Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Familja shqiptare dhuron organet Empty Familja shqiptare dhuron organet

Sun 24 Jul 2011 - 18:32
Pjestarët e një familjeje shqiptare në qytetin Rethimno të ishullit të Kretës megjithëse kanë ngelur të shokuar nga vdekja e të dashurit të tyre, pa asnjë hezitim, kanë marrë vendimin e madh humanitar: të dhurojnë jetë të tjera, nga trupi i tij.
41 vjeçari shqiptar Ardian Arapaj, baba i dy vajzave 19 dhe 11 vjeç, me origjinë nga Përmeti, që punonte dhe jetonte në këtë qytet prej mëse 20 vitesh, ka pësuar një hemoragji cerebrale para disa ditësh dhe me gjithë përpjekjet e mjekëve specialistë të spitalit universitar të qytetit, nuk ka mundur të mbijetojë.Megjithë dhimbjen e madhe të humbjes së tij, pesë vëllezërit dhe dy motrat e tij kanë gjetur forcën dhe kanë dhuruar disa prej organeve të tij, tek tre pacientë që prisnin prej vitesh në listat e gjata për
transplantim organesh.Menjëherë janë organizuar nga repartet speciale mjekësore dërgimi i mëlçisë tek një pacient i Spitalit Popullor të Athinës dhe dy veshkat, tek dy të tjerë, në spitalin Ipokratio të Selanikut.Akti i dhurimit të organeve nga familja shqiptare, është rasti i dytë brenda pak muajve, që vihet në qendër të vëmendjes si shembull humanizmi nga mediat greke, të cilat ushtrojnë kritikë ndaj mentalitetit të vendasve që radhiten në vendet e fundit të popujve europianë që dhurojnë organe.Në Greqi vetëm 100 persona në vit, ose 10 në 1 milion, bëhen dhurues organesh pas vdekjes, kur spanjollët që zënë vendin e parë në Europë dhurojnë 3 herë më tepër.

Miq e të dashur të Ardianit, gjithë komuniteti shqiptar i Kretës, me dhimbje, por dhe me krenari kanë përcjellë për në atdhe trupin e të dashurit të tyre që me vdekjen e tij ka dhuruar jetë të reja.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Familja shqiptare dhuron organet Empty Re: Familja shqiptare dhuron organet

Sun 24 Jul 2011 - 22:53
Ne rradhe te pare ngushelloj familjen per humbjen e njeriut te tyne te dashur ...dhe ne rradhe te dyte them bravo ne venimin qe moren per te dhuru organet asht dica e bukur te dish qe organet e njeiut tan te afer kan dhane jete diku tjeter
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi