Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

SHBA, Gordon: Ndarja e Kosovës, me pasoja negative në Ballkan Empty SHBA, Gordon: Ndarja e Kosovës, me pasoja negative në Ballkan

Thu 16 Jun 2011 - 19:17
Në kuadër të turneut diplomatik në vendet e rajonit, ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropë dhe Euroazi, Filip H. Gordon sot qëndroi në Kosovë, ku zhvilloi takime me presidenten Atifete Jahjaga dhe kryeministrin, Hashim Thaçi.
Zyrtari i lartë i departamentit amerikan , Filip Gordon, dhe kryeministri Hashim Thaçi nënshkruan një Memorandum mirëkuptimi, me të cilin është detajuar angazhimi i Qeverisë së SHBA-ve për të ndihmuar institucionet edukative të Kosovës.
Këto pikësynime do të realizohen përmes një partneriteti në mes të USAID-it dhe Ministrisë së Edukimit, Shkencës dhe Teknologjisë, drejtorëve komunalë të edukimit, drejtorëve të shkollave dhe mësimdhënësve.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Gordon theksoi në mënyrë të qartë se nuk ka asnjë opsion për ndarjen e Kosovës. Ai i bëri thirrje Serbisë ti harrojë kato ide dhe të angazhohet në drejtimet veriatlantike e integruese.
Ndarja e Kosoves do të kishte pasoja që do të ishin negative për tërë rajonin, tha në Prishtinë, ndihmëssekretari amerikan i shtetit për Evropë e Euroazi, Filip Gordon. Këtë koment ai e bëri pas nënshkrimit të një memorandumi të mirëkuptimit në fushën e arsimit me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. Përveç marrëveshjes, e cila parasheh një ndihmë financiare prej 9.7 milionë dollarësh, në takim u bisedua edhe për sundimin e ligjit dhe dialogun ndërmjet Prishtinës e Beogradit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi