- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Një njohje – një milion euro
Sat 10 Mar 2012 - 10:17
Për secilën njohje që ka marrë Kosova gjatë vitit të kaluar, buxhetit të Kosovës i ka kushtuar rreth 1 milion euro. Kjo shumë është nxjerrë nga shpenzimet jashtë shtetit të zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, mëditjet e tyre, dhe shpenzimet tjera të udhëtimit. Në këto shpenzime nuk llogaritet kontrata e veçantë e nënshkruar muaj më parë me kompaninë amerikanë “Patton Boggs LLP”, e cila udhëhiqet nga Frank Wisner.
Zyrtarisht nuk raportohen shuma të shpenzuara në këtë drejtim as nga Ministria e Financave dhe as nga Ministria e Punëve të Jashtme,. Burime të gazetës “Zëri” brenda qeverisë kanë bërë me dije se 5 për qind e shumës totale prej 386 milionë sa janë të ndara në linjën buxhetore për paga dhe mëditje për zyrtarët e qeverisë, shkojnë për udhëtim jashtë vendit që del të jetë për vitin e kaluar 19.3 milionë euro të shpenzuar. Nga kjo shumë pjesa më e madhe është harxhuar për vizitat që kanë pasur të bëjnë vetëm me njohjet e shtetësisë së Kosovës.
Kur llogaritet numri i njohjeve dhe paratë e shpenzuara del se mbi 1 milion euro ka kushtuar një njohje e marrë.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi