Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Korea e Veriut kërcënon me armët bërthamore  Empty Korea e Veriut kërcënon me armët bërthamore

Wed 23 May 2012 - 11:16
Korea e Veriut kërcënon me armët bërthamore  Koreaveriutttttt


Korea e Veriut kërcënoi se do të forcojë programin bërthamor dhe se do të marrë kundërmasa të caktuara, nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të zbusin presionin diplomatik mbi vendin komunist.

Në një komunikatë të Ministrisë së Jashtme në Penian, publikuar të martën, Uashingtoni akuzohej se po përpiqet të shfrytëzojë pretekse për të rritur sanksionet kundër vendit komunist.

Udhëheqës perëndimorë dënuan me tone të ashpra lëshimin e një rakete me rreze të gjatë me qëllim dërgimin në hapësirë të një sateliti, më parë gjatë prillit, nga ana e Koresë së Veriut.

Imazhet e satelitëve kanë treguar së fundmi se aktiviteti në qendrat bërthamore është shtuar.

”Imazhet e marra nga satelitët gjatë muajit të shkuar tregojnë një aktivitet intensive gërmimi rreth qendrave të lëshimit, ndërsa duket se po zbatohet një plan për të vendosur nëntokë pjesët kryesore të impianteve”, deklaroi Agjensia Koreano-Jugore, “Yonhap”.

Në një reagim të Penianit zyrtar, nëpërmjet një deklaratë, mund të lexohej: “Kemi akses në kapacitetet bërthamore për t’u vetmbrojtur nga politika agresive e Shteteve të Bashkuara ndaj Koresë së Veriut. Do të jemi të detyruar të përforcojmë këto kapacitete përsa kohë që kjo politikë do të vazhdojë. Nëse SHBA do të këmbëngulë në vendosjen e sanksioneve të reja ndaj nesh, pavarësisht programit tonë paqedashës, atëherë do të jemi të detyruar të marrim kundërmasa të përshtatshme”.

Lëshimi i raketës, që pësoi një avari dhe shpërtheu në ajër në muajin prill, përkeqësoi marrëdhëniet midis Penianit dhe Uashingtonit, duke detyruar këta të fundit të pezullojnë një program ndihmash ushqimore, në këmbim të negociatave rreth programit bërthamor.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi