Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

AK: Berisha portet e veriut po ia jep Serbisë, të jugut Greqisë Empty AK: Berisha portet e veriut po ia jep Serbisë, të jugut Greqisë

Thu 30 Aug 2012 - 18:51
Tiranë, 29 gusht 2012, NOA- Aleanca Kuq e Zi reagoi ditën e sotme duke denoncuar takimin e fundit te Kryeministrit Sali Berisha për përfaqësuesit e kompanisë greke DEMCO, ku theksohet se presidenti i kësaj kompanie Dimitri Contominas, është një person me precedent penal në Greqi si dhe shume çështje korruptive edhe në Maqedoni.

“Aleanca Kuq e Zi deklaron se pasuritë e kombit dhe shteti shqiptare janë vënë në rrezik nga kryeministri i Shqipërisë dhe jo i shqiptarëve i cili i konsideron ato personale dhe i nxjerrë në ankand e koncesion pa i vlerësuar minimalisht dhe publikisht këto pasuri. Takimi i fundit Berisha-Contominas për privatizimin e portit të Vlorës është një dëshmi e rënde e vizionit të Sali Berishës që e ka nxjerrë Shqipërinë në ankand te miqtë mafiozë të tij nga Greqia dhe Serbia”, deklaron AK, citon noa.al.

Në vijim Aleanca Kuq e Zi i bën apel kryeministrit të bëjë publik procesverbalin e takimit me dyer të mbyllura mes tij dhe Contominas ku temë e diskutimit sigurisht nuk ka qenë vetëm porti i Vlorës, por kush e di se sa privatizime të tjera strategjike që po shkojnë në favor te Greqisë dhe Serbisë për shkak të paaftësisë dhe mungesës së vizionit zhvillues të qeverisë së tij.

Siç informon noa.al, Aleanca Kuq e Zi deklaron se është fakt që Sali Berisha ka marrë në dorë privatizimet strategjike të aseteve kombëtare dhe deri më tani ato ia ka dorëzuar Athinës dhe Beogradit, ku theksohet se rasti i fundit është dëshmi që Sali Berisha portet e veriut po ia dorëzon Serbisë ndërsa të jugut Greqisë.

Sipas Aleancës Kuq e Zi këto privatizime që mbajnë firmën e Sali Berishës shiten si sukses i procesit te privatizimeve në vendin tonë, ndërkohë që theksohet se nëse bëhet një bilanc i tyre do të dalë që shteti shqiptar ka humbur sovranitetin e pasurive të tij kombëtare.

a.y/noa.al
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

AK: Berisha portet e veriut po ia jep Serbisë, të jugut Greqisë Empty Re: AK: Berisha portet e veriut po ia jep Serbisë, të jugut Greqisë

Thu 30 Aug 2012 - 19:02
I afrohemi luftes... hm
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi