Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Itali, dëbohet nga banesa familja shqiptare Empty Itali, dëbohet nga banesa familja shqiptare

Wed 26 Oct 2011 - 16:02
Itali, dëbohet nga banesa familja shqiptare ShtepiBergamo, 25 tetor 2011, NOA- Momente tensioni kanë shoqëruar rrugën Carnovali në Bergamo, ku një familje shqiptare u dëbua nga pronarët e shtëpisë sepse prej më se dy vitesh nuk paguanin qeranë dhe faturat e përmuajshme, duke kapur kështu një shifër borxhi prej 16 mijë eurosh.

Pas katër paralajmërimeve, pronarët e shtëpisë u paraqitën te familja shqiptare së bashku me përfaqësuesit gjyqësor për të ftuar shqiptarët, babanë, nënën dhe djalin që qëndronin në Itali prej 22 vitesh që të linin banesën.

Por edhe pas kësaj familja refuzoi thirrjet duke u përgjigjur me fyerje.

Pas kësaj u thirr në ndihmë një farkëtar i cili arriti që të prishë bravën dhe të hapë derën.

Duke u konsideruar si situatë delikate, në vendngjarje ndërhyri edhe policia, ku pas më se 4 orë debat, sharje e fyerje, familja shqiptare la shtëpinë duke marrë nga banesa vetëm veshje dhe ushqime.

Kryefamiljari i cili është në moshën 65 vjeçare, theksoi se nga familja punon vetëm ai, si punëtor krahu, ndërsa i biri e humbi vendin e punës si barist, prandaj për ta ishte e pamundur pagesa.

Ndërkaq nga ana e pronarëve të shtëpisë kundërshtohej ky fakt, pasi thuhej se djalit i ishin ofruar disa herë vende pune, por ai i kishte refuzuar dhe se tani situata kishte arritur kulmin.

a.y/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi