Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Njera Si Asnjera
Njera Si Asnjera
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 30454
<b>Hobi</b> Hobi : Te realizoj enderrat e mija
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Gjakun e zemres te Mamit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 30/01/2012

Thaçi: Ndarja e Kosovës, ëndërr e parealizueshme serbe Empty Thaçi: Ndarja e Kosovës, ëndërr e parealizueshme serbe

Sat 17 Nov 2012 - 11:00
Thaçi: Ndarja e Kosovës, ëndërr e parealizueshme serbe 60461
PRISHTINE – “Ndarja e Kosovës është vetëm një ëndërr e parealizueshme e Beogradit”. Kështu ka deklaruar të premten Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një debati parlamentar, ku ai e ka njoftuar Kuvendin në lidhje me takimin e tij të dytë me Kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç, të zhvilluar më 7 nëntor në Bruksel.

Zbardhja e fatit të personave të pagjetur të luftës, zbatimi i Marrëveshjes për Menaxhim të Integruar të Kufirit, hapja e zyrave ndërlidhëse në Prishtinë dhe Beograd, pastaj çështja e financimit të strukturave ilegale nga ana e Serbisë në veri të Kosovës, dhe çështje të tjera, sipas Thaçit, kanë qenë temat e takimit të dytë me homologun e tij serb, Daçiç.

Duke u ndalur te hapja e zyrave ndërlidhëse, Thaçi ka thënë se Beogradi ka hezitime, por siç është shprehur ai, pritet që të ketë përparime në takimin e radhës.

Kryeministri i Kosovës ka theksuar se Serbia nuk do të mund të integrohet në Bashkimin Evropian pa i zhbërë strukturat ilegale të ngritura në Kosovë. Por, njëkohësisht, ai i ka njohur të drejtën Serbisë që të ndajë fonde për serbët e Kosovës, por që këtë ta bëjë përmes buxhetit të Kosovës.

“Ne mendojmë që Serbia mund të vazhdojë financimin e saj për komunitetin serb që jeton në Kosovë, por këtë duhet ta bëjë në mënyrë transparente dhe ndihma financiare duhet të kalojë përmes buxhetit të Kosovës, e nga aty të shpërndahet te komunat me shumicë serbe”, -është shprehur Thaçi.

Në kuadër të temave të diskutuara me kryeministrin serb, Daçiç, Thaçi ka shpjeguar se është diskutuar edhe çështja e formimit të një policie të veçantë që do të përkujdeset për ruajtjen e monumenteve të trashëgimisë kulturore e fetare serbe në Kosovë.

Sikurse edhe në seancën e kaluar, Thaçi ka marrë kritika të ashpra për këto takime nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, përderisa subjektet tjera kryesisht mbështesin këtë dialog të filluar në nivelin më të lartë politik me Serbinë.

Deputeti i Vetëvendosje-s, Glauk Konjufca, i ka kërkuar Thaçit të betohet se nga ky proces i bisedimeve veriu i Kosovës nuk do të fitojë autonominë.

(er.nu/rel/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi