Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Thaçi: Autonomia e veriut, ëndërr e Serbisë  Empty Thaçi: Autonomia e veriut, ëndërr e Serbisë

Sun 4 Nov 2012 - 12:58
Thaçi: Autonomia e veriut, ëndërr e Serbisë  Thaci-inspekton-rrugen

“Autonomia për veriun e Kosovës është një ëndërr e Serbisë, e cila nuk do të realizohet kurrë”. Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në përgjigje të zërave se ekipi serb në strategjinë e tij ka përfshirë kërkesën për autonominë substanciale për pjesën veriore.

Këto komente Thaçi i bëri gjatë inspektimit të punimeve përfundimtare në seksionin e 5-të të autostradës Vermicë-Merdare.

“Kjo ka qenë një ëndër e kahmotshme e Serbisë që nuk do të realizohet kurrë pasi përgjigjen e ka marrë nga gjithë bota demokratike. Ajo ide e propozuar në mediat serbe do të jetë e parealizueshme në Kosovë”, deklaroi Thaçi.

Duke folur për ndërtimin e autostradës “Ibrahim Rugova”, kryeministri Thaçi tha se projekti i

Kjo ka qenë një ëndër e kahmotshme e Serbisë që nuk do të realizohet kurrë pasi përgjigjen e ka marrë nga bota demokratike

Hashim Thaçi
Kryeministër i Kosovës ëndrrave të qytetarëve të Kosovës po bëhet realitet. Ai paralajmëroi sërish ndërtimin e autostradës Prishtinë-Shkup.

“Do të punojmë deri në fazën e rëndësishme që të fillojë ndërtimi i autostradës Prishtinë-Shkup dhe kam besim të plotë se së bashku do ta ndryshojmë Kosovën dhe do ta bëjmë atë ashtu si secili nga ne dëshiron”, u shpreh Thaçi.

Autoritetet kosovare konfirmuan se punimet në segmentin e pestë që lidh magjistralen Prishtinë-Pejë do të përfundojnë këtë vit dhe më 27 nëntor do të pritet shiriti ceremonial.

Sipas përfaqësuesve të kompanisë “Bechtel Enka”, në seksionin e radhës në drejtim të Prishtinës pritet të punohet vitin e ardhshëm.

Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Thaçi: Autonomia e veriut, ëndërr e Serbisë  Empty Re: Thaçi: Autonomia e veriut, ëndërr e Serbisë

Sun 4 Nov 2012 - 14:12
...po shiko qe serbi mbledh lule ne Kosove e mos i shiko endrrat!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi