Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Ahmet Zogu dhe serbet Empty Ahmet Zogu dhe serbet

Mon 19 Nov 2012 - 22:30
Message reputation : 100% (2 votes)
Zogu, serbët dhe prapaskenat politike të vrasjes së Hasan Prishtinës

Ahmet Zogu dhe serbet Hasan-Prishtina-230x300

Më datën 13 gusht 1933, agjencitë telegrafike të Ballkanit përcollën
lajmin se në Selanik ishte qëlluar për vdekje ish- kryeministri i
Shqipërisë dhe politikani kosovar, Hasan Prishtina.

Lajmi, ashtu
si pritej, shkaktoi pështjellim në gjithë kancelaritë e Ballkanit, por
reagimi më i madh natyrisht ishte nga opinioni publik shqiptar këndej e
andej kufirit. Vrasja e patriotit Hasan bej Prishtinës në Selanik të
Greqisë nga një emigrant pothuajse i panjohur, Ibrahim Çelo, jo vetëm që
tronditi gjithë opinionin mbarëshqiptar, por dhe hodhi hije të forta
dyshimi mbi autorësinë e vërtetë apo urdhëruesin e kësaj vrasjeje, vetë
Naltëmadhëninë e tij, Ahmet Zogu.

Ky dyshim vinte jo sepse
autori Ibrahim Çelo deklaroi një gjë të tillë në organet e policisë
greke, por sepse mënyra dhe ekzekutimi i vrasjes ishte pothuajse i
njëjtë si vrasja e Gurakuqit. Atentatori, ashtu si dhe në rastin e
Gurakuqit, ishte një i njohur i vjetër i viktimës dhe të dy martirët e
lirisë shqiptare kanë rënë viktima të pabesisë së vrasësve.

Gazeta
greke “Të reja nga Maqedonia” përshkruan momentet e vrasjes së
patriotit Hasan Prishtina si më poshtë: Vrasja u krye në orën 2 mbas
dite më datë 13 gusht 1933. Në rrugën Çimisqi u pa një zotëri i moshuar,
i mbajtur mirë dhe me tipare simpatike, të ecte përkrah e të fjaloste
me një person të veshur mirë, i gjallë, sa e tradhtonte dhe toni i
zërit. Arritën në kryqëzimin e rrugës Çimisqi-Vogaxhiku dhe po
drejtoheshin për tek bakallhane “IVI” dhe në largësi dy hapa nga
kinkaleria e invalidit J.Janopullo.

Njeriu me pamje të zymtë
nxorri rrufeshëm revolverin e markes “SMITH” dhe shtiu kundrejt
bashkëbiseduesit, i cili ishte Hasan bej Prishtina, që ra në trotuar.

Kalimtarët
e mbledhur nga të dy të shtënat, panë vrasësin të turret me mizori të
parrëfyer mbi viktimën dhe t’i zbrazë edhe tre plumba të tjerë, dy në
kraharor dhe të tretën në kokë, si e shtënë vdekjeprurëse, për të qenë i
sigurtë për përfundimin e aktit të vrasjes.
Ahmet Zogu dhe serbet Hprishtinanemorgunespitalit

Si kuptohet dhe nga përshkrimi i gazetës, ajo duket që ishte një vrasje e
porositur, pasi vrasësi në mënyrë makabre nuk ndalet as kur viktima
ishte i rënë përdhe por e qëllon për t’u siguruar në kokë. Mirëpo ajo që
i përforcon më shumë bindjet se Hasan Prishtina ka rënë viktimë e
ambicieve të Mbretit Zog për të përforcuar pozitat e tij sunduese janë
rrethanat ndërkombëtare dhe koha kur u realizua vrasja.

Hasan
Prishtina, një nga krijuesit e Pavarësisë së Shqipërisë, udhëheqësit të
kryengritjes së viseve shqiptare në vitin 1913 kundër pushtimit të tyre
nga ushtria serbe, restauruesit të pavarësisë shqiptare në 1920 dhe
kryeministrit të një qeverie shqiptare në 1922, ishte një nga
përkrahësit më të flaktë të përfshirjes së Shqipërisë në problemin
kosovar dhe realizimit të një politike më aktive të Shqipërisë për të
realizuar bashkimin kombëtar.

Mirëpo këto dëshira dhe plane të
tij binin ndesh me dëshirat dhe synimet e një grupi më të vogël
deputetësh dhe politikanësh, që kryesisht vinin nga radha e ish-
nëpunësve të Perandorisë Otomane, ku ndjenja nacionale nuk kish zënë
vend njëlloj si te grupi i nacionalistëve ku Prishtina ishte një nga
themeluesit e kësaj rryme, që në vitin 1910.

Mes këtij grupi
politikanësh me vizion të ngushtë kombëtar dhe të interesuar vetëm për
të përforcuar pushtetin e vet lokal që e shikonin të ushtruar vetëm
brenda kufijve të Shqipërisë shquante Ahmet bej Zogolli, përfaqësuesi i
një familje lokale fisnike shqiptare, që nuk kish shkëlqyer shumë në
karrierën perandorake si familjet e tjera të mëdha shqiptare si Vlorajt,
Vrionasit, Bushatllinjtë, Libohovajt etj.

Ahmet Zogolli, i
zgjedhur për herë të parë kryeministër në vitin 1922, do të deklaronte
nga tribuna e Parlamentit shqiptar se “shteti shqiptar është i vogël dhe
politika jonë duhet të jetë e qartë, e sinqertë dhe pa iluzione të
cilat mund të na dëmtojnë shumë” (me fjalën iluzione nënkupto përkrahjen
e kauzës për t’u bashkuar me Shqipërinë të territoreve shqiptare të
mbetura jashtë kufijve.)

Problemi i përkrahjes së popullsive
shqiptare të lëna jashtë kufijve apo lënies së tyre në fatin e vet ishte
një problem që ndante shumë politikanë kosovarë aktivë në jetën
politike të Shqipërisë si Hasan Prishtina, Bajram Curri, Kadri Hoxha
etj., nga pjesë e politikanëve shqiptarë që dëshironin të konsolidonin
në radhë të parë pushtetin e tyre në Shqipëri, qoftë dhe përmes
aleancave me fqinjët.

Kjo mospërputhje e madhe për idenë
kombëtare dhe mënyrën e ndërtimit të kufijve të shtetit shqiptar i kish
detyruar që më herët, në vitin 1918, politikanët kosovarë të themelonin
“Komitetin për Mbrojtjen e Kosovës”.

Në komitet, përveçse
politikanëve kosovarë merrnin pjesë dhe shumë patriotë të tjerë
shqiptarë, kryesisht politikanë të opozitës shqiptare, që si përfaqësues
të shtresës së mesme dhe intelektuale kishin një vizion më të qartë të
idesë kombëtare.

Një pjesë e madhe e tyre u larguan jashtë
atdheut pas rikthimit të Zogut më dhjetor 1924 dhe përbënë për një kohë
të gjatë emigracionin aktiv antizogist dhe alternativën tjetër
qeverisëse në rast të ndërrimit të pushtetit në Shqipëri.


organizuar në organizata të ndryshme politike sipas bindjeve të tyre,
ata nuk përbënin ndonjë rrezik të madh për Zogun, por në momentet kur
për shkak të koniunkturave politike në Ballkan ata fitonin përkrahjen e
ndonjë fuqie të madhe, ktheheshin në një rrezik potencial për regjimin
zogist.

Kjo ishte dhe një nga arsyet që Zogu, herë pas here,
mundohej të godiste politikisht cilindo nga këto grupe emigracioni, për
të siguruar pozitat e veta në Shqipëri, por dhe për të dhënë mesazhin e
duhur Italisë, si të vetmes fuqi të madhe që i ishte dhënë përparësi në
Shqipëri se ai ishte i vetmi partner që duhej të merrej në konsideratë.

Mirëpo
gjërat filluan të ndryshojnë aty rreth viteve 1931-1932, kur u kuptua
se shteti shqiptar nuk kishte aftësitë e duhura financiare për të paguar
kreditë e marra nga italianët, që me nënshkrimin e paktit të vitit
1926. Në këto kushte, italianët filluan të bënin presion ndaj Zogut,
duke i avancuar kërkesat rreth prezencës së tyre në Shqipëri.

Kështu,
në këmbim të shtyrjes së kthimit të interesave të kredisë, ata kërkuan
që në krye të xhandarmërisë shqiptare të vendoseshin oficerë italianë,
dhe t’i jepesh mbretërisë italiane monopoli i sheqerit, telegrafit dhe
elektrikut.

Si mund të kuptohet lehtë nga këto kërkesa, politika
italiane kërkonte që të vinte nën një diktat akoma më të rëndë
mbretërinë shqiptare dhe të shtronte rrugën për pushtimin e mëvonshëm të
Shqipërisë. Këto kërkesa që çonin në pakësimin e sovranitetit të
Shqipërisë, natyrshëm e shtynë Mbretin Zog që t’iu kundërvihet dhe të
përpiqej të hartonte një politikë të re të jashtme.

Vitet
1931-1935, sipas prof. Paskal Milos, janë vitet kur Zogu përpiqet të
luajë një politikë të pavarur të jashtme dhe për këtë gjë tenton afrimin
politik dhe me fuqi të tjera të mëdha dhe me shtetet e tjera në
Ballkan. Si zakonisht, në raste të tilla kthesash politike, trokitet te
miqtë e vjetër që në rastin e Zogut, ishte mbretëria
serbo-kroate-sllovene.

Në këto kohë po bëheshin përgatitje për
Paktin Ballkanik dhe Zogu dëshironte t’i bashkëngjitej kësaj iniciative.
Në themel të këtij pakti ishte rregullimi i marrëdhënieve diplomatike
dhe shuarja e kontradiktave për kufijtë midis shteteve ballkanike, gjë
që në fakt shkonte në kundërshtim me politikën italiane që dëshironte të
mbante ndezur vatra konflikti, për ta pasur më të lehtë ndërhyrjen në
Ballkan.

Për këtë arsye ata sponsorizonin dhe përkrahnin çdo
lëvizje që nga ta konsiderohej si irredentiste, por në thelb ishin
lëvizje-protesta ndaj padrejtësive që u ishin bërë popullsive në
Ballkan, për të krijuar Serbinë e Madhe, Greqinë e Madhe dhe Bullgarinë e
Madhe. Mes këtyre lëvizjeve që nga viti 1925, të patriotëve kroatë,
sllovenë dhe maqedonas, të gjithë përfaqësues të popullsive që vuanin
nga shovinizmi serb, diplomacia italiane ishte në kontakt dhe me
eksponentë të Komitetit për Mbrojtjen e Kosovës dhe Hasan Prishtinën, si
një nga udhëheqësit e këtij komiteti.

Hasan Prishtina kishte
zgjedhur për të jetuar në Selanik, si një qytet ku ai kish mbaruar
studimet e shkollës së mesme, por dhe sepse ishte afër Shqipërisë dhe
Kosovës nga ku mund të vazhdonte të influenconte në jetën politike të
vendit. Duke qenë se ai vinte nga një familje e pasur, kishte blerë një
shtëpi në një nga lagjet e pasura të Selanikut dhe një pjesë të pasurisë
së tij e përdorte për të sponsorizuar të rinj kosovarë që dëshironin të
shkolloheshin.

Në fakt, në momentet e vrasjes së tij,
ish-kryeministri i Shqipërisë nuk paraqiste ndonjë rrezik të madh për
Zogun që e kish konsoliduar pushtetin e tij tashmë në Tiranë, por si
mbështetës i idesë për një bashkim të Kosovës me Shqipërinë përbënte
rrezik për mbretërinë jugosllave. Në këto vite, në bisedimet që Zogu
filloi me jugosllavët për të fituar mbështetje diplomatike ndaj Italisë,
u fol dhe për një kredi jugosllave që do t’i lëvrohej për të mos qenë
më i varur financiarisht nga italianët.

Zogu, si një feudal
tipik intrigant, edhe pse e dinte se lëvizja e vitit 1932 kundër tij
kish qenë e organizuar nga legata jugosllave në Vlorë, nuk e kishte për
gjë të hynte në marrëdhënie me ta, me kusht që t’i shtynte ditët e
mbretërimit të tij, që nga lakmia që kish pasur për para dhe pushtet e
kish dënuar me vdekje me paktet e Tiranës, të nënshkruar me italianët në
mesin e viteve ‘20.

Koha dhe mënyra sesi u procedua të shtyn të
mendosh se vrasja dhe eliminimi fizik i patriotit Hasan Prishtina i
datës 13 gusht 1933 ka qenë një pjesë e marrëveshjes dhe besnikërisë që
Zogu po u tregonte jugosllavëve për ta pasur dhe më të lehtë aderimin në
Paktin Ballkanik. Pakti Ballkanik po ndërtohej me insistimin diplomatik
të Francës, e cila kishte si shtet të përkëdhelur të saj në Ballkan,
mbretërinë jugosllave dhe Zogu e kuptonte se për të fituar simpatinë e
fuqive të tjera europiane, rruga i kalonte nga Beogradi.

Si një
bashkëpunëtor i vjetër i tyre Zogu i njihte mirë dëshirat dhe kushtet e
afrimit me ta, ndaj dhe Zogizmi si rrymë mendimi që mbizotëroi në
Shqipëri, pavarësisht një shashke propagandistike të vitit 1928, kur
Zogu u shpall mbret i shqiptarëve dhe ky përcaktim solli një notë
proteste nga ana e Beogradit, në përgjithësi insistoi që kombi shqiptar
shtrihej vetëm brenda mbretërisë shqiptare dhe nuk shkaktoi ndonjë
rrezik diplomatik për mbretërinë jugosllave.

Kështu
ish-kryeministri i Shqipërisë dhe burri i shtetit shqiptar Hasan
Prishtina u zgjodh për t’u bërë kurban i një kombinacioni politik të
dështuar që në fillim, pasi loja që dëshironte të luante Zogu nuk mund
të kishte sukses, pas nënshtrimit total prej gati 8 vjetësh që ai kish
bërë ndaj Italisë fashiste.

Për më tepër, ky kombinacion politik
nuk u shkonte për shtat shqiptarëve në atë kohë, pasi çimentonte
ndryshimet territoriale që ishin bërë me pa të drejtë mbi kurrizin e
popullsisë shqiptare në rajon dhe e varroste për së gjalli ëndrrën e
bashkimit të tyre kombëtar.

Qëllimet e vërteta të vrasjes së
Hasan Prishtinës kuptohen tërthorazi dhe nga deponimet e vrasësit
Ibrahim Çelo në policinë greke, ku sipas gazetës “Të reja nga
Maqedonia”, ai deklaroi se akti i tij u dedikohet motiveve politike.
Ndërkaq pretendoi se ish-kryeministri i atdheut të tij ishte komit dhe
bashkëpunonte me komitetin bullgaromaqedonas me qëllim që të vrisnin
mbretin e Shqipërisë Ahmet Zogun.
Ahmet Zogu dhe serbet Zogu-me-motrat

Planet, thotë antetatori, m’i tregoi Hasan Prishtina përpara
pesëmbëdhjet ditëve, kur po vinim prej Vjene (Austri) dhe më bënte
presion që të bëhesha unë kryetar i bandës komite dhe të shkoja në
Tiranë ku të vrisja mbretin Ahmet Zogun. Prishtina, vijon vrasësi, më
premtoi shpërblim mujor dhe një shpërblim dhuratë mbas aktit të vrasjes,
por unë i kundërshtova këto propozime të tij, sepse jam pro regjimit të
mbretit Ahmet Zogu dhe nuk dëshiroja të bëhem vegël e Hasan Prishtinës,
të cilin në Shqipëri e quajnë tradhëtar.

Pra si mund të
kuptohet lehtë, Hasan Prishtina prishte gjumin e monarkisë jugosllave,
prandaj u përzgjodh për t’u vrarë në afrimin politik të radhës të Zogut
me serbët, por si zakonisht për t’i dhënë më tepër besueshmëri aktit u
deklarua se ai planifikonte dhe vrasjen e mbretit Zog, nëpërmjet një
tregtari frutash që banonte në Nicë të Francës! Ironi më të madhe nuk
mund të kishte dhe regjimi zogist, sado që mundohej të justifikohej se
s’kishte gisht në këtë punë, për gjithë opinionin publik ishte e qartë
se po shënonte vrasjen politike të radhës.

Festimet e
100-vjetorit të pavarësisë nuk mund të shmangin nderimet dhe homazhet që
meriton figura e Hasan Prishtinës si hartuesi i planit të kryengritësve
shqiptarë prej 14 pikash në gusht të vitit 1912 për pavarësinë e
Shqipërisë, ish-kryeministër dhe burrë shteti shqiptar, por në të
njëjtën kohë, këto homazhe dhe nderime nuk mund t’i bëhen një figure të
errët si Ahmed Zogolli, pasi historiografia akoma vazhdon të jetë e
ngarkuar emocionalisht dhe nuk e ka thënë përfundimisht fjalën e vet.

Deri
atëherë, shteti shqiptar mund të bëjë diçka më të mirë, të ndërtojë një
monument të Hasan Prishtinës në Tiranë dhe të përpiqet që t’i kthehet
prona nga shteti grek pasardhësve të Hasan Prishtinës, pasi kështu të
paktën i kthejmë një borxh moral sado të vogël, këtij burri të madh
shteti.

Dorian Koçi
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Ahmet Zogu dhe serbet Empty Re: Ahmet Zogu dhe serbet

Mon 19 Nov 2012 - 22:38
Message reputation : 100% (2 votes)
Teksti i plote i Marrëveshjes ndermjet Ahmet Zogut dhe kryeministrit serb, Nikolla Pashiç

Teksti i plote i Marrëveshjes ndermjet Ahmet Zogut dhe Kryeministrit
Serb Nikolla Pashiç (marreveshje e nenshkruar ne vitin 1924 ne kembim te
ndihmes qe serbet i dhane Zogut per tu rikthyer ne Shqiperi duke
luftuar qeverine e F. Nolit).

“1. Shqipëria impenjohet t’i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.

2. Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njohë dinastinë Karagjorgjeviq.

3.
Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të
njohë Ahmet Zogun si kryetar shteti …dhe i atribuon me një herë një
kontribut vjetor të shtetit.

4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anulohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.

5.
Shqipëria do të mbajë një xhandarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e
brendshme të vendit për të ndaluar e shfarosur çdo lëvizje të ngritur
kundër Ahmet Zogut dhe kundër regjimit të vendosur prej tij.

6.
Në këtë xhandarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficerë rusë të ish ushtrisë
të Gjeneralit Vrangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria
Jugosllave do të mbajë atë xhandarmëri me mjete financiare dhe armë.

7.
Në xhandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerë jugosllavë
dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranojë në interes të dy
vendeve.

8. Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet
një bashkim doganor në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e
importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti
nëpërmes kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy
vendeve.

9. Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllavë do të ngarkohen
edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra
diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit.

10. Qeveria
shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris
që tërheq pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën
Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit që mbeten në zotërimin e
Jugosllavisë.

11. Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga
Patriarku i Kostandinopojes dhe do t’i bashkohet Hierarkisë Ortodokse të
Beogradit, kështu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do të varet nga ajo
Jugosllave.

12. Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një
politikë ngushtësisht kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin
shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos
pranojë në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë
dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave.

13. Për çdo koncesion që Shqipëria do të bëjë vendeve të tjera, ajo është e detyruar të marrë pëlqimin nga Jugosllavia.

14.
Në qoftë se Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë,
Qeveria Jugosllave, do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një
ushtri prej 25 mijë vullnetarësh me qëllim për t´i përdorur në frontin
bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë
kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë
gjithë tokën shqiptare për t’i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e
saj nga invadimi eventual italian ose grek.

15. Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.

16. Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e dy palëve”.)

Marrëveshja
Nikolla Pashiç – Ahmet Zogu e gushtit të vitit 1924 …Arkivi Qendror i
Shtetit, fondi 251, dosja 105, viti 1924, Citohet sipas Faton Mehmetaj,
Veprimtaria kriminale e “Dorës së Zezë” serbe në trojet shqiptare,
Prishtinë, 2004,f.207.
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Ahmet Zogu dhe serbet Empty Re: Ahmet Zogu dhe serbet

Mon 19 Nov 2012 - 23:45
Message reputation : 100% (1 vote)
SHQIPERIA KA KALUAR NE SHUM SFIDA TE VESHTIRA E SIDOMOS ME PAZARLLEQET E UDHEHQESVE POR SHQIPERIA PRAP KA MBET SHQIPERI.NJE INDIVID OSE UDHEHEQES NUK MUND TA TA SHPERBEJ NJE POPULL TE TERE.
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Ahmet Zogu dhe serbet Empty Re: Ahmet Zogu dhe serbet

Mon 19 Nov 2012 - 23:59
Message reputation : 100% (1 vote)
E vertet kjo qe thua Hotlani,qe nje popull nuk mund te shperbehet nga nje individ.Por nje individ kur ka pushtet u jep dhe trojet tona fqinjeve tan sic beri Ahmet Zogu dhe Sali Berisha.
Abdulgafuri
Abdulgafuri
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
 <b>Mosha</b> Mosha : 45
<b>Postime</b> Postime : 1419
<b>Hobi</b> Hobi : futbolli
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : kastriot
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/05/2012

Ahmet Zogu dhe serbet Empty Re: Ahmet Zogu dhe serbet

Tue 20 Nov 2012 - 9:34
se di i nderuar keto gjera Atifete Jahjages a ia ka lexu ndokush a i ka tregu ndonjehere a jo?
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Ahmet Zogu dhe serbet Empty Teksti i plote i Marrëveshjes ndermjet Ahmet Zogut dhe kryeministrit serb, Nikolla Pashiç

Tue 20 Nov 2012 - 16:39
Ahmet Zogu dhe serbet Pashiq-toptani

Teksti i plote i Marrëveshjes ndermjet Ahmet Zogut dhe Kryeministrit Serb Nikolla Pashiç (marreveshje e nenshkruar ne vitin 1924 ne kembim te ndihmes qe serbet i dhane Zogut per tu rikthyer ne Shqiperi duke luftuar qeverine e F. Nolit).

“1. Shqipëria impenjohet t’i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.
2. Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njohë dinastinë Karagjorgjeviq.
3. Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njohë Ahmet Zogun si kryetar shteti …dhe i atribuon me një herë një kontribut vjetor të shtetit.
4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anulohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.
5. Shqipëria do të mbajë një xhandarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar e shfarosur çdo lëvizje të ngritur kundër Ahmet Zogut dhe kundër regjimit të vendosur prej tij.
6. Në këtë xhandarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficerë rusë të ish ushtrisë të Gjeneralit Vrangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë xhandarmëri me mjete financiare dhe armë.
7. Në xhandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerë jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranojë në interes të dy vendeve.
8. Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganor në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpërmes kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve.
9. Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllavë do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit.
10. Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheq pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit që mbeten në zotërimin e Jugosllavisë.
11. Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopojes dhe do t’i bashkohet Hierarkisë Ortodokse të Beogradit, kështu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do të varet nga ajo Jugosllave.
12. Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësisht kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranojë në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave.
13. Për çdo koncesion që Shqipëria do të bëjë vendeve të tjera, ajo është e detyruar të marrë pëlqimin nga Jugosllavia.
14. Në qoftë se Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, Qeveria Jugosllave, do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25 mijë vullnetarësh me qëllim për t´i përdorur në frontin bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare për t’i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose grek.
15. Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.
16. Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e dy palëve”.)
Marrëveshja Nikolla Pashiç – Ahmet Zogu e gushtit të vitit 1924 …Arkivi Qendror i Shtetit, fondi 251, dosja 105, viti 1924, Citohet sipas Faton Mehmetaj, Veprimtaria kriminale e “Dorës së Zezë” serbe në trojet shqiptare, Prishtinë, 2004,f.207./Tema/
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Ahmet Zogu dhe serbet Empty Re: Ahmet Zogu dhe serbet

Tue 20 Nov 2012 - 17:31
"Teksti i plote i Marrëveshjes ndermjet Ahmet Zogut dhe kryeministrit serb, Nikolla Pashiç"
me
"Ahmet Zogu dhe serbet"

temat u bashkun
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Ahmet Zogu dhe serbet Empty Re: Ahmet Zogu dhe serbet

Tue 20 Nov 2012 - 18:23
po mesojme histori te deformuara dhe nuk mundemi te japim ndonje mendim per kete teme.Shpresojmë në një histori të vërtetë shqiptare,e cila do të kristalizonte faktet....
Sponsored content

Ahmet Zogu dhe serbet Empty Re: Ahmet Zogu dhe serbet

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi