Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Tjetër paralajmërim Koresë së Veriut Empty Tjetër paralajmërim Koresë së Veriut

Tue 5 Feb 2013 - 15:41
Tjetër paralajmërim Koresë së Veriut Kore-impiant-satelit

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kanë paralajmëruar Korenë e Veriut për “pasoja të mëtejshme” nëse kryen një test të tretë bërthamor, sikurse sugjeroi lideri në ikje i Seulit.

Lee Myung Bak, që lë detyrën më vonë gjatë muajit, deklaroi se Peniani mund të jetë duke planifikuar “teste të shumëfishta në dy lokacione ose më shumë”.

Koreja e Veriut deklaroi në muajin janar se po planifikonte një test bërthamor të nivelit të lartë. Më parë ajo ka mbajtur teste të tilla në vitin 2006 dhe 2009.

Të dy erdhën pas testimit të raketave me rreze të gjatë veprimi, veprime këto që u dënuan nga OKB, që nga ana tjetër ndaloi testet me teknologji bërthamore.

Peniani nuk ka dhënë një kohë të saktë se kur do të kryejë testin, por analistët thonë se pamjet satelitore tregojnë se përgatitjet në impiantin Pangi-ri pothuajse kanë përfunduar.

Ditën e diel, lideri koreano-verior Kim Jong Un prezantoi atë që u cilësua si udhëzuesi më i rëndësishëm politik, që tregonte se një test tjetër bërthamor ishte i domosdoshëm.

Instituti i Shkencës dhe Sigurisë Ndërkombëtare, me bazë në Uashington, ka deklaruar se edhe pse pamjet e fundit satelitore nuk tregojnë kohën se kur mund të kryhet testi, aktivitetet në impiante justifikojnë shqetësimet se ai do të bëhet së shpejti.

Në një telefonatë të zhvilluar të hënën, sekretari i ri i Shtetit, John Kerry dhe homologu koreano-jugor Kim Sung Hwan ranë dakord se, “nëse Veriu vazhdon me sjelljen provokuese dhe kryen hapa të mëtejshëm, atëherë duket të ketë pasoja të mëtejshme”.



shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Tjetër paralajmërim Koresë së Veriut Empty Re: Tjetër paralajmërim Koresë së Veriut

Tue 5 Feb 2013 - 16:01
politikat po ia tregojne dhembet njera-tjetres
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi