Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Turqia i dhuron 3 milion euro ushtrisë dhe policisë shqiptare Empty Turqia i dhuron 3 milion euro ushtrisë dhe policisë shqiptare

Sun 22 Dec 2013 - 20:41
Turqia i dhuron 3 milion euro ushtrisë dhe policisë shqiptare 77c2162b70afedbbc723335bad1274db_XL
Qeveria turke, ndër kontribuesit kryesorë në modernizimin e forcave të armatosura të Shqipërisë dhuroi sot 3 milion euro për ushtrinë dhe policinë shqiptare. Ndihma në fjalë konsiston kryesisht në mjete motorike.

Me këtë rast u zhvillua një ceremoni në Komandën e Batalionit të Forcave Speciale në Zall Herr, ku mori pjesë ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, zv/ministrja e Brendshme, Elona Gjerbrea, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Hydajet Bajraktar, atasheu ushtarak i Republikës së Turqisë, kolonel Nizametin Doar, gjeneralë, etj.

Në fjalën e saj ministrja Kodheli, u shpreh: “Ne, këtë ndihmë bujare të Republikës së Turqisë do të dimë ta përdorim sa më mirë të jetë e mundur, në funksion të rritjes së kapaciteteve operacionale, modernizimit të ushtrisë sonë dhe padyshim të modernizimit dhe rritjes së kapaciteteve të Ministrisë së Brendshme”.

Kjo ndihmë, vijoi Kodheli, vjen si mundësi më e madhe për t’i shërbyer më mirë funksioneve tona kushtetuese, funksioneve tona në respektdhe detyrim të Sigurisë dhe Mbrojtjes tonë, rajonit e më gjerë.

Të pranishmit që morën fjalën në këtë ceremoni vlerësuan marrëdhëniet Shqipëri -Turqi si shembullore./trtKy artikull është marrë nga www.kohaislame.com.

ja edhe videoja..

https://www.youtube.com/watch?v=mPxbRCynNYs
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi