Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Thaçi-Daçiç 6  Empty Thaçi-Daçiç 6

Tue 5 Mar 2013 - 8:48
Thaçi-Daçiç 6  Takimi-thaci-dacic

Raundi i gjashtë i dialogut të Brukselit përfundoi me një marrëveshje verbale për shpërbërjen e strukturave paralele serbe të sigurisë në veriun e Kosovës, siç deklaroi kryeministri i vendit Hashim Thaçi.

“Ka pasur një pajtueshmëri verbale për shpërbërjen e plotë të të gjitha strukturave të sigurisë, si dhe për funksionimin e sistemit të drejtësisë sipas ligjeve të Kosovës, në të gjithë territorin e Kosovës, edhe në veri. Mund të them se jemi më optimistë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë”, deklaroi Thaçi.

Për bashkësinë e komunave me shumicë serbe, Thaçi premtoi se çdo zgjidhje do të kërkohet brenda ligjeve

Ka pasur një pajtueshmëri verbale për shpërbërjen e të gjitha strukturave të sigurisë, si dhe për funksionimin e sistemit të drejtësisë sipas ligjeve të Kosovës edhe në veri

Hashim Thaçi
Kryeministër i Kosovës dhe Kushtetutës së Kosovës.

“Natyrisht që është diskutar edhe për asociacionin e komunave me shumicë serbe, gjithmonë sipas ligjeve të Kosovës, në asnjë rethanë me ndonjë mandat ekzekutiv, legjislativ apo “Ahtisari plus”. Përkundrazi, gjithmonë gjithçka do të mbetet në përputhshmëri me Kushtetuën dhe ligjet e Kosovës dhe standartet evropiane”, nënvizoi Thaçi.

Në përfundim të takimit, ndërmjetësja Catherine Ashton deklaroi se edhe në këtë raund bisedimesh është bërë progres i mirë, ndërkohë që puna do të vijojë deri në takimin e ardhshëm, më 20 mars po në Bruksel.

Para takimit

Para takimit, përfaqësues të institucioneve të Kosovës u shprehën se presin normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. Kryeparlamentari Jakup Krasniqi nuk deshi të paragjykonte epilogun e takimit të 6-të, por përmendi synimin që kërkohet me Rezolutën e Kuvendit për bisedimet me Serbinë.

“Ne kemi një rezolutë për normalizimin e marrëdhënieve, ne presim normalizimin e tyre, por se në cilin nivel mund të jetë ky nomalzim nuk mund ta paragjykojmë as pozititvisht, as negativisht”, deklaroi Krasniqi.

Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës kërkoi nga kryeministri, si përfaqësues i shtetit në këto bisedime, që ta mbrojë Kushtetutën e Kosovës dhe Rezolutën e Kuvendit.

“Ajo që presim e që është kryesore jo vetëm në këto bisedime, por në të gjitha që mund të mbahen edhe në të ardhmen, është që ai që përfaqëson Republikën e Kosovës ta mbrojë atë, të mbrojë Rezolutën dhe të punojë në harmoni me të. Kjo është ajo që kërkohet nga kryeministri i vendit, asgjë më shumë e asgjë më pak sesa kjo”, tha Ismet Beqiri, kryetar i grupit parlamentar të LDK-së.

Krasniqi dhe Beqiri i bënë këto komente pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ku u vendos që më 7 mars të mbahet një seancë vetëm për Epopenë e UÇK-së, e cila në Kosovë shënohet më 5, 6 dhe 7 mars për nder të rënies së komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, familjes së tij dhe gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës. Ndërkohë, një ditë më vonë, Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish në një seancë të rregullt të punës.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi