Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Sërish thirrje raciste në Maqedoni: Shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë!!! Empty Sërish thirrje raciste në Maqedoni: Shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë!!!

Sun 27 Nov 2011 - 1:29
Sërish thirrje raciste në Maqedoni: Shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë!!! Thirrje_maqedoniGrupi i tifozëve ‘Komitët’ ka lëshuar slogane dhe ofendime me baza nacionale ndaj shqiptarëve. Edhe pse në stadiumin në Gjorçe Petrov, Vardari dhe grupi i tyre i tifozëve ‘Komitët’ kishin përballë një skuadër jo shqiptare, Ohrin 2004, sërish nuk munguan thirrjet ofenduese ‘shqiptari i mirë, shqiptari i vdekur’ apo ‘dhoma gazi për shqiptarët’ etj. Ndeshja Vardari-Ohri ishte në kuadër të javës së XVI të LPFM, ndërkohë që fitoreve iu gëzuan skuadrat vendase.
“Shqiptari i vdekur, është shqiptar i mirë…
Vetëm një ditë pasi autoritetet shtetërore dhe të futbollit kosovar dënuan djegien e flamurit maqedonas në Kaçanik, tifozët maqedonas të njohur si ‘komitët’ kanë vazhduar sot me fyerjet ndaj shqiptarëve në ndeshjen e javës së 16-të në elitën e futbollit në vend mes Vardarit dhe Ohrit.
“Le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuar se emri maqedonas nuk do të zhduket”.
Fyerjet ndaj shqiptarëve u përshkallëzuan në ndeshjen miqësore të futbollit Maqedoni –Shqipëri që u luajt në Prilep më 15 nëntor. Gjatë kësaj ndeshje tifozët maqedonas kishin fyer rëndë shqiptarët ndërsa pas ndeshjes kishin djegur edhe flamurin kombëtar. Fyerje të këtilla nga tifozët maqedonas tashmë janë shndërruar në përditshmëri në çdo ndeshje sportive pavarësisht nëse luajnë ose jo skuadra shqiptare. Në shenjë reagimi ndaj kësaj në një ndeshje futbolli në Kaçanik, tizofët shqiptarë kishin djegur flamurin maqedonas ndërsa kishin shkruar edhe një parullë të gjatë me mbishkrimin se “ në vitin 2012 nuk do të jetë fundi i botës, por fundi i Maqedonisë”.
Veprimi i këtillë i tifozëve kosovarë u dënua nga Prishtina zyrtare e cila edhe paralajmëroi hetimin e rastit. Reagime të shumta kishte edhe tek politikanët dhe mediat maqedonase të cilat për rastin e fyerjes së shqiptarëve në ndeshjen miqësore më Shqipërinë në Prilep nuk kishin bërë asnjë reagim apo njoftim në media. Edhe pse Federata e Futbollit e Maqedonisë me rregulloren e saj obligohet të ndërpres ndeshjet ku ka fyerje në baza nacionale apo fetare kjo nuk ndodh jo vetëm në Prilep, por as një takime tjera të futbollit. Besnik Shabani-Alsat M
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi