Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Rikthimi i dytë i Ahmet Zogut  Empty Rikthimi i dytë i Ahmet Zogut

Mon 24 Dec 2012 - 16:45
22 vjet pas rrëzimit të diktaturës, në kryeqytetin e Shqipërisë është vendosur për herë të parë një shtatore e Ahmet Zogut, një nga personalitetet me dritëhije historike, figura e të cilit vazhdon edhe sot të ngjallë polemika të forta.

Per zbulimin e shtatores së Ahmet Zogut nga Kryeministri Berisha dhe nipi i tij Leka Zogu, eshte zgjedhur jo rastesisht 24 dhjetori, dita qe njihet si "triumfi i Legalitetit", kur Ahmet Zogu rimori pushtetin dhe rrezoi Qeverine e Fan Nolit.

Ne vleresimin e Kryeministrit Berisha, Ahmet Zogu eshte nje nga personalitetet e shquara te kombit shqiptar, qe jo vetem mbeshteti konsolidimin e pavaresise se Shqiperise, por bashke me shqiptare te tjere te medhenj orgnizuan Kongresin e Lushnjes dhe ia dolen te ndalonin copetimin perfundimtar te Shqipërisë.

“Ne vendosim këtu në këtë bulevard shtatoren e këtij burri që bëri më shumë se kushdo tjetër për t’i dhënë kombit Tiranën si kryeqytet. Me emrin e Ahmet Zogut janë të lidhura përpjekjet titanike të shqiptarëve për shtet ligjor, rend dhe siguri. Me emrin e Ahmet Zogut janë të lidhura konsolidimi i institucioneve të shtetit shqiptar, njohja e Shqipërisë si shtet i pavarur në mbarë botën", tha Berisha.

Kryeministri Berisha nuk hezitoi te ndalej edhe ne momentin e diskutueshem te largimit te mbretit Zog nga Shqiperia nje dite perpara pushtimit fashist, duke e trajtuar ate jo si tradhti kombetare, por si nje gjest te refuzimit per regjimin fashist, kunder te cilit ai veproi ne mergim.

“Pasi nuk pranoi të kapitullonte dhe vendosi të vazhdojë luftën në mërgim do të ishte një nga të parët në Evropë që do t’u shpallte luftë pushtuesve të Shqipërisë. Ahmet Zogu jetoi dhe vdiq si një prej antifashistëve më të vendosur të Shqipërisë dhe të Evropës”, tha Berisha.

Per Kryeministrin Berisha, kur historia e gjykon Ahmet Zogun, peshorja nuk anon nga gabimet, por nga veprat e tij per ndertimin e shtetit modern shqiptar.


shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Rikthimi i dytë i Ahmet Zogut  Empty Re: Rikthimi i dytë i Ahmet Zogut

Mon 24 Dec 2012 - 19:54
Message reputation : 100% (1 vote)
Shqiptarëve iu është bërë lëmsh historia.Sipas këtij lëmshi ata luajnë me eshtrat e të vdekurve,herë i varrosin,herë i çvarrosin.Nuk e di unë kush ishte Ahmet Zogu,në historinë tonë që kemi mësuar Ahmet Zogu dilte se ishte tradhëtor i kombit.Tani e zhvarrosën dhe e rivarrosen si hero.Vetëm një gjë e dijë:Kthimi i eshtrave të Ahmet Zogut në Shqipëri me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë,nuk i bënë nderë Shqipërisë,as shqiptarëve...
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Rikthimi i dytë i Ahmet Zogut  Empty Re: Rikthimi i dytë i Ahmet Zogut

Mon 24 Dec 2012 - 20:03
Message reputation : 0% (1 vote)
Kur nuk ke se cfar te besh me te Gjallet at'her fillon te meresh me te vdekurit...
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Rikthimi i dytë i Ahmet Zogut  Empty Re: Rikthimi i dytë i Ahmet Zogut

Mon 24 Dec 2012 - 20:20
Message reputation : 100% (1 vote)
Tradhetari i kombit Sali Berisha
ka sjell eshtrat e TRADHETARIT AHMET ZOGU
histori me vampira ky eshte shteti SHQIPTARE mbas 100 vjet SHTET
Sponsored content

Rikthimi i dytë i Ahmet Zogut  Empty Re: Rikthimi i dytë i Ahmet Zogut

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi