Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Droga, arrestohet familja shqiptare  Empty Droga, arrestohet familja shqiptare

Thu 11 Oct 2012 - 14:42
Droga, arrestohet familja shqiptare  Karabinieri

Një familje e tërë shqiptare, baba, nënë dhe tre vëllezër kanë përfunduar në pranga në qytetin e Riminit, në Itali, nën akuzën e trafikut të drogës.

Lajmin e bën të ditur agjencia ANSA, sipas të cilës familja shqiptare bënte pjesë në një rrjet shpërndarësish droge të përbërë nga napoletanë, afrikanë dhe shqiptarë të tjerë.

Sipas burimit mediatik, personat e arrestuar në tërësi janë 14. Nga hetimet është zbuluar se bandat që shpërndanin narkotikët përgjatë vijës bregdetare dhe qendrës së Riminit, furinzoheshin me heroinë nga një 20-vjeçar shqiptar të identifikuar si Erind Disha.

Këtij të fundit iu gjet në shtëpi 1 kilogram heroinë dhe bashkë me të në pranga përfundoi e tërë familja. Ndërkohë, një tjetër vëlla është shpallur në kërkim nga autoritetet.

Në fund të muajit të kaluar, policia italiane arrestoi pesë shtetas shqiptar nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës, bënë të ditur mediat italiane.

Sipas burimeve, grupi shqiptar importonte heroinë dhe kokainë nga Spanja dhe Holanda, për ta shpërndarë më pas në zona të ndryshme të veriut të vendit fqinj.

Arrestimet u kryen nga agjentët e seksionit kundër krimit të organizuar të Guardia di Finanza në qytetet Vixhevano dhe Bresso, pranë Milanos.

Zonat ku më pas shpërndahej lënda narkotike, nga grupe të tjera shqiptare, ishin rajonet e Toskanës, Lombardisë, Markes dhe Umbrias.

Ndërsa në fund të gushtit, gjithësej 75 thasë të mëdhenj me 940 kilogramë marijuhanë u zbuluan nga karabinierët e skuadrës investigative të Romës në parkingun e një banese.
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Droga, arrestohet familja shqiptare  Empty Re: Droga, arrestohet familja shqiptare

Thu 11 Oct 2012 - 14:47
Mosni Bre a edhe me "drog" meren shqiptaret a??

ncncnSedi nga na kush dhe cfar po rezikohet Populli jone ma shum.??
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi