Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shpërthen lavatriçja, merr zjarr banesa Empty Shpërthen lavatriçja, merr zjarr banesa

Sat 26 Nov 2011 - 0:50
Shpërthen lavatriçja, merr zjarr banesa LavatriceVlorë, 25 nëntor 2011, NOA- Një shpërthim i beftë është sinjalizuar pasditen e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës.

Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al se në katin e dytë të një banese në lagjen “29 Nëntori” ka ndodhur një shpërthim dhe më pas ka rënë zjarr.

Pas kësaj në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe efektivët e policisë dhe për rrjedhojë është bërë e mundur vënia nën kontroll e flakëve të zjarrit.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se në katin e dytë të pallatit Nr. 1104, në banesën e shtetasit P. A., ka shpërthyer lavatriçja, e cila ndodhej në ambientet brendshme të banesës. Nga ky shpërthim, i cili mendohet të jetë shkaktuar nga rryma elektrike, nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëmtime të orendive shtëpiake.

a.y/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi