Shuhet presidenti i Koresë së Veriut, Korea e Jugut në gjendje alarmi
Mon 19 Dec 2011 - 14:56
KORE E VERIUT- Ndërron jetë në moshën 69-vjecare presidenti i Koresë së Veriut, Kim Jong-il.
Spikeria e televizionit korean lajmëroi e përlotur se lideri Kim Jong-il, i cili ka udhëhequr vendin komunist që nga vdekja e babait të tij në vitin 1994, vdiq në një tren duke vizituar një zonë jashtë kryeqytetit të shtunën rreth orës 8:30. Kim Jong-il besohet të ketë pësuar një sulm në zemër në vitin 2008, por analistët thonë se udhëtimet e fundit në Kinë dhe Rusi tregonin se shëndeti i tij ishte përmirësuar.
Funerali për Kim Jong-il do të mbahet në Pyongyang më 28 dhjetor bën me dije agjencia KCNA, ndëkohë që Korea e Veriut do të mbajë zi kombëtare për udhëheqësin e saj nga data 17-29 dhjetor, plot 12 ditë.
Pas vdekjes së udhëheqësit korean, pasardhësi i tij mendohet të jetë djalin e tij i tretë, ndërsa agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë së Veriut, KCNA, u bëri thirrje njerëzve për të mbështetur pasardhësin e ri të vendit.
Mediat raportojnë se Koreja e Jugut u vendos në gjendje alarmi dhe riforcoi mbikëqyrjen në kufirin me Korenë e Veriut, pas njoftimit për vdekjen e liderit koreano-verior.
Kim Jong-il, do mbahet më shumë mend për sfidimin që i bëri komunitetit ndërkombëtar dhe forcimin e programit bërthamor të Koresë së Veriut, ndërkohë që miliona banorë të Koresë së Veriut vuanin nga uria.
RUSIA SHPREH NGUSHËLLIME PËR VDEKJEN E PRESIDENTIT KOREANO-VERIOR, KIM JONG-IL
Rusia, një prej vendeve të rralla që ka mbajtur marrëdhënie diplomatike dhe ekonomike me Korenë e Veriut shprehu sot ngushëllimet për vdekjen e presidentit koreano-verior Kim Jong-Il, theksoi një zëdhënës i Kremlinit.
"Telegrami i ngushëllimit do të publikohet në faqen e internetit të Kremlinit", theksoi zëdhënësi.
KINA SHPREH NGUSHËLLIME TË THELLA PËR VDEKJEN E LIDERIT KOREANO-VERIOR KIM JONG-IL
Kina, një nga aleatet e rralla të Koresë së Veriut, shprehu sot ngushëllimet e thella për vdekjen e drejtuesit koreano-verior, Kim Jong-Il, njoftoi agjencia zyrtare kineze e lajmeve Hsinhua.
"Ne jemi të tronditur për vdekjen e liderit të Republikës Popullore Demokratike të Koresë së Veriut, Kim Jong-Il dhe i shprehim ngushëllimet e thella popullit korean'', deklaroi zëdhënësi i diplomacisë kineze, Liu Weimin.
Influenca ekonomike kineze tek fqinji i saj koreano-verior është rritur pasi Koreja e Jugut dhe vendet perëndimore kanë ndërprerë ndihmën e tyre përballë kërcënimeve koreano-veriore.
Kim Jong-Il zhvilloi vizita të shumta në vitet 2010 dhe 2011 në Kinë.
Kim Jong-Il vdiq të shtunën nga një krizë kardiake.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi