Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Ndarja e Kosovës, njëra nga temat e bisedimeve Empty Ndarja e Kosovës, njëra nga temat e bisedimeve

Fri 29 Apr 2011 - 10:08
Ndarja e Kosovës, njëra nga temat e bisedimeve F.0427134311393_m
Duke u përgjigjur në pyetje të deputetëve radikalë në
Parlamentin e Serbisë, se kush e ka autorizuar ekipit negociues të
Beogradit të flas për ndarje të Kosovës, shefi i ekipit negociues të
Beogradit me Prishtinën, Borislav Stefanovic ka thënë se ndarja e
Kosovës është vetëm një nga temat për të cilat Beogradi është i gatshëm
të bisedojë dhe se rezoluta parlamentare për Kosovën jep hapësirë të
mjaftueshme për këtë.
“Kur themi se jemi të gatshëm të
merremi vesh për gjithçka, kjo nuk do të thotë se jemi të gatshëm të
merremi vesh rreth gjërave që e shkelin Kushtetutën”, ka thënë
Stefanovic të mërkurën gjatë paraqitjes në Parlamentin e Serbisë, ku po
diskutohet rreth fillimit të negociatave të drejtpërdrejta me Kosovën,
raportoi Beta.
Sipas tij, negociatat janë të tilla, saqë nuk e shkelin interesin, por
japin qasje të plotë dhe të re, ndërsa për këtë Beogradi ka përkrahje të
plotë nga bashkësia ndërkombëtare.
Stefanovic ka thënë se ekipi negociues i Beogradit është i autorizuar të
negociojë nga ana e Qeverisë së Serbisë, me qëllim të zgjidhjes së
problemeve konkrete të qytetarëve. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi