Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Thaçi: Strukturat serbe do shpërbëhen Empty Thaçi: Strukturat serbe do shpërbëhen

Wed 27 Feb 2013 - 17:42
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i sapokthyer nga Koreja e Jugut, në një intervistë ekskluzive për Top Channel, pa saktësuar datë, ka thënë se menjëherë pas arritjes së marrëveshjes me Serbinë do të fillojë shpërbërja e strukturave të sigurisë së Serbisë që veprojnë në veriun e Kosovës.

Ndërkohë, në lidhje me institucionet paralele në fushën e arsimit e shëndetësisë, sipas kryeministrit, ato do të përshtaten në institucione funksionale për të mirën e qytetarëve.

Sipas Thaçit, ata njerëz që e kanë shkelur ligjin do të përballen me drejtësi, kurse qytetarët tjerë do të mund t’i bashkangjiten institucioneve të Kosovës, atyre të sigurisë, duke respektuar procedurat ligjore të rekrutimit individual.

“Ajo cka Serbia ka shprehur gatishmërinë është shpërbërja e strukturave të sigurisë. Dmth që nuk do paguajë serbë nga shteti si dhe shpërbërjen e plotë të inteligjencës në veri dhe detyrimin që të respektojë funksionimin e plotë të strukturave të Kosovës. Ata njerëz që kanë shkelur ligjin do të ballafaqohen me drejtësinë, ndërsa qytetarët që dëshirojnë t’i bashkohet institucioneve, mund ta bëjnë këtë por duke respektuar procedurat”, tha kryeministri Thaçi.

Në anën tjetër, për formimin e një Asociacioni të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, Thaçi ka thënë se ky mekanizëm nuk do të ketë kurrfarë kompetencash ekzekutive e legjislative, dhe se do të jetë në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

“Duke nisur nga respektimi i plotë i pakos Ahtisari dhe shoqata e Komunave serbe, një funksionalitet më të mirëfilltë të institucioneve që do të dalin nga zgjedhjet e lira të kryetarë që do të dalin nga zgjedhjet. Ky nuk do të ketë asnjë kompetencë, as ekzekutive dhe as legjislative, por vetë koordinuese”, tha Thaçi.

Duke folur për zgjedhjet lokale në veriun e Kosovës ato pritet të organizohen nga OSBE-ja me ftesë të institucioneve dhe sipas ligjeve të Kosovës, thotë kryeministri Thaçi.
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Thaçi: Strukturat serbe do shpërbëhen Empty Re: Thaçi: Strukturat serbe do shpërbëhen

Wed 27 Feb 2013 - 20:01
Të gjith po shpresojmë se kështu do të ndodh se strukturat paralele ne veri do ju vij fundi dhe pa tjeter se do ju vij fundi por ne nukkemi me durim shqiptaret ne veri dita dites po e humbin durimin.
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Thaçi: Strukturat serbe do shpërbëhen Empty Re: Thaçi: Strukturat serbe do shpërbëhen

Wed 27 Feb 2013 - 20:04
veriu i takon kosoves por ede duhet puno
Sponsored content

Thaçi: Strukturat serbe do shpërbëhen Empty Re: Thaçi: Strukturat serbe do shpërbëhen

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi