Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Emigranti i ’42 që i la 1 milion euro pasuri Kavajës Empty Emigranti i ’42 që i la 1 milion euro pasuri Kavajës

Mon 7 May 2012 - 2:36
Message reputation : 100% (1 vote)
Emigranti i ’42 që i la 1 milion euro pasuri Kavajës Jaho-300x239Nga Kavaja, Mark Brunga

Nuk ka hequr dorë kurrë nga nënshtetësia shqiptare megjithese ka banuar rreth 70 vite në kryeqytetin e Italise Romë. Historia e Shyqyri Jahos, shqiptar nga Kavaja i larguar që në vitet ’40 nga Shqipëria, është tashmë në gojën e gjithë banorëve të qytetit. Pas vdekjes se tij, Shyqyriu ka bërë një gjest të pazakontë filantropik, duke i dhuruar të gjithe pasurinë e jetës së vet të vetmuar në mërgim, qytetit të lindjes.



Testamenti 1 milion euro

“E tregoi pas vdekjes se çfarë vlere kishte pasur Kavaja për të, – thonë banorët që këto ditë kanë marrë vesh lajmin. Shyqyri Jaho ndërroi jetë në janar të këtij viti. Në Kavajë ka mbërritur avokati i tij roman Paolo Kastelani, i cili është edhe ekzekutori i testamentit të lënë nga i ndjeri, por edhe një nga miqtë e paktë që Jaho ka patur në Itali. Kastelani është takuar me me autoritetet lokale dhe u ka treguar se e gjithe pasuria e Jahos e cila mund te permblidhet pas shitjes në Romë të banesës dhe dyqanit, mund të shkojë rnga 800 deri në 1 milion e 200 mijë euro, të cilat duhet të materializohen në njeë vepër që do t’u shërbejë bashkë-atdhetarëve të vet. Avokati tregon: “E kam pasur mik, fliste me mall dhe dashuri të veçantë për Kavajën. Interesohej deri në detaje sidomos vitet e fundit. Më thoshte vazhdimisht që problemi kryesor i Shqipërisë është kaosi me pronën private”



Një histori emigranti

Shyqyri Jaho është larguar i ri nga Kavaja. Shkollën e mesme e ka kryer në Durres. Rreth 20 vjeç vjeç ka qenë kur ka ikur në Itali në vitin 1942. Nuk u rikthye më. Për të rregulluar pozicionin e tij ekonomik studioi në dy shkolla dhe më pas u mor me biznes. Avokati tregon se Jaho përmendet shpesh në edhe për një shpikje të shumë viteve më parë (stilolaps-thikë), një mjet i prodhuar dhe i imituar më pas me shumicë. Jaho u martua por mbeti shpejt i ve dhe pa fëmijë. U rimartua, por as me gruan e dytë nuk pati fëmijë, por nga ajo trashegoi dyqanin që ka përfshirë në testamentin për Kavajën.



S’mori kurrë pasaportë

Avokati Kastelani sjell një detaj interesant per jetën e Jahos si emigrant në Itali. Ai fillimisht ka gjetur strehë si emigrant politik. Kur i lejohej ligjërisht që të merrte pasaporten italiane, ai ka refuzuar që ta marrë atë. “Jam shqiptar dhe i tillë dua të vdes” – dëshmon avokati t’i ketë thënë Jaho sa herë hapej kjo bisedë. Për shkak të kësaj, Jaho ishte i detyruar që çdo periudhe 2 vjeçare të shkonte në kuesturë për të rinovuar dokumentat e veta të qëndrimit, sipas ligjit italian për azilantët. Dhe këtë e ka bërë deri në vitin e fundit të jetës së tij 90-vjeçare.



Një vizitë në Kavajë

“Para disa kohësh erdhëm së bashku në Shqipëri dhe vizituam Kavajën dhe Tiranën, – tregon avokati roman dhe shton: “Por megjithëse ishim miq dhe konsultoheshim thuajse për çdo gjë, ai nuk më tha gjatë vizitës që kishte ndërmend t’ia linte Kavajës pasurinë me testament”. Në testamentin e hapur më pas, shkruhej: “Kjo pasuri e përberë nga një dyqan prej 23 m2 dhe një banesë 120 m2 do të shiten dhe shuma e përfituar do të shkojë për bamirësi në qytetin e Kavajës”. “Ndihem i lumtur që kam ardhur në Kavajë për të plotësuar vullnetin e tij të fundit” – përfundon avokati



Me paratë? Rrugë dhe emër

I pyetur se si do veprohej tani me amanetin e lënë nga Jaho, kryetari i Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi ka deklaruar dje për “Shekullin” se me një staf të Bashkisë do të ndiqen në Romë fillimisht procedurat ligjore të shitjes së pasurisë. Kryebashkiaku i ri i Kavajës tha se mbi të gjitha dëshiron të shprehë mirënjohjen për këtë gjest fisnik të një bashkëqytetari. Projekti konkret që do vij më pas ka nisur të marrë formë që tani: Emri i Shyqyri Jahos do t’i vendoset një rruge e cila do të ndërtohet me paratë e lëna prej tij.
Emri: Shyqyri Jaho
Vendlindja: Kavajë
Vendbanimi: Romë, Itali
Datëlindja: 1922
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi