Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Zemaj: Strukturat kriminale në Dukagjin janë me Ramushin ose me Thaçin  Empty Zemaj: Strukturat kriminale në Dukagjin janë me Ramushin ose me Thaçin

Sat 5 Jan 2013 - 0:35
Zemaj: Strukturat kriminale në Dukagjin janë me Ramushin ose me Thaçin  Largea_zemaj1357340521Vrasjet janë bërë me pagesë

Armend
Zemaj, nipi i kolonel Tahir Zermajt, i cili përkujtua gjatë ditës në 10
vjetorin e vrasjes tha edhe njëherë se rasti ishte vrasje politike.
Armend Zemaj deputet i LDK-së tha se kolonel Zemaj si njeri
institucional ka deklaruar se komandant suprem i tij ishte Ibrahim
Rugova. Dhe kjo ishte pengesë për të, tha Zemaj, që sipas tij pengesë
tjetër ishin brigadat 134 dhe 133 dhe 131 të krijuara nga ai, e të cilat
pengoheshin të hynin në luftë. Pengesa e parë ishte nga Ramush
Haradinaj, Sali Veseli, Idriz Balaj – “Togeri”, etj. Pengesa e dytë
është që pas marrëveshjes për unifikim të faktorit ushtarak në vitin
1998 Zemaj u emërua komandant i Zonës së Dukagjinit pas betejës së
Logjës dhe Llukës. Ai tha se Tahir Zemaj dhe 23 oficerë të tjerë, si
Sali Çekaj, Agim Ramadani, Rrustem Berisha etj që ishin nën komandën e
tij luftuan në Kosovë në vijën e frontit.
Pavarësisht thyerjes së
marrëveshjes, ai tha se kolonel Zemaj ishte deklaruar sërish që ishte
nën komandën e ministrit të Mbrojtjes Ahmet Krasniqit dhe presidentit
Rugova.
Ndërsa pengesa e tretë ishte pas tërheqjes, kur u vendos që të mos luftohej.
Arnend
Zemaj tha se ishte oficeri i OSBE-së Kaufman, i cili dëshmon që Zemaj
tri herë kishte refuzuar tërheqjen nga lufta, të cilën dëshmi e sjellë
në një libër të bërë nga ai oficer i OSBE-së. Ishte momenti i detyrimit
të tërheqje, kur edhe lufta speciale kundër tij me akuza.
Ai tha se kur ishte rrethuar Prapaçani, Zemaj kishte kërkuar që të lirohen njerëzit që të evitohej vëllavrasja.
Tahir Zemaj ka hyrë në luftë me emblemën e UÇK-së, sipas marrëveshjes së Osllos.
Ai
tha se marrëveshja ishte thyer nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-sëTahir
Zemaj, e ka respektuar hierarkinë ushtarake institucionale. Ai tha se
për herë të parë në terren janë krijuar brigada, është mbrojtur
popullsia, ka pasur rregull dhe rend, dhe qytetarët janë ndjerë të
sigurt, dhe se nuk kanë ndodhur që ushtarët të krisin një pushkë dhe
vetë të ikin.
Ai përmendi rastin e Lubeniqit, kur tre ushtarë të
maskuar kanë gjuajtur he për hakmarrje janë vrarë me qindra njerëz në
këtë fshat nga serbët.
Ai tha se komandantët kanë prirë në beteja dhe disa edhe kanë vdekur, si Çekaj, Ramadani, Bruqi etj.
A.Zemaj
tha se janë nxjerrë edhe gazeta për të denigruar Tahir Zemajt, këto tha
se ka mundësi që kanë çuar në vrasjen edhe të njerëzve të tjerë,
sikurse ajo e deputetit Smajl Hajdarajt e të tjerëve.
Ai tha se Zemaj
në vitin 2001 kur është kthyer nga Gjermania është pritur si hero në të
gjitha komunat. Ai tha se familja Zemaj nuk ka pasur probleme private
me shqiptarë, por vetëm me regjimin, sikurse ishte babai i Tahir Zemajt,
që ishte anëtar si i ri i NDSH-së, dhe ishte burgosur.
Ai tha se
problem tjetër veç përkrahjes së Presidentit, ishte edhe vrasja e katër
ushtarëve të Brigadës “Mërgimi” duke kërkuar drejtësi për këtë rast.
Enver Maloku u vra për shkak se kishte një listë me emrat e njerëzve që do të ekzekutoheshin.
Ai
tha se edhe Haradinaj duhet të flasë sidomos për vrasjet në Rrafshin e
Dukagjinit, dhe po ashtu duhet të flasë edhe kryeministri Hashim Thaçi,
pasi ai duhet ta dijë se kush ishin vrasësit pasi duhet ta ketë
informuar SHIK-u, dhe se po ashtu kishte deklaruar se dihen kush ishin
vrasësit e Zemajt.
Ai tha se po ashtu edhe Haradinaj ka deklaruar se ‘njerëzit kanë vrarë në emrin tim’.
Deri në vitin 2003 ka udhëhequr LDK-ja në Dukagjin, por më pas do të ndryshonte situata.
Ai tha se strukturat kriminale të asaj kohe edhe tani janë të njëjta, ose përkrahës të Ramush Haradinajt ose të Hashim Thaçit.
Armendi tha se vrasjet janë bërë me pagesë si e Tahirit, të Smajl Hajdarajt, Sebehate Tolajt, të Xhemail Mustafës etj.
Hetimet

vitin 2004 është mbyllur lënda e hetimeve për Tahir Zemajn, në emrin
tim dhe të bashkëshortes së kolonelit, ku thotë me keqardhje policia se
lënda është mbyllur, por ju kërkoni hetime.
Ai tha se lënda është dëmtuar qëllimisht, dhe se në lind mungojnë disa detaje që dikush ka mundur ti heq.
Zemaj
tha se kryeprokurori i Kosovës nuk e ka pranuar dëshminë e një personi
në rastin Zemaj. Ai tha se Zemaj dhe të tjerët u vranë për ta fshehur të
vërtetën, por ajo tani ka filluar të zbardhet.
I pyetur për një
deklaratë të Muharrem Xhemajlit se ish ushtarëve të FARK-ut nuk i
takojnë benificionet shtetërore të veteranëve të luftës, ai tha kjo
çështje është e kryer. BS


Edituar për herë të fundit nga Legjenda në Sat 5 Jan 2013 - 0:36, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi