pushtuar nga rebelet proserbe dhe parlamenti ishte shperndare. Zogu
u kthye ne Tirane ne krye te ushtrise qeveritare dhe rebelet iken te
shpartalluar. Por rebelet arriten te riorganizohen dhe ne mars te vitit 1922
sulmuan Tiranen, ku u zhvillua nje beteje e pergjakshme midis tyre dhe trupave
qeveritare te drejtuara prej Zogut. Ne kete kasaphane, ku rruget e Tiranes u
mbushen me qindra kufoma, trupat qeveritare arriten t'i perzene rebelet dhe te
rivendosin rendin brenda ne Tirane, por rebelet sulmuan perseri ne Kashar, ku u
zhvillua nje beteje qe shenoi shpartallimin perfundimtar te tyre dhe arratisjen
ne Jugosllavi te krereve te rebelimit. Pas zgjedhjeve te ligjshme te 27
dhjetorit te vitit 1923, Ahmet Zogu u emerua kryeminister. Me 23 shkurt 1924,
Beqir Valteri i beri atentat Zogut ne Parlament dhe e plagosi rende ate. Zogu
dha doreheqjen dhe kryeminister u emerua Shefqet Verlaci. Me 23 prill 1924 u vra
Avni Rustemi, perfaqesues i opozites dhe nje nga organizatoret e atentatit te
valterit kunder Zogut. Organizatat terroriste Dora e kuqe , Dora e zeze dhe
banda te tjera, te drejtuara prej agjentuarash te huaja, serbe, greke e
italiane, nen drejtimin e opozites me prirje bolshevike, bene Revolucionin
Demokratik te 10 qershorit te vitit 1924, qeverine e dale prej te cilit e njohu
vetem Rusia bolshevike. Ne dhjetor te vitit 1924, Zogu hyri triumfalisht ne
Tirane, ne krye te trupave te qeverise se ligjshme te dale nga zgjedhjet e
Dhjetorit te vitit 1923, cka u quajt edhe Triumfi i Legalitetit. Ne janar te
vitit 1925, Zogu u zgjodh President i Republikes, ndersa ne shtator te vitit
1928, Asambleja Kushtetuese e shpalli ate Mbret i Shqiptareve. Ne vitin 1926,
Zogu shtypi Kryengritjen proserbe te Dukagjinit. Ne vitin 1931, atij iu be
atentat ne Viene. Ne vitin 1932, Zogu shtypi Kryengritjen e Vlores, organizuar
nga serbet. Ne vitin 1935, Zogu shtypi kryengritjen e Fierit, te organizuar nga
serbet dhe italianet, ndersa ne vitin 1937, Zogu shtypi Kryengritjen e Delvines,
te organizuar nga italianet. Pas pushtimit fashist te 7 Prillit, Mbreti Zog u
detyrua te largohet ne mergim, ku nuk e pushoi veprimtarine politike dhe
aksionin diplomatik ne favor te zgjidhjes se Ceshtjes Shqiptare dhe restaurimit
te Monarkise, deri kur mbylli syte me 9 Prrill 1961.

Re: Ahmet ZOGU Mbreti dhe krijuesi i vertet i shtetit Shqiptar
Wed 24 Feb 2010 - 17:17
Ketu me poshte do te gjeni skeden e A. Zogut, ashtu sic eshte botuar
ne
*Fjalorin
enciklopedik te politikes*. Eshte nje veshtrim personal mbi
(mbase)shqiptarin me te suksesshem te shekullit te kaluar.
*Zogu
Ahmet *(1895-1961), mbret i Shqiperise. Rridhte nga nje familje e
njohur e
Matit dhe hyri ne moshe te re ne jeten politike te vendit. Pati
funksione te
ndryshme ne qeverine qe nxori Kongresi i Lushnjes, ne fillim si
minister i
Brendshem, pastaj si minister i Luftes e, me 1922, u emerua
kryeminister i
vendit. Me 1924 qeveria tij u permbys nga opozita e mbledhur
rrotull priftit
e shkrimtarit F. Noli. Do te rikthehet ne fuqi rreth gjashte
muaj me vone,
gje qe do te cilesohet si triumf i legalitetit. Atentatet,
pabesite
reciproke, merite e familjeve te medha, mungesa e stabilitetit
dhe
rivalitetet e ashpra e shtyne te mendonte, sikunder kishte ndodhur
me
Bonapartin ne kohen e tij, se sakralizimi i pushtetit do rriste
autoritetin
e do ta bente me te larget per lakmite e te tjereve. Drejt ketij
vendimi do
ta kete shtyre edhe nje realitet tjeter i natyres gjeopolitike: Ne
perendim
ai kishte nje nga mbreterite me te shkelqyera te kohes, ate te
Savojes, ne
juge vendi tij kufizohej nga nje monarki tjeter, Greqia, ne veri
po ashtu
gjendej Jugosllavia, por edhe ne lindje kurorat bullgare e
rumune
mbreteronin prej qindra vjetesh. Ne keto kushte, me krijimin e
monarkise se
fundit ballkanike, monarkise shqiptare, dukej se i jepej fund
nje
gjendjeje "anormale". Ne vitin 1928 AZ do te shpallet mbret dhe do
te
qendroje ne fronin e Shqiperise me emrin Zogu i I-re deri ne prill te
vitit
1939, kur vendi do te pushtohet nga trupat e Italise fashiste. Zogu
ne
politike do te bente ate qe ben cdo kryetar shtetit qe njeh mire
dobesine,
prapambetjen, e mbi te gjitha nevojat e medha te nje populli qe nuk
kishte
nxjerre ende nje klase politike qe te dinte te formulonte nevojat e
tij. Si
nje monark i ri e dinamik, ai se pari pajisi vendin me nje Ligj
Kushtetues,
me Kod Civil, Penal e Tregtar, qe edhe sot cilesohen nga me
interesantet e
kohes. Por vendi nuk kishte nje borgjezi te vertete qe te
financonte nje
industri per te qene. E duke mos patur ate industri e as nje
bujqesi qe te
meritonte te quhej e tille, atij, mbretit, detyrimisht qe do ti
mungonin
parate per te vene ne jete projektet e tij. Dhe sic behej shume kohe
para
tij e sic behet edhe sot, shume kohe pas tij, ai kerkoi borxhe e per
kete
trokiti te fqinja me e pasur, te mbreteria italiane. Eshte nje kohe kur
vete
italianet nuk e dinin se cfare u kishte rezervuar e nesermja, por
heperhe
kane mendimin se ajo de te jete e shkelqyer. Por pak kohe me pas AZ
do te
jete nga te paret burra shteti qe do ta ndjeje se ne Rome qielli po
behej
gjithnje e me kercenues. Mbreti i ri i shqiptareve kishte mundur ti
vinte
fre banditizmit e kusarise rrugeve malore te Shqiperise, por ndaj
banditeve
te rinj te Evropes ishte i pafuqishem. Por, jo aq sa tu trembej
atyre.
Keshtu ai nuk iu perkul as kerkeses per kontrollin italian te
doganave
shqiptare, dhe as kerkeses per vendosjen masive te koloneve italiane
etj.
Shkoi edhe me tej mbreti i shqiptareve. Per te ulur prepoderancen e
Romes,
nenshkroi Marreveshje ekonomike me Greqine e Jugosllavine, gje qe i
kushtoi
nje demonstrim force te trupave te Musolinit perballe portit te
Durresi.
Por mbreti i shqiptareve (dhe kjo harrohet gjithmone) paralajmeroi
gjerarket
e larte fashiste se trupat e tij do te hapin zjarr kunder cdo
ushtari
italian qe do te vinte kemben ne token shqiptare. Roma u terhoq e
kerkoi
falje duke thene se nje nepunes i Ministrise se Jashtme kishte harruar
te
paraqiste kerkesen per nje vizite miqesore... Mbreteria e brishte
shqiptare
rezistonte ne nje kohe kur fuqite evropiane si Franca apo Anglia
nuk po
kundershtonin asnje nga manovrat politike te fashizmit e nazizmit ne
arenen
nderkombetare dhe kaluan ne heshtje Marreveshjen e Munihut, qe
copetoi
Cekine apo manovrat e Stalinit per aneksimin e vendeve baltike.
Harrohet
shpesh se shtete shume me fuqishme nuk i rezistuan presionit dhe u
bene
pjese e Aksit (*shih*) si Bullgaria, Hungaria, Finlanda, Rumania etj..
Vete
A. Zogu, ne fjalimin e fundit para parlamentit te vendit jep nje fakt
teper
komprometues per fuqite e kohe: " *Britania e Madhe, sic ua kam
shpjeguar,
me dergoi me 25 Mars 1939 Sir Thomas Hohler, bashke me Ministrin
e
akredituar ketu, Sir Andreu Ryani-n, te cilet haptazi me thane per t'u
marre
vesh me Italine se jeni krejtesisht te izoluar*". Por ne te
vertete,
pavaresisht nga kjo atmosfere pragqameti, ne kete periudhe Shqiperia
nuk
krijoi terren per krijimin e asnje partie fashiste, ndonese nga
qarqet
fashiste u bene perpjekje te ethshme ne kete drejtim. Per te
kuptuar
perpjekjet e tij te kesaj periudhe ne fjalimin e lartpermendur merr
vlere
edhe ky paragraf: "...*qysh ne Nentorin 1926 e kam kuptuar haptas
qellimin e
erret te Musolinit kunder Shqiperise. Asnjehere nuk jam gabuar ne
ta. .. Nuk
kam lene mjet pa perdorur per sigurimin e Shqiperise, qysh ne
vitin 1934. I
kam propozuar ballkanasve per nje lidhje ballkanike, duke qene
edhe
Shqiperia brenda. I jam lutur Ataturkut, qe ky te nderhyje perbri
Greqise e
Jugosllavise, qe kishin nje aleance ne mes tyre, qe te pranohej
edhe
Shqiperia*." AZ., megjithate vazhdoi me hedhjen e themeleve per
nje
administrate funksionale shqiptare, per bazat e nje arsimi modern,
diskutoi
mundesite e projekteve te zhvillimit me plane pesevjecare, per
fuqizimin e
nje banke qe do te lehtesonte transaksionet e brendshme e te
jashtme, nxori
ligje qe synonin qyteterimin e shoqerise shqiptare, madje per
kete periudhe
studiuesi R. Elsie (libri "Nje fillim dhe nje fund") thote se
ka patur edhe
nje "pranvere te arte te kultures shqiptare", ku ishin te
pranishme e
diskutoheshin rrymat me te ndryshme kulturore-letrare e madje
edhe ato
sociologjike e filozofike. E gjitha kjo kur nderkohe, p.sh. Karoli i
II-te i
Rumanise merrte frymezimin nga Roma dhe vendoste ne vend nje
diktature
korporatiste. Shpenzimet e oborrit te mbreterise shqiptare kurre
nuk e
kapen 2 % e buxhetit te shtetit, perqindja me e ulet midis
familjeve
mbreterore evropiane. Por atij cdo dite i duhej te blinte grure,
per te
shmangur zine e bukes (regjimi komunist do te vazhdoje te importoje
edhe per
me shume se 30 vjet te tjera), e nganjehere, per te mbajtur te
lidhur pas
vetes feudalet e pabese, ndonjerit duhej edhe ti premtonte se do
ti merrte
vajzen per grua. Dhe kur kjo pune po shtyhej si shume, ai e degjoi
si
kerciten mekanizmat e atentateve dhe komploteve kunder tij. Per ate
qe
ndodhi me 7 prill 1939, veprimtaria e AZ. nuk kishte lene asnje shkas
ne
gjysme fushen e politikes shqiptare. Kriza e fundit me Italine
ishte
kapercyer nga qeveria e M. Frasherit rreth dy vjet me pare. Katastrofa
e 7
prillit, pushtimi i vendit, ishte pasoje e zhvillimeve nderkombetare qe
e
tejkalonin se tepermi rolin e tij modest. Ceshtja se po te mos
kishin
nderhyre aq shume italianet ne strukturat e shtetit shqiptar, ngjarjet
do te
kishin marre zhvillim tjeter, ka te ngjare te jete vetem nje menyre per
te
genjyer vetveten, sikunder i tille eshte edhe mendimi se perseri do
te
kishin zhvillime te tjera po qe se Zogu vete do te vihej ne krye
te
qendreses ne portet shqiptare. Ai, ne kushtet e njohura, iku nga vendi.
Te
njejten gje pas tij beri edhe mbreti norvegjez Hakon, sapo nuhati
pushtimin
e vendit nga gjermanet, ai madje mori edhe te gjithe qeverine me
vete. Pas
tij rrugen per ne Londer e mori edhe mbreteresha e Holandes, ndersa
familja
e Dukeshes se Madhe te Luksemburgut gjeti nje lloj strehimi ne
Portugali.
Pjetri i Dyte i Jugosllavise beri te njejten gje ne prag te
pushtimit
fashist, gje qe do te shfrytezohet mire nga Tito, i cili do ta
shpalle ate
dezertor. Ndersa mbreti Leopoldi i II-te i belgeve fitoi
urrejtjen e
popullit te tij dhe pas L2B., vuri ne medyshje vazhdimesine e
monarkise,
sepse duke ndenjur ne vend gjate pushtimit (duke mos ikur me
qeverine) ai u
detyrua te nenshkruaje kapitullimin e vendit te tij e pastaj u
internua ne
menyren me ordinere ne Gjermani nga Hitleri. Ne kete veshtrim
marrin nje
kuptim profetik fjalet e P. Evangjelit, kryetarit te Parlamentit
shqiptar, i
cili duke iu lutur mbretit te largohej tha: "... *ky vendim nuk
eshte marre
per hater, por lidhen interesat e kombit me to historikisht*". Po
te mos
kishte ndodhur kjo shqiptaret nga ana e tyre, ne vend te varrit te
nje
mbreti rob ne Itali (Gentit), do te kishim dy. Dhe asgje me
shume.

Wed 24 Feb 2010 - 17:35
ARKIVA BRITANIKE, Ballit Kombëtar: Ahmet Zogu,
Shtetet fqinjë nuk neglizhuan të përdornin
këta elementë për të çuar përpara ambiciet a tyre politike në Shqipëri.
Kështu, pavarësisht përpjekjeve të fuqishme të patriotëve shqiptarë për
konsolidimin e shtetit të pavarur dhe përshpejtimin e zhvillimit
kombëtar, planet e tyre nuk mundën të zbatoheshin për shkak të
intrigave të shteteve fqinjë me të cilët u përballën në çdo hap. Jo
vetëm Italia fashiste e shikonte Shqipërinë si një pre të lehtë gjatë
periudhës së ambicieve perandorake të Italisë, por edhe qeveritë
maniake të Beogradit, me ëndrrën e tyre ekstravagante për një hegjemoni
jugosllave në Ballkan, nuk ishin të kënaqura vetëm me zotërimin e tyre
të afro një milionë shqiptarëve, por e konsideronin pjesën tjetër të
vendit, që ndërkohë ishte themeluar si shtet i pavarur, si tokën e
premtuar.
Për të gjitha këto arsye, në sajë të
kombinimit të zgjuar të intrigave ndërkombëtare, kreu i reaksionarëve,
Ahmet Zogu, i cili kishte shkuar për të gjetur strehim në Beograd, u
vendos si monark absolut i vendit me ndihmën e fuqisë së shteteve
fqinjë. Institucionet demokratike, në kuptimin e plotë të fjalës, u
eleminuan dhe për 14 vjet me radhë populli ynë jetoi nën një regjim
terrori. Një numër i madh bashkëpatriotësh mërguan ose u burgosën.
Më vonë, Shqipëria u bë shtet i pavarur dhe
vend anëtar i Lidhjes së Kombeve. Për të justifikuar në sytë e
opinionit ndërkombëtar këtë ndërhyrje brutale të jashtme në punët tona
të brendshme, këtë cenim të vendit tonë nga forcat e shteteve fqinjë,
një përligjje e këtyre akteve nuk ishte e vështirë të argumentohej në
atë kohë: Qeveria demokratike e Fan Nolit akuzohej për metoda
diktatoriale dhe intelektualët shqiptarë që e përkrahnin atë besohej se
kishin prirje bolshevike, sidomos pasi ata ishin shprehur për
realizimin e reformës sociale dhe agrare brenda vendit.
Shitja nga Zogu
Ky pretekst ishte shumë qesharak pasi
elementët komunistë në Shqipëri mund të numëroheshin me gishta. Kjo
goditje e rëndë ndaj pavarësisë kombëtare u krye nën hundën e Lidhjes
së Kombeve dhe të Britanisë së Madhe që mbajti qëndrim indiferent;
madje e aprovoi me pretendimin se është në interes të rendit dhe paqes
në Ballkan.
Qeveria e Beogradit, që më shumë se çdo fqinj tjetër
kishte ndihmuar në vendosjen e regjimit të Zogut, politikisht u
mashtrua për përmbushjen e ëndrrës së saj për kthimin e vendit tonë në
një lloj province jugosllave. Në vend të vasalit të tij, Zogu, për
shkak edhe të urrejtjes nga populli dhe sidomos nga rinia intelektuale
e vendit, u detyrua nga lëvizja e parë kombëtare kundër tij që të
kërkonte vendosjen e tij nën mbrojtjen e Musolinit, të cilin Zogu e
shihte si një padron më premtues dhe me të sigurt se padroni i vjetër
Pashiç.
Kështu Shqipëria u bë një trampoline e Italisë
fashiste në Ballkan. Në saj të ndihmesës efikase të Romës, Zogu sundoi
vendin dhe shtypi kryengritjet e vazhdueshme gjatë 15 viteve të
mbretërimit të tij. Patriotët shqiptarë nuk kishin asnjë dyshim në
qëllimet imperialiste të Italisë fashiste që mbajti në këmbë regjimin e
Zogut kundër vullnetit kombëtar. Kjo është arsyeja përse pushtimi i
Shqipërisë së vogël nga "aleati ynë" më 7 prill 1939 nuk ishte diçka e
papritur. E kishim pritur këtë fatkeqësi për shumë kohë dhe kishim bërë
gjithçka ishte e mundur për ta parandaluar si përmes propagandës për
jashtë vendit, ashtu edhe nëpërmjet rebelimeve brenda vendit.
Pushtimi italian
Megjithëse goditja e befasishme e 7 prillit
ishte shumë e fuqishme, kjo nuk i ligështoi patriotët shqiptarë. Ata
gjithmonë mbanin të pashuar shpresën për të ardhmen e vendit të tyre,
veçanërisht në ditët e errëta të viteve '40. Që prej fillimit të
pushtimit italian, patriotët filluan të krijonin grupet e bashkimit
kombëtar përballë terrorit të pushtimit fashist. Një organizate e
fshehtë kombëtare ishte formuar pothuajse plotësisht deri në vjeshtë të
vitit 1939.
Qindra prej shokëve tanë ishin arrestuar,
burgosur apo syrgjynosur në mërgim, sidomos në vitin 1940, gjatë luftës
italo- greke. Grupet tona kombëtare ishin tashmë të gatshme për të
goditur më së shumti forcat italiane në prapavijë ndërsa tërhiqeshin
përballë ushtrisë greke. Fatkeqësisht, qeveritë e Athinës e hodhën
poshtë propozimin tonë për njohjen e pavarësisë dhe kufijve shqiptarë
të vitit 1913. I njëjti propozim i është bërë nga ana jonë ministrit të
Britanisë së Madhe në Beograd, por pa rezultat. Deklarimi i pavend i
gjeneralit Metaksa se Korça dhe Gjirokastra do të konsideroheshin
tërësisht si qytete të Greqisë shkaktoi zhgënjim të hidhur dhe zemërim
të papërmbajtur në gjirin e patriotëve shqiptarë; ne ishim të
përgatitur t'i konsideronim grekët si viktima të një padrejtësie të
përbashkët dhe ishim gati te hidheshim ne lufte kundër armikut tonë të
përbashkët.
Pavarësisht ambicieve imperialiste të fqinjëve
tanë dhe pavarësisht masave të egra të milicisë italiane, organizata
kombëtare bëri gjithçka ishte në dorë të saj për të sabotuar fashizmin
që, me anë të forcës apo intrigave, synonte t'i kthente shqiptarët në
trupa mercenare brenda ushtrisë italiane dhe t'i përdorte në luftën
kundër Greqisë. Kjo është arsyeja përse më shumë se 5000 shqiptarë u
internuan gjatë kësaj kohe në Itali, pa përmendur këtu çarmatimin e
forcave shqiptare dhe dërgimin e tyre në kampet e përqendrimit në
Shijak. Një qëndrim i ngjashëm u mbajt nga patriotët shqiptarë kur
forcat e boshtit (aksit) pushtuan Jugosllavinë, pavarësisht aspiratave
tona të drejta kombëtare për Kosovën, ku jetojnë afro një milionë
shqiptarë. Me këtë ne u dëshmuam fqinjëve tanë, pavarësisht përplasjeve
me ta dhe padrejtësive të panumërta qe kishin kryer në kurrizin tonë,
një dinjitet kombëtar po aq sa "vetëdija ballkanase" që në vetvete nuk
na lejonte të bëheshim vegël e fashizmit, qe synonte të sundonte
gadishullin e Ballkanit.
Që prej fillimit të pushtimit nga Italia
fashiste, qëllimi kryesor i organizatës sonë ishte përfshirja e të
gjithë lëvizjes kombëtare antifashiste në një front të vetëm luftarak.
Fatkeqësisht, programi ynë, që i përgjigjej interesit dhe aspiratave të
vërteta të popullit shqiptar, u përball me kundërshtimin e grupeve me
prirje marksiste. Këta të fundit, jo vetëm që i lejuan vetes të ruanin
një identitet politik individual, por u vetëdeklaruan hapur kundër të
gjitha veprimeve kundër imperializmit fashist. Ata këmbëngulën që të
konsideronin si tërësisht të pavlefshme të gjithë sakrificën kombëtare
për këtë qëllim. Ata deklaruan qartë se asnjëherë nuk do të ishin
dakord të shkatërronin popullin për atë që ata e quajtën "vetëm për
interesin e Britanisë imperialiste".
Po këto grupime marksiste, që nga viti 1939
deri në vitin 1940 mbajtën një qëndrim të heshtur dhe paqësor në një
kohë kur nacionalistët dergjeshin nga njëri burg në tjetrin dhe kur
vendi prej dy vjetësh rënkonte nën zgjedhën fashiste, krejtësisht
papritur në fund të verës së vitit 1941 u bënë pjesëmarrës të flaktë në
luftë. Tani ata na propozuan që menjëherë t'i bashkoheshim një
rezistence kundër forcave të boshtit dhe jepnim ndihmesën tonë në atë
që tashmë ata e quanin "kauza e drejtë e Aleatëve dhe jo më "interes i
vetëm i perandorisë britanike". Kjo kthesë e menjëhershme ishte aq e
papritur dhe radikale që na krijoi bindjen e palëkundur se shtysa e
vetme për këtë metamorfozë ishte hyrja e Rusisë Sovjetike në luftë.
Materiali është marrë nga arkivat britanike.
Në to gjenden dokumente që oficerët anglezë morën me vete pas largimit
nga Shqipërinë me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi