Zinedin Zidane i dhuron një milion franga Shqipërisë
Sat 28 Apr 2012 - 14:50
Futbollisti i njohur Zinedin Zidane prej disa vitesh është emëruar si ambasador i parë i OKB-së në fushatën kundër varfërisë. Kështu, Zidane ka vendosur t’i dhurojë Shqipërisë një milion franga, pasi ai e konsideron vendin tonë një nga vendet më të varfra në Europë.“Shqipëria di që është vendi më i varfër në Europë dhe po vazhdon të vuajë nga varfëria. Kjo ishte arsyeja jonë në misionin për të ndihmuar arsimin shqiptar dhe të fëmijëve të të gjithë rajonit, si pjesë e Europës”, tha Zidane.Gjatë një interviste për gazetën “Shqip”, ai është pyetur nëse e njeh Kosovën dhe ja si është përgjigjur ambasadori i parë i OKB-së:
“Sigurisht që po, kush është ai që nuk e njeh sot Kosovën, e cila këto vitet e fundit ishte në epiqendër të mediave botërore, pasi regjimi serb ushtronte një terror të paparë kundër popullatës civile të pambrojtur në rajon.
Sot, falë komunitetit ndërkombëtar, shqiptarët e Kosovës jetojnë të çliruar, të padiskriminuar, pa dhunë, pa spastrime etnike, pa brenga. Pra në liri, demokraci dhe në pavarësinë e tyre.”
Por në këtë intervistë nuk do të mungonte një pyetje për futbollin shqiptar, ku ish talenti i fushës së gjelbër ka treguar se futbollistët shqiptarë janë teknikë dhe të shkathët, por në Shqipëri nuk ka kushte për zhvillimin e sportit.
“Mendoj se perspektiva e një sporti, sado që të jesh i aftë e i shkathët, varet edhe nga kushtet dhe zhvillimi ekonomik e shoqëror i atij vendi. Fatkeqësisht në Shqipëri, këto kushte ende mungojnë. Kjo bën që të mos kemi një sport apo futboll të mirëfilltë, përkundër talenteve dhe shkathtësive të të rinjve shqiptarë si në Shqipëri, po ashtu edhe në Kosovë”, shton ai. /albobserver.com/

- TironciAdministrator
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 15973
Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
Vendndodhja : New York U.S.A
Anetaresuar : 12/10/2011
Re: Zinedin Zidane i dhuron një milion franga Shqipërisë
Sat 28 Apr 2012 - 22:21
per tu habit se qeverija thote qe kemi mireqenie ??????
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi