Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Masakra e Ahmet Zogut në Dukagjin, si u vranë 17 fëmijë. Empty Masakra e Ahmet Zogut në Dukagjin, si u vranë 17 fëmijë.

Thu 11 Jul 2013 - 11:26
Masakra e Ahmet Zogut në Dukagjin, si u vranë 17 fëmijë. DukagjinNga: Prele Milani

TIRANE -1926-1927: Malësorët e Dukagjinit prekin vdekjen nga egërsirat dhe të ftohtit. “Armiqtë më të egër të Shqipërisë, shkruan Zef Harapi, nuk do të kishin mundur të bënin më tepër mbi gratë fëmijët dhe civilët e pafajshëm të Dukagjinit. Rrëfimet rrëqethëse të dëshmitarëve të dhunës nisën të publikohen në numrin e kaluar të Shqiptarja.com, sot Prelë Milani shkruan për aktet barbare të hakmarrjes zogiste duke vrarë 17 fëmijë.

Aktet barbare të hakmarrjes zogiste

Karvane njerëzish të rraskapitur, të lodhur, të dërmuar nga rruga e gjatë, ngarkuar me plaçka e me djepe në shpinë, të uritur, të mjerë e pashpresë po i afroheshin Qafës se Pejës për të kaluar nga Malësia e Madhe në Jugosllavi, por këta të mjerë nuk e patën një fat të tillë. Mercenarë të armatosur nga Kelmendi zunë Qafën e Pejës duke i detyruar dukagjinasit të kthehen prapa në tokën e tyre të shkretuar, ku Hasan bek Bushati, Muharrem Bajraktari e kompani vazhdonin operacionin e pamëshirshëm.... (Nga raporti i konsullit italian dërguar Legatës në Durrës).

Penëmprehti Danjel Gjeçaj duke kujtuar me dhimbje të thellë, pasojat që pati shtypja e kësaj kryengritje për vendlindjen e tij ndër të tjera shkruan: “...S’ka gojë që mund të përshkruajë trishtimin, terrorin dhe pështjellimin e përfituem në karvanë , atë botë kur mbi rob e mbi robni, në Gropat e Lqenit, shi në parkun e kufinit, u derdh breshni i plumbave të Nikçit. E pra, Thethi e Shala e patën mik bijash dhe ortakë bjeshke e tbanesh...

E idhtë asht pushka e vllaut me vlla ma e idhtë se pushka e armikut. Kur një pushkatar i vaditun ne shej të marrë në malere junane në një tufë dhish të egra atje në Logun e Plisave, në Majën e Zeze të Lekajve, apo ndër qeta të Rrëshellit dhe të shitojë randë sqapin rojtar të tubës kambëshpejtë, dhitë thundërmprehta shpërndahen turrshëm pa ditë kah t’ia mbajnë se prijësi u mbet në qetë; ma të shumtat rrëzohen shkambit se shpëtojnë.

Ashtu ndodhi me Dukagjinasit e shkretë. U zmbraps rrëmujshëm karvani, mori ikën gjaja, u turbullue njerëzia. I pari s’priti të mbramin” (Gazeta “Rilindja”) e datës 3 dhjetor 1926 duke pasqyruar këtë ngjarje shkruante: ”Fuqitë operative në Dukagjin po veprojnë rregullisht, me shpejtësi. Sa kanë arritur në Qafën e Pejës kanë zanë me tepër se 300 rob, të cilët pa asnjë kundërshtim janë dorëzuar”.

Lufta gjithmonë ka riskun e vet, një palë ngadhënjimin e fituesit, pala tjetër gjëmën e të mundurit. Kur konflikti është civil lufta është edhe më e trishtueshme. Ana më e shëmtuar e hakmarrjes zogiste, ishte dhuna e bandave civile dhe kjo ishte e qëllimshme, djallëzore dhe antinjerëzore. Zogu futi frymën armiqësore mes fiseve të veriut deri në ato caqe sa u shkel dhe u përdhos edhe e drejta zakonore Kanuni.

Drumi (rruga e madhe) nuk i pritej apo i ndalohej rrugëtarit, shtegtarit, aq më tepër pleqve, fëmijëve e grave që kishin marrë masivisht arratinë për t’i shpëtuar hakmarrjes. Kelmendi dhe Postriba ndaj Dukagjinit, fqinjit shekullor dhe mikut të tyre tradicional mbajtën një qëndrim të gabuar në dy plane. Së pari :Premtuan të fillonin luftën së bashku, premtim të cilin nuk e mbajtën dot. Së dyti: Ajo që ishte më e pafalshmja, më e shëmtuara ishte kthimi i pushkës që i bënë Dukagjinit të verbuar nga fobia zogiste, duke goditur një unitet të farkëtuar në shekuj në luftëra të përbashkëta kundër armiqve të përbashkët të Shqipërisë.

Dërgimi i bandave civile, ndërsimi i një zone kundër një tjetre, nxitja e fanatizmit fetar ishin dhe mbetën një imoralitet në shkallën më superiore, ishte një dinakëri dhe pabesi e pashoqe që e njollos rëndë emrin e Ahmet Zogut, i cili ndonëse arriti të siguronte një stabilitet politik të përkohshëm duke kombinuar forcën, demagogjinë dhe konjukturat e paskrupullta, nuk arriti kurrë të bëhej simbol i unitetit kombëtar, aq më tepër i lulëzimit dhe begatisë ekonomike të shqiptarëve. Historia e Shqipërisë Zogiste është përkufizuar bukur qartë nga Çatin Saraçi( ish miku dhe bashkëpunëtori i ngushtë i A. Zogut) , i cili thotë:
-“Kjo është historia e një njeriu të lig që shtiu në dorë frenat e një kombi dhe e shpuri në zgrib të shkatërrimit”

Shpërthimi i kryengritjes përpara kohë, përgatitja e saj në nxitim e sipër, mangësitë e mëdha në pajime dhe mjete luftarake, mosshtrirja e saj në zonat e tjera të Shqipërisë Veriore, ashtu siç ishte parashikuar, dhe kushtet e disfavorshme ndërkombëtare ishin dobësitë kryesore të saj. Krahas këtyre dobësive, Kryengritja e zuri krejtësisht në befasi dhe e tronditi qeverinë zogiste, çfarë na bën të themi se sikur organizatorët të ishin treguar më të kujdesshëm suksesi i saj mund të kishte qenë vërtetë fatal për fatet politike të Zogut.

KRIMET NË DUKAGJIN, ME DIJENI TË MINISTRISË SË BRENDSHME

Qeveria dhe nëpunësit i kishin lejuar të arratisurit t’i binin pash më pash Dukagjinit, Pukës, Malësisë së Madhe, Postribës, Gashit e Krasniqes etj. Dokumentet arkivore flasin qartë se Ministria e Brendshme kishte informacione të sakta në lidhje me veprimtarinë e tyre. Atëherë lind pyetja: Pse i lejoi këta të arratisur politikë të shkonin kaq larg në synimet e tyre?

Mobilizimi i mijëra forcave të Ushtrisë Kombëtare dhe mercenarëve civil të Matit, Dibrës, Lumës duke nxitë në mënyrën më ekstreme fanatizmin fetar, ishte zgjedhja më e vështirë, më e kushtueshme 500.000 franga ari ishin vetëm shpenzimet financiare dhe më e padenja. (Mentor Beleku, cituar nga vepra, fq. 134)

Ahmet Zogu vrau lulen e burrisë së malësisë 20 fatosa të bjeshkëve si Kryetarin e Shalës Lush Prelen me te dy djemtë, luftëtaret pa epur e lëvizjeve patriotike Mark Milani, Babun Celi, Zef Delia, Martin Marashi, Gjelosh Marku, Mark Kola, Kol Marku, Kol Binaku, Gjelosh Ramen Çun Sokoli, Pep Nken, Prele Ndoken, Gjelosh Ndoken. Ahmet Zogu nuk kurseu as njerëzit besimit, Dom Gjon Gazulli, Dom Loro Caken dhe priftin e Dardhës.

Dënoi me vdekje pas kësja me 101 Dom Nikoll Gazulli, Dom Lekë Dredhëm. Dënoi me vdekje në mungesë ajkën e homerikëve të fundit të maleve tona Mark Sadikun, Lulash Gjeloshin, Ndokë Mirashin, Dede Thanin, Vas Kirin, Ndokë Gjeloshin, Avdi Kolën, Gjegj Pëllumbin, Sit Metën, Spiro Kosovën, Kolë Bibën, Dodë Nikollën, Kolë Dodë Marashin.

Vetëm brenda një dite kapiten Fiqiri Dine prangosi 72 civilë të pafajshëm nga Shoshi, 16 nga Toplana dhe 300 shaljanë së bashku me kryeparikun e Gimajve Avdi Kola (Zef Harapi Dukagjini në dokumente historike ,fq. 219) Pas gjyqit të famshëm politik të Shkodrës përfunduan ne litar 18 kryengritës, me 101 vjet u dënuan 17 veta, faj e pa faj arrestoj dhe burgosi 700 veta. Në drejtim te Plavës dhe Malit të Zi u arratisën prej bandave zogiste 750 të tjerë.

) FEMIJË 13-14 VJEÇAR DHE GRA TË DËNUARA NGA DIKTATURA ZOGISTE

Fëmijë 13-14 vjeçarë Gra të burgosura politikisht
Lulash Ndoka 1 Lulë Nikja Shosh
Zef Mark Çobani me të vëllanë 2 Dilë Kolja Shosh
Brahim Cani 4 Pulë Kolja
Çun Gjeloshi 5 Cubë Salihja
Mark Alia 6 Kadë Salihj
Kolë Ndou 7 Sutë Mirja
Lulec Prela
Fondi 152. Viti 1926. Dosja 65.fl 25 ( për fëmijët ) Dosja 67. fl 71( për gratë)
Marre nga Shqiptarja.com
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Masakra e Ahmet Zogut në Dukagjin, si u vranë 17 fëmijë. Empty Re: Masakra e Ahmet Zogut në Dukagjin, si u vranë 17 fëmijë.

Thu 11 Jul 2013 - 12:11
nje fytyre kane si ahmet zogu si sali berisha
dy kerrmat qe ka nxjerre ky vend
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi