- DurrsakuV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 47
Postime : 12667
Hobi : bisedat e sinqerta
Vendndodhja : diku
Anetaresuar : 04/12/2011
Snowden, Ashton, Thaçi dhe Daçiç kandidatë për Nobel
Fri 31 Jan 2014 - 23:21
Snowden, Ashton, Thaçi dhe Daçiç kandidatë për NobelIsh-kontraktori i agjencisë së inteligjencës amerikane, Edward Snowden, diplomatja e lartë e BE-së, Catherine Ashton, dhe kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, janë propozuar për Çmimin Nobel për Paqe për këtë vit, nga liderët evropianë të të gjelbërve dhe socialistëve.
Edward Snowden, aktualisht duke u fshehur në Rusi, zyrtarisht është propozuar nga Grupi i të Gjelbërve në Parlamentin Evropian, për atë që vlerësohet si “kontribut i tij për mbrojtjen e të drejtave tona universale, përfshirë të drejtën për privatësi dhe liri të shprehjes”.
Emrat e zonjës Ashton, Thaçit dhe Daçiçit, personalisht janë propozuar nga presidenti i grupit të socialistëve dhe demokratëve në Parlamentin Evropian, Hannes Swoboda.
Catherine Ashton e ka ndërmjetësuar marrëveshjen për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që synon përfundimin e konflikteve në Ballkan. Në takimet për arritjen e kësaj marrëveshjeje kanë marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq.
Hannes Swoboda tha se atyre duhet tu jepet Çmimi Nobel për Paqe “jo vetëm si shpërblim për progresin e arritur tashmë, por edhe si motivim, mundësisht si shtytje e fundit, e cila është e nevojshme për paqen e qëndrueshme”.
Afati i fundit për nominime për këto çmime prestigjioze është një shkurti, praktikisht më tepër se tetë muaj, para shpalljes së laureatëve.
(er.nu/rel/BalkanWeb)
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi